AKTUALITET

Kontrollet në kampin e MEK/ Zbardhet dosja e plotë, nga gjurmimi i rrjeteve sociale tek shkrimi që i parapriu sulmit kibernetik

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Qershor 2023, 22:35

Kontrollet në kampin e MEK/ Zbardhet dosja e plotë, nga gjurmimi i

TIRANE- Një vendim i GJKKO-së që mban datën 19 qershor dhe është firmosur nga gjyqtarja Etleva Deda, lejonte kontrollin e ambienteve të kampit MEK në Manzë të Durrësit. Vendimi u ekzekutua një ditë më pas, e ndërsa hetimet duket se kanë marrë shkas nga rrjetet sociale. 

Më konkretisht, në datën 8 maj 2023 në faqen e internetit me emërtimin "Anadolu Ajansi" është publikuar një artikull në gjuhën angleze ku shkruhej se Ministria e Jashtme e Iranit më 7 maj ishte përballur me një sulm kibernetik, por mohon rrjedhjen e dokumenteve. Ndërkohë më herët një grup hakerësh iranianë të vetëquajtur "Ghlam Sarnegouni" (Kryengritja deri në Përmbysje) pretendoi se ishin ata autorët e sulmit të bazave të dhënave të ministrisë, duke hequr 210 faqe interneti dhe duke rrjedhur 50 TB te dhena. Sipas raportimeve, thuhej se grupi i hakerave ishin të lidhur me grupin opozitar iranianë me bazë në Shqipëri, Mujahideen Kila ("MEK"). Hakeret publikuan një sasi të madhe dokumentesh; karta identiteti, procesverbale takimesh si dhe numra telefoni të punonjesve te ministrisë në kanalin Telegram te grupit. Dokumentet e lëshuara përfshinin korrespondencë midis zyrtarëve iranianë dhe evroplane mbi marrëveshjen e shkëmbimit të burgjeve midis Iranit dhe Belgjikës, e cila do të lirojë respektivisht diplomatin iranian Asadollah Assadi dhe punonjesin belg te ndihmës Olivier Vandecasteele.

"Hetimi në lidhje me këtë procedimi ka filluar nga monitorimi i bërë i rrjeteve sociale nga Njësia "C".  Hetimi Krimit Kompjuterik, ku ka rezultuar se me datë 08.05.2023, në faqen e internetit me emërtimin "Anadolu Ajansi" dhe me adrese https://www.aa.com.tr/en/middle-east/trans-foreign-ministry- confirms-cyberattack-but-denies-leak-of-documents/2891575#, eshtë publikuar një artikull në gjuhën angleze me titull "Ministria e Jashtme e Iranit konfirmon sulmin kibernetik, por mohon rrjedhjen e dokumenteve", dhe artikulli vijon si më poshtë: "Ministria e Jashtme e Iranit të dielen vonë konfirmoi nje sulm kibernetik ne faqen e saj të informacionit, por mohoi raportet për rrjedhjen e dokumenteve dhe 18 dhënave. Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, tha se faqja e informacionit te ministrisë Ishte hakuar, por "masat e nevojshme" u morën menjëherë për të rivendosur faqen e internetit. Ai megjithate, mohoi pretendimet që qarkullonin mediat sociale për rrjedhjen e dokumenteve dhe bazave te te dhenave si dhe hakerimin e serverève dhe sistemeve të ministrisë. Zëdhënësi theksoi gjithashtu se informacionet dhe imazhet e publikuara në emër të Ministrisë së Jashtme të Iranit në hapesiren kibernetike janë "të rreme dhe të pabaruara". Më herët të dielën, një grup hakerësh iranianë që e quan velen "Ghlam Sarnegouni" (Kryengritja deri në Përmbysje) pretendoi se kishte sulmuar serverët dhe bazat e të dhënave të ministrisë, duke hequr 210 faqe interneti dhe duke rrjedhur 50 TB te dhena.

Sipas raportimeve, grupi i hakerave eshte lidhur me grupin opozitar tranian me bazë në Shqipëri, Mujahideen Kila ("MEK"). Grupi eshte cilesuar si nje "organizate terroriste" nga Republika Islamike. Hakeret pablikuan një sasi të madhe dokumentesh karta identiteti, procesverbale takimesh si dhe numra telefont punonjesve te ministrisë në kanalin Telegram te grupit. Dokumentet e lëshuara përfshinin korrespondence midis zyrtartve iraniane dhe evroplane mbi marreveshjen e shkëmbimit të burgjeve midis Iranit dhe Belgjikës, e cila do të lirojë respektivisht diplomatin Iranian Asadollah Assadi dhe punonjesin belg te ndihmes Olivier Vandecasteele. Nuk eshte hera e parë që ky grup hakerash pretendon sulme kibernetike ne faqet e internetit që i përkasin institucioneve qeveritare iraniane. Në qershor 2022, ajo pretendoi se kishte hakuar 5000 kamera sigurie, si dhe faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit"

Me date 07.05.2023, në faqen e internetit me emërtimin "Iran International" dhe me adrese https://www.iranintl.com/en/202305079860, &shtë publikuar një artikull në gjuhën angleze me titull "Hacktvistet synojnë Ministrinë e Jashtme të Iranit, rrjedhje e të dhënave", dhe artikulli vijon si mě poshtë: "Grupi hacktivist "Kryengritja deri në përmbysje", i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqiperi, Mujahideen-e Khalq ("MEK"), publikoi qindra dokumente identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit te zyrtarëve të ministrise dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme, ndër të tjera. Sipas kanalit telegram të hakerëve, të gjitha faqet e lidhura me ministrine si ambasadat e Republikes Islamike dhe organizatat e lidhura ishin në shënjestër, duke treguar një faqe me foto të liderëve 18 "MEK"-ut, si dhe foto të liderit suprem të Iranit Ali Khamenei dhe presidenti Raisi me kryq të kuq mbi t'a Gjithashtu në faqe kishte slogane "Vdekje Khamenel-t" dhe "Te fala Rajavit", liderit aktual të grupit opozitar. "Ne Iran po zhvillohet nje revolucion i madh Kryengritja do te vazhdojë derisa te shembet pallati i shtypjes. Revolucioni demokratik i Iranit do të jetë fitimtar", thuhet në mesazhin në faqe. Shumica e faqeve u mbyllen mesditën e së dielës. "Kryengritja deri në përmbysje, tashmë kishte hakuar dhe çaktivizuar disa faqe interneti dhe sherbime të regjimit", thuhet në dosje. 

Nga ana e policisë është referuar fakti se dyshohet se nga organizata "MEK" (Organizata e Mujhahedinëve se Popullit së Iranit) nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit si dhe drejt disa institucioneve në shtetin iranian. Ndërkohë që Irani kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK.

“Me date 18.05.2023, nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, në Njësinë "C". Hetimi i Krimit Kompjuterik, pranë Departamentit të Policise Kriminale si dhe oficerëve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme te Policise se Shtetit, është referuar kallëzimi penal për veprat penale "Provokim i luftës", "Pergjimi i paligjshëm i te dhenave kompjuterike". Ndërhyrja në it dhenat kompjuterike", "Nderhyrja në sistemet kompjuterike", "Keqpërdorimi i paisjeve", te parashikuara nga nenet 221, 293/a, 293/b/c dhe 333/a të Kodit Penal.

Nga ana e tyre, është referuar fakti se dyshohet se, nga organizata "MEK" (Organizata e Mujhahedinëve se Popullit së Iranit) nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore, si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian. Duke qenë se statusi i qendrimit të organizates "MEK" ne Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur keto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës "MEK". Po ashtu, Republika Islamike e Iranit ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës së Shqipërisë përpara disa kohësh, gjë e cila ka cënuar seriozisht sigurinë kibernetike dhe integritetin kibernetik të shtetit shqiptar", thuhet ne dosje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë