Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
TIRANË- Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, muajin e kaluar u disbursuan gjithsej 31.2 miliardë lekë kredi e re për ekonominë, me një rritje prej 6.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kredia e disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 181.8 miliardë lekëve dhe është rritur pothuajse me 30% me bazë vjetore. Megjithëse mjaft e lartë, rritja vjetore e kredisë është ngadalësuar ndjeshëm nga niveli prej 37% i pesëmujorit.
Kontributin kryesor në rritje vazhdon ta japë kredia në Lek, që për gjashtëmujorin e parë të vitit pothuajse është rritur me 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pesha e kredisë së re në Lek ndaj totalit ka arritur në 59%, nga 50% që kishte qenë një vit më parë.
Sipas segmenteve të klientëve, ndikimin kryesor në rritjen e shpejtë të kreditimit në pjesën e parë të këtij viti po e jep biznesi. Shifrat tregojnë se për muajin qershor kredia e re për bizneset u rrit me 11% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.
Për të gjithë gjashtëmujorin 2024, kredia e re për bizneset arriti në 128.9 miliardë lekë, në rritje me 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Megjithatë, edhe për bizneset rritja e kredisë u ngadalësua ndjeshëm nga niveli prej 58% i pesëmujorit.
Sektori bankar po shfaq interes të lartë për të kredituar bizneset, veçanërisht projektet e korporatave të rëndësishme, duke përfshirë këtu edhe shumicën e projekteve madhore të partneritetit publik-privat të investimit në infrastrukturë. Ndërkohë, kreditimi i individëve, si rrallëherë në vitet e fundit, pësoi rënie gjatë muajit qershor, me 4.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për gjashtë muajt e parë të vitit, sektori bankar disbursoi 52.7 miliard lekë kredi për individët, në rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që rritja e kredisë së re është ngadalësuar disi në qershor, portofoli total ka vijuar të zmadhohet me ritme të përshpejtuara. Kjo mund të shpjegohet me faktin se një pjesë e kredisë së re të dhënë në muajt e mëparshëm mund të ketë konsistuar në rifinancime apo rinovime të kredive ekzistuese.
Në fund të muajit qershor, portofoli apo teprica e kredisë për ekonominë arriti vlerën e 795.6 miliardë lekëve, me një rritje prej afërsisht 13 miliardë lekësh krahasuar me muajin maj. Me bazë vjetore, rritja e kredisë ka arritur në nivelin 11.5% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në fund të prillit rritja vjetore ishte 9.9%.
Në segmentin e individëve, portofoli i kredisë është në rritje me 12.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, për bizneset rritja ngelet në nivele pak më të ulëta, me 10.7% me bazë vjetore. Kjo i detyrohet edhe peshës më të lartë të kredisë në valutë në portofolin e biznesit, që është ndikuar negativisht nga forcimi i mëtejshëm i lekut në kursin e këmbimit valutor.
Portofoli i kredisë për ekonominë në pjesën e parë të këtij viti po rritet me ritme të përshpejtuara, çka e shtyu Bankën e Shqipërisë të aplikonte për herë të parë një shtesë kundërciklike, mbi raportin e kërkuar të mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar./ Monitor
Foto ilustruese VLORË- Për të tretin vit radhazi, mbetjeve në qytetin e Vlorës iu vihet flaka në mes të sezonit tu...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti është i kthjell&eum...
foto ilustruese TIRANË- A është vendi juaj më i shtrenjtë se vendet e tjera europiane? Cilat mallra dhe shërbime janë m&...
SHËNGJIN- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës me zjarret në vend. Ministria njofton se zj...
SHËNGJIN- Situata e zjarrit në Shëngjin po përkeqësohet edhe më shumë. Gjithashtu flakët i janë afruar edhe kish&...
Aurel Zarka TIRANA- Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet për vepra penale të korrupsionit dhe ushtrimit të...
SHËNGJIN- Situata e zjarreve në Shëngjin vazhdon të jetë problematike në të gjithë vendin, ndërsa era e fortë...
Bledar Vranarajt BRITANI- Bledar Vranarajt drejtues i bandës shqiptare të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, ësht&eum...
GJIROKASTËR- Vatra problematike kanë filluar në orët e mbrëmjesnë në Gjirokastër. Mësohet se në shpatin...
FINIQ- Një automjet është djegur në aksin rrugor Sarandë- Livadhja. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites pran&...