AKTUALITET

Konventa e Bernës pritet të shqyrtojë ndikimet në Lumin Vjosë dhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës

I.A Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2024, 22:33

Konventa e Bernës pritet të shqyrtojë ndikimet në Lumin

VLORË- Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës pritet të shqyrtojë në sesionin e 44 që mbahet në Strazburg nga data 2 deri më 6 dhjetor ndikimet në Lumin Vjosa në Shqipëri dhe ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Konventa e Bernës, e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane, është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës. Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Konventa, Komitetit të Bernës pritet t`i paraqiten dy raporte, një nga qeveria shqiptare dhe një nga “ankuesit” që përfshijnë organizatat mjedisore shqiptare “Eco Albania” dhe “PPNEA”, lidhur me zhvillimet dhe kërcënimet e mundshme të ekosistemit të lumit “Vjosa” dhe ndikimin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Konventa e Bernës i ka kërkuar një vit më parë qeverisë shqiptare përmes një rekomandimi zyrtar, të ndalojë punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Konveta e Bernës ka nxitur autoritetet shqiptare të punojnë së bashku me shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesit për një studim të thelluar të ndikimit tek mjedisi.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Konventa për sesionin e 44 autoritete shqiptare pritet të raportojnë për masat e ndërmarra për të zbutur ndikimin e mundshëm të aeroporti mbi mjedisin.

Në raportin e Qeverisë së Shqipërisë, të cilin Zëri i Amerikës e ka parë, thuhet se “ndërtimi i Aeroportit të Vlorës është planifikuar me përpikëri për të minimizuar shkatërrimin e habitatit dhe vlerësimet e detajuara të Ndikimit në Mjedis (VNM) janë kryer përpara fillimit të projektit, duke identifikuar habitatet kritike dhe duke propozuar masa për të zbutur efektet negative”.

Ndërsa organizata Eco Albania në rolin e “ankuesit” në raport shpreh shqetësimin se “Aeroporti Ndërkombëtar në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë (tashmë i quajtur Nartë- Pishë-Poro) është në vazhdim dhe kompanitë po punojnë me ritëm të plotë, pavarësisht kërkesës së Konventës së Bernës për ndalimin e punimeve”.

Konventës pritet t`i paraqiten qëndrimet si nga autoritetet shqiptare dhe organizatat mjedisore shqiptare edhe lidhur me kërcënimet e supozuara të ekosistemit të Lumit Vjosa nga projekti i devijimit të ujit nga lumi Shushica (nëndegë e Vjosës) për furnizimin me ujë të bashkisë së Himarës.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi në nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohej nga "Mabetex" e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompaninë turke, "Yda Group", e cila kishte 48 % të aksioneve , ndërsa 2% i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”.

Shoqëria turke u tërhoq nga konsorciumi dhe Kompania “Mabco Constructions” ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 100 milion dollarë. Gjatësia e pistës pritet të jetë deri në 3.2 kilometra dhe terminali i pasagjerëve do të ketë sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në zonën ku po ndërtohet aeroporti dhe deklaroi se ky projekt ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, sidomos për rajonin e jugut dhe infrastruktura është duke u zhvilluar me ritme të shpejta.

“Tani duhet punë natë e ditë që të arrijmë që sezoni i ardhshëm veror të përfshihet në aktivitetin e aeroportit dhe në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe pastaj me siguri shumë gjëra të tjera pozitive do të vijnë nga prania e aeroportit”, tha Kryeministri Rama.

Sipas autoriteteve shqiptare në prill të vit të ardhshëm mbyllet faza e publikimit të aeroportit sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikqyrjen e operatorit të aeroportit, i cili është Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut.

Sipas vlerësimit të organizatave mjedisore Zona e Mbrojtur Vjosë-Nartë është një nga ekosistemet më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në Shqipëri dhe shtëpi e llojeve të rralla të kafshëve dhe bimëve. Zona është habitat për më shumë se 220 lloje shpendësh përgjatë vitit dhe ka një rëndësi të lartë edhe përtej rajonit, për sa i përket korridorit të shtegtimit të Adriatikut./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë