AKTUALITET

Krijuan skemë mashtrimi me call-center, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq një izraelit dhe 38 shqiptarë

r.ll Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2024, 11:05
Krijuan skemë mashtrimi me call-center, Prokuroria e Tiranës
prokuroria

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një shtetas nga Izraeli dhe 38 shqiptarë të cilët krijuan një skemë mashtrimi me call center. Dëmi i shkaktuar nga ky mashtrim kap vlerën e 2 milion eurove. 

Drejtuesi i skemës ishte shtetasi izraelit, Rafael Genish dhe pjesë e saj ishin edhe 38 shqiptarë të cilët kryenin mashtrimet në grup. Paratë e fituara pastroheshin përmes transfertave fiktive në banka të vendeve me risk të lartë për pastrim parash, si Lituania, India dhe Malta. 

Prokuroria ka sekuestruar skedarë me dokumenta në formatin excel të cilat përmbajnë lista emërore, kontakte (email, nr telefoni) të shtetasve të huaj që përdorenin për t'i telefonuar dhe joshur për investime fiktive.

NJOFTIMI I PLOTË I PROKUORISË SË TIRANËS: 

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq,  procedimin penal penal nr. 6055 viti 2021 për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2 të Kodit Penal dhe ‘‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale“ të parashikuar nga neni 287 i K.penal.

Hetimi tre vjeçar i kryer me metoda speciale, u realizua në bashkëpunim me shërbimet partnere te vendeve europiane dhe dëmi i shkaktuar kap vlerën mbi 2 milionë euro.

Hetimi u iniciua në bashkëpunim me autoritetet gjermane të Braunscëeig për mashtrim kompjuterik për arsye përfitimit me anë të platformave fictive “CFD-Tradingplattform” dhe “FX-Leader” etj. Gjatë hetimit u vërtetuan se transferta në vlera të larta monetare  u kryen  drejt një qëndre thirrjesh (call center) me emërtimin “Capital SHPK 1001” me adresë Rruga Him Kolli, pas Golden City Hotel, Tiranë, ku vetëm në një rast u transferuan gjithsej 254.990.00 euro në llogari të ndryshme të platformës “fx-leader.com”.

Të gjitha transfertat e kësaj skeme, u  nxitën nga autorët e kësaj vepre penale të konsideronin investimin e pasurive të tyre në një mënyrë fitimprurëse, ndër të tjera përmes reklamave në internet dhe në rrjetet sociale.

Sapo viktima regjistrohej në platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, email dhe numrin e telefonit, autorët i kontaktonin menjëherë në telefon dhe krijohej një lidhje besimi me “klientin” e pretenduar. Fillimisht viktimat tundohen të investojnë në sasi të vogla me premtimin se ndërmjetësi (broker) i pretenduar i faqes së investimeve, do të realizonte një fitim të madh me investimin e aksioneve dhe kripto valutave.

Faqja e internetit “fx-leader.com” merrej në mënyrë fiktive me biznes në fushën e trasanksioneve financiare me të ashtuquajtura opsione binare. Për këtë qëllim krijoheshin posaçërisht qëndra thirrje (call center), me anë të të cilave “klientet” kontaktoheshin nga një konsulent financiar personal, për t’i joshur që të bëjnë investime të larta.

Të gjitha fitimet dhe humbjet stimuloheshin virtualisht. Një algoritëm përkatës bënte që fitimet e fillimit t’i shtynin pjesmarrësit për të investuar shuma të mëdha parash. Në momentin që personi i prekur kërkonte që të merrte fitimet e tij apo depozitat, kjo gjë nuk mundësohej. Sipas qëllimit fillestar, sistemi ishte i ndërtuar në formë të tillë që t’i mbante varur personat e prekur deri sa tu merrej  mjaftueshëm para në mënyrë të paligjshme, dhe më pas faqet mbylleshin.

Nga hetimet u arrit të dokumentohej e gjithë veprimtaria e paligjshme kriminale duke evidentuar edhe mënyrën e operimit të kësaj qendre ku janë konstatuar llogari përdoruesi në serverat https://www.paypal.com dhe https://www.coinbase.com servera të cilët shërbejnë për të krijuar dhe menaxhuar një profil/llogari online me qëllim kryerjen e transfertave të ndryshme ne valuta të ndryshme drejt profileve/llogarive të tjera online, në aplikacionin ‘’TradingVieë’’ që shërben për analizimin e ideve tregtare në tregjet globale, ne aplikacionin Binance dhe Coinbase i cili është portofol kriptomonedhash, në serverat https://www.binance.com dhe https://www.coinbase.com, në aplikacionin ‘Crypto.com’ i cili shërben si një portofol ku mund të tregtohen kriptovaluta të ndryshme.

Gjithashtu u ssekuestruan skedarë me dokumenta në formatin excel të cilat përmbajnë lista emërore , kontakte (email, nr telefoni) të shtetasve të huaj dhe që përdoren për ti telefonuar dhe joshur per investime fiktive.

Skema e mashtrimit drejtohej nga shtetasi izraelit R.G., dhe një grup punonjësish.

Gjithashtu u përpiluan 12 Letër Pororsi në vende të ndryshme të Europës dhe prej tyre me interes për hetimin është ajo e ardhur nga  Republika Çeke ku nga deklarimet e marra shtetasve çekë të cilët dyshohet se janë kontaktuar nga subjekti RG Capital, veçojmë ate të shtetasit çek J L i cili ka deklaruar se ai në periudhën Janar-Shkurt 2021 është kontaktuar në telefon nga ndërmjetës financiar të cilët e kanë udhëzuar të bëjë investime në bitcoin dhe pas investimeve të bëra nga ana e tij në një shumë prej 285.000 CZK. Pas kësaj ndërmjetësi financiar i ka ndërprerë komunikimet me të dhe shtetasi çek J L nuk i ka marrë paratë e investuara në BTC.

Pastrimi i ketyre vlerave monetare eshte kryer nepermjet transfertave fiktive me fatura fiktive ne banka të shteteve si Lituania, India, Singapori, Hungari, Estoni, Malte etj, vende qẽ jane me risk per aktivitetin e pastrimit te parave nepermjet sistemit bankar të tyre.

Për këtë arsye u vunë para përgjegjësisë penale shtetasi izraelit R. G., me shtetësi dhe kombësi izraelite, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarise kriminale“ neni 287 i K.penal si dhe 38 shtetas shqiptarë për “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2.

prokuroria e tiranes rafael genish

Artikuj te sugjeruar

r.ll AKTUALITET 30 Nëntor08:41

Tituj të rinj, probleme të vjetra

foto ilustruese TIRANË-  Tregu i librit në Shqipëri po përballet me sfida të ndryshme. Shifra të fundit tregojn&eu...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë