AKTUALITET

Kredia për biznes zinte 63% të totalit në 2023, ja bankat më të ekspozuara te sipërmarrja

I.A Përditësimi i fundit 27 Gusht 2024, 08:46

Kredia për biznes zinte 63% të totalit në 2023, ja bankat më

TIRANË- Kreditimi i biznesit ka marrë një hov të shpejtë këtë vit dhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se rritja e huadhënies për biznesin në gjysmën e parë të këtij viti arriti rritjen më të lartë të dekadës së fundit.

Të dhënat e detajuara sipas bankave, mbështetur në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar, treguan se edhe vitin e kaluar kredia për biznesin vazhdoi të dominojë strukturën e portofolit të bankave shqiptare.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit të kaluar kredia në segmentin e biznesit përbënte 63.1% të portofolit të kredisë së sektorit bankar. Megjithatë, pesha e portofolit të biznesit ka pësuar rënie krahasuar me nivelin prej 64.5% që përbënte në fund të vitit 2022.

Në periudhën pas pandemisë, bankat kanë vendosur një fokus në rritje në segmentin retail dhe kryesisht tek kredia për individë. Veçanërisht kredia për blerjen e banesave është rritur me ritme të larta dhe kjo ka bërë që pesha specifike e portofolit të individëve të zgjerohet.

Sidoqoftë, bizneset vazhdojnë të gjenerojnë pjesën dërrmuese të volumeve të kreditimit të sektorit bankar shqiptar. Në mungesë të tregut të kapitalit, tradicionalisht bizneset kanë përdorur kredinë bankare si alternativën kryesore të financimit.

Pesha e biznesit ndaj vlerës totale të portofolit e kredisë ka diferenca të konsiderueshme mes bankave të ndryshme dhe fillon nga më pak se 50% deri në pothuajse 90%. Për 9 nga 11 banka të sektorit kredia për biznesin përbën më shumë se gjysmën e portofolit të kredisë. Megjithatë, për shumicën e bankave pesha e kredisë për biznes pësoi rënie vitin e kaluar.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se banka me peshën më të lartë të kredisë për biznesin në portofolin e saj është ProCredit Bank Shqipëri. Në fund të vitit të kaluar, mbi 89% e tepricës së kredisë së ProCredit i takonte bizneseve. Megjithatë, pesha e kredisë për biznes ka rënë lehtë nga niveli prej 90.2% i një viti më parë.

Banka e dytë për nga shkalla e përqendrimit tek segmenti i biznesit është Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), me 81.3%. Pesha e kredisë për biznes në portofolin e ABI Bank është rritur më tej nga niveli prej 77.4% i një viti më parë. Në vitet e fundit, ABI Bank po ndjek një strategji të rritjes së kreditimit, sidomos në segmentin e korporatave. Përveç kreditimit, ABI po eksploron edhe produktin relativisht të ri të financimit të bizneseve duke nënshkruar (blerë) obligacionet emetuara prej tyre.

Peshë të lartë të kredisë për biznes në strukturën e portofolit vazhdon të ketë edhe Credins Bank, me 79.7% të totalit në fund të vitit të kaluar. Por, edhe në rastin Credins, përqendrimi i kredisë në segmentin biznes ka rënë prej nivelit 81.8% të një viti më parë.

Bankat e tjera që kanë një peshë të kredisë për biznes më të lartë se mesatarja e sektorit janë Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), me 77%, Tirana Bank, me 67.4% dhe Intesa Sanpaolo, me 65.4%. Pesha e kredisë për biznes ka shënuar një rritje të fortë për UBA, është ulur ndjeshëm për Intesa Sanpaolo, ndërsa Tirana Bank raporton një nivel të përafërt me një vit më parë.

Bankat e tjera pesha e kredisë për biznesin është më e ulët se mesatarja e sektorit, duke filluar nga Union Bank, me 54.9%, Raiffeisen Bank, me 54.7%, Fibank, me 51.6%, OTP Albania, me 49.5% dhe BKT, me 48.7%. Bankat e mësipërme kanë zgjedhur një ekspozim më të ulët në segmentin e biznesit.

Historikisht, sektori bankar shqiptar ka patur përqendrim të lartë të kredisë në segmentin e bizneseve. Ky përqendrim u bë një nga shkaqet që raporti i kredive me probleme pas krizës së vitit 2008 arriti nivelet më të larta në rajon, me më shumë se 25%.

Edhe sot, segmenti i kredisë për biznesin ka një raport të kredive me probleme më të lartë krahasuar me atë të individëve. Sipas të dhënave të raportit të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për individët në fund të vitit 2023 ishte 3.4%, ndërsa për bizneset ishte 5.7%.

Duke patur parasysh se në përgjithësi vlerat mesatare të kredive për bizneset janë më të mëdha se ato të individëve, një peshë e lartë e bizneseve në portofolin e kredisë mund të jetë tregues i një përqendrimi më të lartë të rrezikut në më pak huamarrës./Monitor.al

kredia për biznes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë