AKTUALITET

'Kryetari duhet në detyrë?’ - Rasti ‘Veliaj’ dhe ‘Beleri’ janë identikë: A do të marrë i njëjti sistem vendime të ndryshme?

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 12:20

'Kryetari duhet në detyrë?’ - Rasti ‘Veliaj’

Gjykata Kushtetuese rrëzoi pak ditë më parë vendimin e  Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi Këshilli Bashkiak dhe qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk janë bazuar në Kushtetutë dhe nuk kanë respektuar procesin e rregullt ligjor.

Pas këtij vendimi, mbrojtësit ligjorë zyrtarë të Veliajt, por edhe shumë avokatë të zellshëm mediatikë, kanë forcuar thirrjet se ai duhet të kthehet në krye të detyrës, pasi “Tirana ka nevojë të drejtohet nga kryetari i zgjedhur”.

Për këtë grup, i cili po zgjerohet gjithnjë e më shumë, “Gjykata vendosi rikthimin në detyrë të Veliajt” dhe se ai nuk mund të mbahet i arrestuar në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses.

Procesi i zhvilluar në Kushtetuese ishte i natyrës administrative dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me procesin penal për “korrupsion i zyrtarëve të lartë” në 9 episode, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”, i cili po e mban Erion Veliajn të paraburgosur që prej shkurtit të vitit 2025.

Për të bërë një ndarje të qartë mes proceseve, ka menduar më herët edhe vetë Gjykata Kushtetuese, kur shqyrtoi rastin e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Situatat proceduriale mes Belerit në atë kohë dhe Veliajt aktualisht, janë identike, sipas një analize të kryer nga “Boldnews.al”.

Veliaj- Beleri, argumenta të njëjtë

Çfarë ka kërkuar Erion Veliaj në tre shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë dhe çfarë shpreson nga Gjykata Kushtetuese, përsa i përket masës së sigurimit “arrest me burg” në procesin penal?

Në mënyrë të përmbledhur, Veliaj pretendon lirimin nga paraburgimi, pasi;

(1) po mbahet i paraburgosur pa një vendim dënimi;

(2) masa është jo-proporcionale, dhe se

(3) ai po pengohet të ushtrojë mandatin që i kanë dhënë qytetarët.

Saktësisht, të njëjtat gjëra kërkoi Beleri në të tre shkallët e gjyqësorit, deri në Gjykatën Kushtetuese.

Fredi Beleri u arrestua nën dyshimet për “korrupsion në zgjedhje”, në ditët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të vitit 2023. Pavarësisht arrestimit, ai u shpall fitues në zgjedhje. Por, Beleri nuk arriti ta siguronte mandatin e kryebashkiakut, pasi ishte i arrestuar.

Gjatë kohës që ishte nën masën e sigurimit, ai kërkoi lirimin, pasi;

(1) po mbahej i paraburgosur pa një vendim dënimi;

 (2) masa e sigurimit ishte jo-proporcionale, dhe;

(3), po i privohej e drejta për të ushtruar mandatin e fituar nga zgjedhësit.

Pretendimet e Belerit dhe Veliajt para gjykatave ngjajnë si dy pika uji.

Në 21 mars 2024, Gjykata Kushtetuese, rrëzoi me një shumicë absolute (8-1) kërkesën e Fredi Belerit, për të zbutur masën e sigurimit “arrest me burg”, e cila do t’i lejonte të merrte mandatin në krye të Bashkisë së Himarës.

Në atë vendim, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimet e gjykatave më të ulta (Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë) kanë respektuar normat proceduriale për të aplikuar masën e arrestit.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme ka pasur dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e veprës penale nga Beleri dhe se gjykatat kanë arsyetuar vendimet e tyre për aplikimin e masës së sigurimit “arrest me burg”.

Në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese, “masa e sigurimit personal “Arresti në burg” e vendosur ndaj kërkuesit nuk duket joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes, në raport të drejtë me veprën penale për të cilën ai akuzohet dhe rregullat procedurale të KPP-së për caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” (pika 49 e vendimit nr. 19, dt. 21.03.2024).

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një përgjigje shteruese edhe pikëpyetjes më të madhe në këtë proces, dhe që po përforcohet akoma më shumë nga mbështetësit e Erion Veliajt-çfarë ndodh me ushtrimin e mandatit nga kryebashkiaku i arrestuar?

Gjykata Kushtetuese, në paragrafin 51 të vendimit të saj për kërkesën e Fredi Belerit, thotë:

“Gjykata konstaton se vendosja e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” në ngarkim të kërkuesit ka pamundësuar kryerjen e procedurës së betimit nga ana e tij si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë dhe, për pasojë, ajo (masa e arrestit) përbën një kufizim të së drejtës së kërkuesit për t’u zgjedhur. Sidoqoftë, duke qenë se Gjykata, ka arritur në përfundimin se kufizimi i lirisë personale të kërkuesit është bërë për një qëllim të ligjshëm dhe se kufizimi nuk duket të jetë joproporcional në raport me këtë qëllim, ajo (Gjykata) çmon se edhe ndërhyrja në të drejtën për t’u zgjedhur nuk duket të jetë joproporcionale në raport me situatën që e ka bërë të nevojshme atë në rastin konkret”.

Rruga që po ndjek Erion Veliaj është e njëjta me atë që rezultoi e dështuar më herët për Fredi Belerin. Megjithatë, duket se ai shpreson që, megjithëse po ndjek të njëjtën rrugë, të arrijë në një destinacion të ndryshëm.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 9 Nëntor11:07

Demo mbështet edhe kandidatin e PD

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo u ka bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë