Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
AKTUALITET
Ilir Proda në EPCC: Pastrimi i parave dhe rekrutimi i të miturve, sfidat emergjente për sigurinë në Evropë
PiranjatPërditësimi i fundit 27 Shtator 2025, 11:19
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të Konventës së Shefave të Policisë Evropiane (EPCC), e mbajtur në selinë e Europolit në Hagë, Holandë. Ky event mblodhi mbi 400 shefa policie dhe zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit nga 53 shtete dhe 13 organizata ndërkombëtare, për të diskutuar sfidat e sigurisë që po përballet Europa sot.
Bëhet me dije se fokusi kryesor i këtij edicioni të EPCC-së ishte trajtimi i dy kërcënimeve emergjente, pastrimi i parave përmes kriptovalutave dhe rekrutimi i të miturve përmes hapësirave online, ku gjatë diskutimeve, u theksua nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit për të luftuar këto fenomene të rrezikshme.
Ndër të tjera, mësohet se temat kryesore që dolën në pah ishte nevoja për shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale përtej kufijve, përdorimin e mjeteve të specializuara për analizimin e kriptovalutave dhe teknologjive blockchain, rritjen e investimeve në trajnim për hetuesit digjitalë dhe forcimin e partneriteteve publik-privat për një ndarje më të efektshme të informacionit, po ashtu u diskutua për zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese për mbrojtjen e të miturve online, bashkëpunimin me shkollat dhe udhëzimet etike për hapësirat digjitale, vendosjen e detyrimeve rregullatore për platformat sociale dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, të mbështetur nga inteligjenca artificiale dhe shkenca e të dhënave për identifikimin më të shpejtë të rrjeteve kriminale.
Gjatë panelit tematik “Ndiqni Paranë”, ajo çfarë bëhet me dije është se ekspertët diskutuan mënyrat se si krimi i organizuar, krimi kibernetik dhe financimi i terrorizmit po shfrytëzojnë shërbimet financiare digjitale, përfshirë IBAN-et virtuale, platformat DeFi, asetet kripto dhe teknologjitë fintech.