
RINAS- Policia Kufitare në Rinas kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë nga Shqipëria një sasi të konsiderueshme monetare, pa i deklaruar sipas ligjit në kufi. Po ashtu është goditur një rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë. Autoritetet kanë sekuestruar 99 270 euro, 1.240.000 lekë të rinj, dy dokumente të falsifikuara dhe mallra të ndryshme kontrabandë. Gjithashtu për këto raste janë proceduar penalisht 6 shtetas. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
PKK Rinas/Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Si rezultat i kontrolleve intensive në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë nga Shqipëria, euro dhe lekë, pa i deklaruar sipas ligjit në kufi.
Gjithashtu, është goditur një rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë.
Si dhe dy raste të falsifikimit të dokumenteve.
Procedohen penalisht 6 shtetas.
Sekuestrohen 99 270 euro, 1.240.000 lekë të rinj, dy dokumente të falsifikuara dhe mallra të ndryshme kontrabandë.
1-Shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit Rinas, kanë intensifikuar kontrollet në bashkëpunim me autoritetet doganore të aeroportit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i kontrolleve në dalje, janë evidentuar dhe goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave dhe konkretisht:
1-Është proceduar penalisht shtetasi ukrainas O. R. 43 vjeç, i cili do udhëtonte nga Rinasi për në Dubai.
Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan 76000 euro të cilat tentoi ti nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar në kufi.
2- U procedua penalisht shtetasi shqiptar M. F., 34 vjeç, i cili do udhëtonte drejt Parisit, ku gjatë kontrollit shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan 11370 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas ligjit. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.
3- U procedua penalisht shtetasi shqiptar A. Ch, 41 vjeç, i cili do shkonte në Bolonja, pasi gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 11900 euro dhe 1.240.000 lekë të rinj, të cilat si kishte deklaruar sipas ligjit në kufi. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.
4-Njëkohësisht u proceduan penalisht për veprën penale ”Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave, ose i vizave”, shtetasit:
-D. L., 28 vjeç, banues në Kamëz. Ky shtetas është paraqitur tek sporteli i Policisë Kufitare, me qellim udhëtimi në Spanjë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, Policia i gjeti një kartë identiteti Italiane me te dhënat e një shtetasi italian dhe me fotografi të ngjashme si e tij. Nga verifikimi i kryer në laboratorin e verifikimit të dokumenteve dyshohet se këtë dokument ky shtetas e ka falsifikuar.
-E. K., 40 vjeç, i cili do udhëtonte për në Barcelonë. Në dalje të R.SH, ky shtetas u kalua për kontroll në vijën e dytë sepse rezultonte dhe i kthyer ne kategorinë Deportiv. Nga kontrolli i kryer në çantën e shpinës shërbimet e Policisë i gjetën një pasaportë italiane me të dhënat e një shtetasi italian dhe me fotografi të ngjashme si fotografia e tij. Pasaporta Italiane u kalua ne laborator për ekzaminim, ku nga ekzaminimi rezultoi e dyshuar e falsifikuar. Në këto kushte shtetasit E. K, iu refuzua dalja nga R.SH.
5-Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore u godit një rast i tentativës për futje të mallrave kontrabandë, ku u procedua për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasi S. Q. 27 vjeç, banues në Tiranë.
Punonjësit e Policisë në PKK Rinas, ndaluan për kontroll jashtë zonës doganore shtetasin S. Q., i cili po sillte mallra nga Kina. Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjeten në dy valixhe dhe në një çante sportive, një sasi mallrash të ndryshme, të pa shoqëruara me fature përkatëse, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në zyrën doganore Rinas për zhdoganim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
16 Mars10:14
Aksident në Durrës, dy makina përplasen kokë më kokë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
DURRËS- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodrën e Rrushbullit, në Durrës. Mësohet se...
n.f
AKTUALITET
16 Mars08:22
Kisha Ortodokse Shqiptare zgjedh sot Kryepeshkopin e ri, amaneti i Janullatosit: Kishën ta drejtojë një klerik shqiptar!
TIRANË- Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme për të zgj...
n.f
AKTUALITET
16 Mars08:21
Konsumatorët shqiptarë po orientohen drejt mallrave të lira
TIRANË- Në supermarkete, ndikimi i inflacionit te fuqia blerëse po orienton konsumatorin familjar për shpenzime drejt mallrave të lir...
n.f
AKTUALITET
16 Mars08:21
Masa të ngrohta ajrore dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme
TIRANË- Ditën e sotme do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mo...
b.z
AKTUALITET
15 Mars22:57
Rënia e popullsisë efekt negativ te konsumi i bulmetit, operatorët ulin çmimet
Foto ilustruese
TIRANË - Kërkesa e konsumatorëve për produktet e bulmetit ka vijuar me rritje gjatë 2025-s, e ndikuar nga ulja e &...
b.z
AKTUALITET
15 Mars22:35
Përfshihet nga flakët “Fast-Foodi”në Tiranë, dyshimet e para
Zjarri
TIRANË - Një biznes “Fast-Foodi” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të s...
b.z
AKTUALITET
15 Mars21:47
Zjarr i madh në Vlorë, përfshihet nga flakët pylli i fshatit Tragjas (VIDEO)
Zjarri
Vlorë - Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtune në pyllin e fshatit Tragjas të Vl...
b.z\
AKTUALITET
15 Mars20:20
"Ne nuk jemi petalet e trëndafilit socialist"/ Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun
Orest Berberi
TIRANË- Një i ri gjimnazist ka mbajtur fjalën gjatë protestës që po mbahet këtë të shtunë t...
b.z
AKTUALITET
15 Mars15:32
Kisha Ortodokse Shqiptare zgjedh nesër Kryepeshkopin e ri, sipas amanetit të Janullatosit kishën do e drejtojë një klerik shqiptar
Kisha Ortodokse
TIRANË - Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të mblidhet ditën e nes&eu...
M.B.
AKTUALITET
15 Mars13:20
Sot protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok-ut/ Policia: Ja rrugët ku do të bllokohet apo kufizohet qarkullimi në Tiranë
TIRANA- Policia ka njoftuar masat të cilat ka ndërmarrë për mbarëvatjen e protestës së opozitës pasditen e sotme ...