POLITIKE

Pasi shkatërroi industrinë e naftës dhe lejoi kontrabandën, Rama tallet me shqiptarët: Do ngremë kompani me Emiratet

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Prill 2026, 21:37
Pasi shkatërroi industrinë e naftës dhe lejoi kontrabandën,

Për 13 vite që ishte në pushtet, Edi Rama ia doli të shkatërrojë industrinë e naftës në vend.

Shqipëria njihet si vendi me fushat më të mëdha naftëmbajtëse në tokë, por Rama çoi për skrap edhe ato pak mbetje që kishin mbetur nga kompania shtetërore e naftës, ARMO.

Ndërkohë nga ana tjetër, gjatë keqqeverisjes së Ramës lulëzoi kontrabanda e naftës në vend në nivele të paimagjinueshme më përpara.

Të gjitha këto ndodhnin në një kohë kur Edi Rama u shiste shqiptarëve përralla sheikësh me naftën që do dilte lumë në Shpirag.

Por realiteti i hidrokarbureve u përplas edhe më brutalisht në fytyrën e shqiptarëve gjatë javëve të fundit.

Shqiptarët u bënë populli që e ndjen më shumë krizën e naftës nga lufta në Lindjen e Mesme për shkak të taksave të shumta të qeverisë Rama mbi karburantet.

E megjithatë Rama vazhdoi talljen me shqiptarët sot njësoj si me Shpiragun, kur u tha se do ngrejë një kompani shtetërore për naftën.

Madje kjo kompani do bëjë gjurmimin që të mos lejojë kontrabandën e naftës, që ka rrjedhur nën hundën e Ramës për më shumë se një dekadë.

“Ne sot kemi problem naftën që është goditur në çmim nga kriza, por edhe një problem përtej nesh. Ajo që po ndodh në Ngushticën e Hormuzit e ka ngritur çmimin shumë gjithandej, më thanë edhe disa miq në Gjermani, tmerr. Ne do hyjmë në tregun e naftës me faktor shtetëror, me kompani publike, në atë kohë s’kishte lidhje me luftën, por pse tani? Sepse konsumatorët tanë nuk do paguajnë më shumë dhe rezervat, edhe kjo është koincidencë sepse ligji i ri për rezervën, është bërë më përpara. Kemi pasur edhe një naftë që dikur markohej, ngjyrosej me element kimik, që markohej, por ajo ishte një bojë që sajohej e prodhohej kollaj dhe ndikonte te kontrabanda. Tani kemi krijuar një kompani, që e ka edhe shteti në Emiratet e bashkuara Arabe, punë një apo dy muajsh sepse është në fazën finale, do nxjerrim një bojë dhe ngjyrues e pamanipulueshëm”, tha Rama.

Ai tha se një pjesë e naftës është jashtë radarëve të shtetit dhe kontrabandohet duke shkaktuar dëm ekonomik, kurse distributorët fitojnë më shumë se çfarë duhet. Sipas tij, ky ligj dhe kompani e re do të rregullojë jo vetëm tregun, por edhe çmimin që të mos jetë abuziv.

“Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit. Por ka edhe një tjetër naftë që është ajo tranzit, që kalon territoret e tjera, por edhe brenda ku ka naftë ilegale. Shteti shqiptar ka shumicën e aksioneve, pjesën tjetër e kanë Emirateve. Dikur ndiqej nafta me makina, sot e ndjekim me anë të markimit. Kompania do arrijë qëllimin që të jetë furnizues në treg, të përcaktojë rregullat e lojës që të mos jetë çmim arbitrar, por i bazuar te bursa, e i jep distributorëve të fitojnë, por jo të stërfitojnë”, vijoi ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?