AKTUALITET

Kontrata klienteliste? Institucionet që shpenzojnë miliona euro për qiratë! Pse nuk investojnë në asete të përhershme

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 22:10

Kontrata klienteliste? Institucionet që shpenzojnë miliona euro

Mbi 300 milionë lekë në vit paguhen për një sërë ambientesh që shërbejnë si zyra ku ushtrojnë aktivitetin institucione të ndryshme në vend sipas Ministrisë së Financave.

“Ne kemi analizuar në zyrën tonë një analizë për pronën publike të cilat janë dhënë përmes ankandeve dhe qira-dhënieve tek privati në 10 vitet e fundit dhe na rezulton që kjo ka ardhur me një numër shumë të lartë dhe përshkallëzim shumë të madh të terreneve të pronave të dhëna me qira”, u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie.

“Edhe një numër institucionesh që kanë patur mundësi të investojnë për zyra apo ambiente pune kanë bërë zgjedhje të dyshimta sa i takon truallit apo sa i takon vendndodhjes. Kjo ka ndodhur në dogana ka ndodhur në kompanitë shtetërore energjetike apo kompanitë e tjera”, u shpreh Zef Preci, ekspert ekonomie.

“Bashkia duhet të vendosë t’i bëjë publike në faqen e saj të internetit të gjithë listën e pronave të aseteve sipas kategorive që ajo posedon”, u shpreh Agron Haxhimali-Instituti për Bashkitë e Shqipërisë.

Shteti ka një listë të gjatë me mbi 100 kontrata qiramarrje. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvillon aktivitetin e tij në një ambient me qira mujore mbi 15 milionë lekë, një shifër mjaft e lartë. Edhe drejtoritë rajonale të këtij institucioni në Tiranë, Kukës, Lezhë dhe Berat gjithashtu janë të vendosura në ambiente private.

AKU: Për Drejtorinë e Përgjithshme ambienti ka një sipërfaqe prej 1243 m2 me vlere 1,267,860 leke neto ne muaj, për Drejtorinë Rajonale AKU Lezhë ambienti ka një sipërfaqe prej 291 m2 me vlere 160,000 leke neto ne muaj, për Drejtorinë Rajonale AKU Kukës ambienti ka një sipërfaqe prej 276 m2 me vlere 180,000 leke neto ne muaj dhe për Drejtorinë Rajonale te AKU Berat ambienti ka një sipërfaqe prej 339.7 m2 me vlere 220,000 leke neto ne muaj.

Gjykata Kushtetuese, ka marrë me qira ambiente tek privati por mbetet e paqartë se çfarë hapësirash, në çfarë zonë, sa sipërfaqe dhe për çfarë i shërbejnë. Sipas të dhënave në spending data rezulton se pagesa mujore është në vlerën 26 mijë lekë. Një tjetër shumë del nga të dhënat e ministrisë së financave ku flitet për pagesë rreth 35 mijë lekë.

Aparati qëndror i INSTAT dhe degët vartëse të tij në Elbasan, Kukës, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë vijojnë të ushtrojnë aktivitetin në ambiente me qira. Faturat mujore variojnë nga rreth 52 mijë, deri në 341 mijë lekë.

Nëse e marrim analizë për 12 muaj, qiraja për degën e INSTAT në Vlorë do të kushtonte afro 4 milionë lekë të reja. Për 10 vite shuma shkon 40 milionë lekë ose 400 mijë euro. Kjo do të mjaftonte që shteti të siguronte godinën e vetë dhe të amortizonte rëndesën financiare. Pas 10 vitesh, jo vetëm që problem mbetet aty, por paratë do të vijojnë të shpenzohen lumë.

Është interesante që edhe vetë Komisioni i Prokurimit Publik, institucioni qëndror i tenderave, rezulton se ka marrë ambiente me qira për të cilat paguan plot 798 mijë lekë të reja në muaj. Në vit, shuma shkon plot 9.5 milionë lekë, ose rreth 95 mijë euro.

“Kjo duhet parë si një papërgjegjshmëri jo thjesht e qeverisë qëndrore e cila luan me porte aeroporte, hapësira të mëdha toka bujqësore por edhe e pushtetit vendor të cilët duke shfrytëzuar autoritetin që kanë përdorin pikërisht këto prona në pot ë njëjtën mënyrë, pra për interesa përfitimesh financiare, korruptive politike në një farë mënyrë e për qoka”, u shpreh Zef Preci, ekspert ekonomie.

Ironikisht, në listën e institucioneve që kanë marrë ambiente me qira janë edhe ato në varësi të ministrisë së arsimit. Pavarësisht rëndësisë që kanë këto institucione dhe do të duhej të investohej për t’i pasur ambiente të përhershme, ende universitetet, drejtoritë arsimore, zyrat arsimore e të tjerë disponojnë ambiente me qira.

Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan paguan plot 2.5 milionë lekë për qira ambienti. Universiteti “Ismail Qemali”, në Vlorë, paguan afro 11 milionë lekë. Zyra vendore e Arsimit në Kamëz paguan për dy ambiente me qira. Zyrat e tjera në Divjakë, Selenicë dhe Vorë paguajnë gjithashtu. Drejtoria Arsimore Rajonale në Lezhë paguan për dy ambiente.

Kërkimi shkencor në Shqipëri është inekzistent, por universitetet kanë shpenzuar para’ për ambiente me qira që I shërbejnë pikërisht këtij zëri. Janë marrë me qira 3 ambiente me vlera përkatësisht 177 mijë lekë, 86 mijë lekë dhe 231 mijë lekë. Pra, afro 5 mijë euro.

Nuk dihet se për çfarë iu shërbejnë këto ambiente megjithatë kostot rëndojnë sërish në buxhetin e tyre. Juristët kanë rezerva për mënyrën e hartimit të kontratave. Pothuajse të gjitha kontratat janë të njëjta dhe kjo faktohet sa herë që ka mosmarrëveshje dhe palët përfundojnë në gjyq.

“Në përgjithësi cilësia e kontratave te ne është cilësia më e dobët e mundshme. Pjesa më e madhe e noterëve kanë aftësi tepër të kufizuar dhe tepër të zakonshme për hartimin e kontratave. Mbi 90% e kontratave do të zëvendësoheshin vetëm me një rresht, dy palët bien dakord që për këtë kontratë të zbatojnë legjislacionin në fuqi”, u shpreh Jordan Daci, avokat.

“Kemi kontrata që nuk personalizojnë rrethanat specifike të palëve, objekti, etj., me radhë. Kjo kontratë do të ishte ajo që e rregullon siç duhet marrëdhënien…”, u shpreh avokati, Jordan Daci./Tch

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë