AKTUALITET

Kontrollet në Shkodër/ Nga masakra e Dobraçit e deri te përplasja me armë në Rranzë, lëshohen disa urdhër-arreste, detaje nga aksioni

M.B. Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2025, 11:41

Kontrollet në Shkodër/ Nga masakra e Dobraçit e deri te

SHKODRA- Forcat RENEA kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit në Shkodër për të nisur një aksion në kërkim të autorëve të dyshuar për disa ngjarje kriminale, përfshirë edhe persona të dyshuar për masakrën e Dobraçit. Sipas gazetares Klodiana Lala, gjatë aksionit nuk ka pasur të arrestuar pavarësisht se GJKKO kishte firmosur të paktën 5 urdhër arreste lidhur me një ngjarje të ndodhur më 23 Gusht 2024 në Vaun e Dejës, konkretisht në Rranzë.

Sipas vendimit të firmosur nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela rezulton se Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, iu është komunikuar masa “arrest me burg” në ambientet e paraburgimit pasi dyshohen për krijim të kushteve për të kryer vrasje në lidhje me ngjarjen e Rranzës.

Sipas hetimeve rezulton se dy të rinjtë në bashkëpunim me persona të tjerë kanë sulmuar me armë zjarri dhe kanë pasur përplasje me vëllezërit Prendi. Në atë kohë ata pretenduan se u gjendën në breshërinë e armëve në momentin që vajtën në takimin me vëllezërit Prendi. Por nga të dhënat rezulton se Samuel Troshani ka bërë qitje me armë zjarri ditën e ngjarjes, duke rrëzuar pretendimet e tyre.

SPAK iu është drejtuar GJKKO për caktimin e masës së sigurisë për të paktën 5 persona, dy prej të cilëve iu komunikua në burg, ndërsa 3 të tjerët nuk janë arrestuar. Bëhet me dije se RENEA ka ushtruar kontroll edhe në banesat e fisi Bajri. Gjithashtu sipas informacioneve, ata kanë shkuar për të shoqëruar Safet Bajrin, i cili rezulton sipas dëshmive ka qenë i pranishëm kur grupi i Samuel Troshanit dhe Izmir Sakicës është përplasur me vëllezërit Prendi dhe kanë qëlluar në mënyrë të ndërsjellët njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, Xhulio Voksani, i arrestuar më herët për vjedhjen e automjetit që është përdorur në masakrën e Dobraçit me 4 viktima, iu është komunikuar masë e re sigurie për “vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Të dyja këto dosje, si ngjarja e Rranzës dhe ajo e Dobraçit janë bashkuar në një dosje bashkë edhe me dosje të tjera në Shkodër.

shkodra

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë