AKTUALITET

Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje kritike! Cilët janë skenarët nëse ushtrimi i detyrës nga ana e tij bëhet e pamundur apo ndërron jetë?

r.ll Përditësimi i fundit 5 Janar 2025, 21:46
Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje kritike! Cilët janë
anastas janullatos

TIRANË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa ditën e djeshme është transportuar në një spital në Greqi. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë pak më herët publikoi njoftimin për media të spitalit "Evangjelismos", ku thuhej se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit është kritike. 

Por cilët janë skenarët nëse për Kryepeshkopin bëhet i pamundur ushtrimi i detyrës ose në rastin më të keq ai ndërron jetë? 

Në Statutin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë/ Kapitulli III/ Artikulli 22, thuhet se në rast sëmundjeje kronike ose vjetërsie, Kryepeshkopi paraqet tërheqjen e tij nga Sinodi, i cili është autoriteti më i lartë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. 

Më tej thuhet se nëse kryepeshkopi nuk tërhiqet brenda dy javësh nga data e njoftimit, Sinodi cakton menjëherë një ndihmës peshkop që merr përsipër administrimin e dioqezës. Ndërkohë, thuhet gjithashtu se nëse mjekët vërtetojnë paaftësinë e tyre, kryepeshkopët tërhiqen, duke marrë nga fondi i përgjithshëm i kishës një pagesë mujore prej 600 franga ari.

"Kryepeshkopi, peshkopët dhe Bursari i Madh, në rast vjetërsie ose sëmundje kronike që nuk lejojnë kryerjen e detyrës, kanë të drejtë të parashikojnë në mënyrë kanonike dhe me shkrim tërheqjen e tyre nga Sinodi, i cili merr vendime në merita. Sinodi mund të shprehet edhe me iniciativën e tij për sëmundjen ose vjetërsinë e ipeshkvijve me një raport prej pesë mjekësh të zgjedhur dy nga Sinodi, dy nga pacienti dhe një nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë.

Nëse kryepeshkopi ose peshkopët nuk tërhiqen brenda dy javësh nga data e njoftimit, Sinodi cakton menjëherë një ndihmës peshkop që merr përsipër administrimin e dioqezës. Kryepeshkopi dhe peshkopët e shpallur të paaftë ruajnë titullin e tyre dhe kujtohen në kishë dhe në ceremonitë e shenjta nga ndihmësi ipeshkvi dhe i gjithë kleri, por nuk mund të ushtrojnë asnjë veprimtari administrative dhe nuk mund të marrin pjesë aktive në drejtimin e kishës.

Nëse mjekët vërtetojnë paaftësinë e tyre, ata tërhiqen, duke marrë nga fondi i përgjithshëm i kishës një stimul mujor për kryepeshkopin prej 600 franga ari dhe 400 franga ari për peshkopët.", thuhet në Statutin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Mediat greke raportuan se shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës. Para shtrimit në spital në "Evangjelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.  Ai u transportua nga Shqipëria me një mjet të Forcave Ajrore Greke. Transporti u krye me një avion C-27. Ai u shoqërua nga një mjek dhe dy infermierë. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të së enjtes mbrëma dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në spitalin “Evangjelismos”.

anastas janullatos statuti i kishës orthodokse autoqefale të shqipërisë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë