AKTUALITET

Kosova investon më shumë në Shqipëri se anasjelltas

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Tetor 2026, 09:30

Kosova investon më shumë në Shqipëri se anasjelltas

Kapitali mes Kosovës dhe Shqipërisë po lëviz në të dyja drejtimet, por të dhënat tregojnë se fluksi nuk është i njëjtë.

Kompanitë nga Kosova po investojnë më shumë në tregun shqiptar, ndërsa investimet nga Shqipëria drejt Kosovës kanë shënuar rënie krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës janar–qershor 2026, investimet direkte nga Kosova në Shqipëri arritën në 66.8 milionë euro.

Nga kjo shumë, 32.2 milionë euro u investuan në tremujorin e parë, ndërsa 34.6 milionë euro në tremujorin e dytë.

Në anën tjetër, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet direkte nga Shqipëria në Kosovë gjatë së njëjtës periudhë ishin 39.3 milionë euro. Prej tyre, 15.1 milionë euro u investuan në tremujorin e parë dhe 24.2 milionë euro në tremujorin e dytë.

27.5 milionë euro më shumë investime nga Kosova

Nëse krahasohen të dyja shifrat, rezulton se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, kompanitë nga Kosova investuan 27.5 milionë euro më shumë në Shqipëri sesa bizneset shqiptare në Kosovë.

Investimet e Kosovës në Shqipëri përbënin rreth 5.8% të totalit të investimeve direkte të regjistruara në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit, i cili arriti në rreth 1.14 miliardë euro.

Ndërsa investimet shqiptare përbënin rreth 8.4  të totalit të Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë, të cilat në gjashtëmujorin e parë të vitit arritën në 467.4 milionë euro.

Por diferenca nuk është vetëm një zhvillim i gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Investimet nga Kosova u rritën, ato shqiptare ranë

Në gjysmën e parë të vitit 2025, investimet nga Kosova në Shqipëri ishin 62.7 milionë euro.

Një vit më vonë, kjo shumë u rrit në 66.8 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 6.5%.

Në të kundërtën, investimet nga Shqipëria në Kosovë ranë nga 55 milionë euro në gjysmën e parë të vitit 2025, në 39.3 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2026.

Kjo paraqet një rënie prej rreth 28.5%.

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Shqipëria kishte investuar 26.4 milionë euro në Kosovë, ndërsa në tremujorin e dytë, 28.6 milionë euro.

Një prej arsyeve lidhet me zgjerimin e vetë kompanive kosovare dhe me madhësinë e kufizuar të tregut vendas.

Analisti i ekonomisë, Astrit Panxha, thotë se struktura e investimeve ka ndryshuar.

Sipas tij, deri në vitin 2025, investimet ishin të përqendruara kryesisht në patundshmëri, ndërsa tani kompanitë po hyjnë më drejtpërdrejt në tregun shqiptar, përfshirë blerjen e bizneseve dhe rrjeteve të shitjes me pakicë.

“Këtë vit ka një zhvendosje, në vitin 2025, ku më shumë janë kompanitë e Kosovës që po investojnë në Shqipëri. Kemi rastin e blerjes së rrjetit të shitjes me pakicë, domethënë nga retail-i i Kosovës”, ka thënë z. Panxha.

Ai e sheh këtë zgjerim si një mundësi që kompanitë kosovare të përdorin tregun shqiptar për të shitur edhe produktet e prodhuara në Kosovë.

“Edhe një kompani e Kosovës që investon, për shembull, kemi rastin që ka hyrë në tregun e shitjes me pakicë, ajo mundet t’i sjellë produktet e Kosovës më lehtë.

Pastaj dividendi që fitohet në atë kompani sillet në Kosovë. Shërbimet e tjera të marketingut e shumë shërbime të tjera munden të centralizohen në Kosovë që të bëhen për gjithë rajonin”,

Sipas z. Panxha, Shqipëria paraqet një treg të natyrshëm për zgjerimin e bizneseve të Kosovës.

“Vetëm gjatë vitit 2025, bizneset nga Kosova investuan 186.4 milionë euro në Shqipëri. Me këtë shumë, Kosova u rendit investitori i tretë më i madh, pas Holandës dhe Italisë. E Shqipëria është hapi i parë më i natyrshëm”.

Kompanitë e Kosovës po blejnë biznese shqiptare

Zgjerimi nuk po ndodh vetëm përmes investimeve të reja, por edhe përmes blerjes së kompanive dhe rrjeteve ekzistuese.

Viva Fresh Group ka blerë SPAR Albania për rreth 36.4 milionë euro, ndërsa më pas ka zgjeruar aktivitetin me blerjen e rrjetit Eco Market dhe gjashtë marketeve të KMY-së.

Në sektorin e modës, Albi Group ka blerë Fashion Group Albania për rreth 7.6 milionë euro, së bashku me operacionet e markave Mango, Geox, Parfois, Carpisa dhe Aldo.

KAN Group ka marrë operimin e KFC-së në Shqipëri dhe po e zgjeron aktivitetin në rajon.

Ndërsa Dukagjini Group po investon rreth 80 milionë euro në Dukagjini Resort në Ranën e Hedhun.

Në sektorin e medias dhe telekomunikacionit, Vertex Holding, kompani e lidhur me Artmotion dhe Devolli Corporation, ka blerë Tring.

Por, çfarë ndikimi ka kjo në ekonominë e Kosovës?

Z. Panxha e sheh zgjerimin e kompanive jashtë vendit si një mundësi për rritjen e tyre dhe për hyrjen e produkteve e shërbimeve kosovare në tregje të reja.

Mirëpo, profesori i ekonomisë, Nagip Skënderi, e sheh ndryshe këtë zhvillim.

Sipas tij, kur kapitali investohet jashtë Kosovës, vendi humb mundësinë që ai kapital të përdoret për krijimin e vendeve të punës, rritjen e prodhimit dhe rritjen e mirëqenies brenda ekonomisë vendase.

“Ekonomia e Kosovës humb, pasi në vend që kapitali të investohet në ekonominë e Kosovës, të kthehet si ‘feedback’, si rezultat i kthyer, punëdhënia, rritja e PBB-së dhe rritja e mirëqenies sociale në Kosovë, ne tani kapitalin po e bartim, në atë kuptimin që nuk jemi të gatshëm të ndihmojmë shumë investitorët, që investitorët në Kosovë të kenë përkrahje më të fortë.

Për këtë arsye, ata po gjejnë terren jashtë Kosovës. Prandaj Kosova nuk përfiton në këtë kontekst”.

Sipas tij, kushtet politike dhe institucionale janë ndër faktorët që ndikojnë në vendimet e investitorëve.

“Kushtet e pafavorshme politike, pasiguria politike, pasiguria institucionale ka bërë që shumica e këtyre investitorëve seriozë ta investojnë kapitalin e tyre në një terren që është më i sigurt, dhe në këtë kontekst ata e gjejnë Shqipërinë jo vetëm si terren të sigurt intensiv, por edhe si terren mbarëkombëtar”, ka deklaruar z. Skënderi.

Ai ka përmendur edhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian si faktor që, sipas tij, e bën tregun shqiptar më tërheqës.

Brenga e ikjes në heshtje e kapitalit

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, gjithashtu e sheh si shqetësuese zhvendosjen e kapitalit të bizneseve të Kosovës jashtë vendit.

Ai thotë se investimet e kompanive kosovare në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Slloveni dhe vende të tjera europiane duhet të nxisin institucionet që të analizojnë kushtet që ofrohen për bizneset brenda Kosovës.

“Brenga tjetër që askush nuk po e vëren është ikja në heshtje e kapitalit të bizneseve kosovare në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Po të shkoni në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Mal të Zi, Slloveni e vende të tjera europiane, ju do të habiteni me numrin e investitorëve nga Kosova që investojnë në kapitalin e atyre vendeve dhe kjo duhet të jetë brenga më e madhe.

Nuk duhet të numërohet gjithmonë sa largohen nga Kosova, por çfarë bën shteti që ata t’i motivojë të mbeten në Kosovë. Ikja e fuqisë punëtore, kamatat e larta bankare, burokracia dhe mungesa e një dialogu të mirëfilltë publiko-privat po e vështirësojnë mjedisin e biznesit dhe po i shtyjnë kompanitë që të kërkojnë mundësi investimi jashtë vendit”.

Z. Gërxhaliu e lidh këtë situatë edhe me mungesën e stabilitetit ekonomik, burokracinë dhe qasjen institucionale ndaj sektorit privat.

“Ndër arsyet kryesore është stabiliteti ekonomik që Kosovës po i mungon. Në rend të dytë kemi një burokraci të politizuar dhe në rend të tretë, qasjen institucionale shumë më tepër drejt një ekonomie majtiste sesa djathtiste.

Qasja që biznesi të shihet për t’u gjobitur dhe jo për t’u mbështetur është një arsye shtesë. Kur kësaj i shtohet fakti që nuk ka një dialog të mirëfilltë publiko-privat, është vërtet mjaft shqetësuese”.

Viva Fresh Group e bleu SPAR Albania për 36.4 milionë euro, pastaj rrjetin Eco Market dhe gjashtë markete të KMY-së.

Albi Group e bleu Fashion Group Albania për rreth 7.6 milionë euro, bashkë me operacionet e Mango, Geox, Parfois, Carpisa dhe Aldo.

KAN Group mori operimin e KFC-së në Shqipëri dhe po zgjerohet në të gjithë rajonin.

Dukagjini Group po investon rreth 80 milionë euro në Dukagjini Resort, te Rana e Hedhun.

Vertex Holding, kompani e lidhur me Artmotion dhe Devolli Corporation, bleu Tring-un, një prej operatorëve kryesorë të televizionit dhe internetit./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?