AKTUALITET

Kthimi i emigrantëve në Itali/ DW: Marrëveshja nën çekiçin e gjyqësorit

M.B. Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2025, 13:02

Kthimi i emigrantëve në Itali/ DW: Marrëveshja nën

SHËNGJIN- Të martën (28.01.2025), ora 7.30 e mëngjesit anija e italiane Cassiopeia ankoroi në portin e Shëngjinit, në Lezhë. Në bordin e saj ndodheshin 49 emigrantë, që gjatë lundrimit drejt ëndrrës për një jetë më të mirë në Europë, ishin shpëtuar nga marina italiane në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit të Lampeduzas.

Kur anija shkeli në port të martën, nuk ishte e qartë nëse migrantët e sapoarratisur do të qëndronin gjatë në Shqipëri.

5 prej tyre u kthyen me të njejtën anije që erdhën për në Qendrën e Azilkërkuesve në Bari, pasi nga kontrollet paraprake autoritetet identifikuan katër të mitur dhe një të rritur vulnerabël, i cili, pas intervistimit, u konsiderua viktimë trafikimi. 

Vendim i shpejtë për aplikimet për azil në Itali

Emigrantët e tjerë, kryesisht meshkuj nga Bangladeshi, Egjipti, Gambia dhe Bregu i Fildishtë u shoqëruan nga forcat policore drejt kampit të Gjadrit, një ish zonë ushtarake në veriperëndim të Shqipërisë, ku është ngritur qendra për strehimin e tyre, ndërkohë që procedohen aplikimet për azil. Të enjten (29.01.2025), Gjykata e Apelit në Romë hodhi poshtë kërkesat për azil të 43 migrantëve. Ata tani duhet të qëndrojnë në kampin Gjadër duke pasur shtatë ditë kohë për të apeluar kundër vendimit të gjykatës. Një aplikim u pranua dhe migranti në fjalë do të kthehet në Itali.

Ndërkohë një Gjykatë Apeli në Romë vendosi, që 43 personat e dërguar para tri ditësh në Shqipëri duhet të sillen në Itali. Këtë e njoftoi (31.01.2025) agjencia italiane e lajmeve ANSA duke iu referuar burimeve nga drejtësia.

Si rrjedhojë migrantët e strehuar në Gjadër do të duhet të largohen nga Shqipëria drejt Italisë.

Përpjekja e parë e Italisë dështoi. Në muajin tetor i riktheu të 16 azilkërkuesit e transportuar në Shqipëri. E njëjta skenë u përserit edhe javën e parë të nëntorit, pasi një gjykatë në Romë vendosi sërish për kthimin e 7 emigrantëve, pa kaluar 48 orë nga qëndrimi i tyre në kampin e Gjadrit.

Gjyqtarët e Romës zbatuan një vendim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, i cili, duke kujtuar ligjin evropian, argumenton se një vend origjine nuk mund të konsiderohet "i sigurt” nëse edhe pjesë të tij nuk janë të sigurta, dhe gjithashtu për disa kategori qytetarësh, si disidentët politikë ose personat LGBTQ+.

Grindja mes qeverisë dhe drejtësisë italiane në thelb ka të bëjë me çështjen, se cilat vende origjine mund të vlerësohen si të sigurta dhe kush e ka komptencën për t'i klasifikuar ato si të tilla. Gjykata Europiane më 25 shkurt pritet të vendosë lidhur me veprimet e autoriteteve italiane.

A do të funksionojë ‘'modeli shqiptar''?

Marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverisë në mars të vitit 2023 parashikon qëndrimin e emigranteve deri në katër jave pritje. Po ashtu që Shqipëria do të trajtojë rreth 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë në kampin e Gjadrit. Gjatë një viti numri i tyre mund të arrijë deri në 36 mijë.

‘'Mund të ndodhë që individë vijnë nga ‘'vendet e sigurta'', por rasti i tyre individual i aplikimit të jetë i vlefshëm për azil në një vend të caktuar'' – shprehet Ledion Krisafi, eksperti shqiptar në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në mënyrë që kërkesa e një personi për azil ose për mbrojtje ndërkombëtare në Itali të përpunohet në Shqipëri, vendi i origjinës së tij duhet të konsiderohet "i sigurt”. 

Si për të shpëtuar "modelin e Shqipërisë” qeveria e Melonit mori masa duke e përditësuar listën e vendeve që Italia i konsideron "të sigurta”. Tani janë 19 vende të sigurta për riatdhesim, nga 22 që ishin më parë.

"Në këtë drejtim, duket se nuk ka ndonjë problem të vërtetë me marrëveshjen vetë ose procedurat. Problemi duket se është një mosmarrëveshje ligjore lidhur me standardet dhe procedurat e Italisë dhe BE-së në këtë rast" - tha Krisafi.

Mbështetja e komunitetit për kampin

Ndërtimi i kampit në fshatin Gjader, një bazë ajrore e rrënuar ndër vite, u prit me shpresë nga komuniteti. Të ardhurat e familjeve janë kryesisht nga bujqësia apo remitancat, ndaj kampi do të thotë për ta vende të reja pune.

‘'22 gra dhe 9 burra nga Gjadri dhe rrethinat janë punësuar në kamp'' – shprehet kryeplaku fshatit, Aleksandër Preka. 65-vjeçari, i cili ka në pronësi një dyqan ushqimor në qendër të fshatit, thotë se puna shtohet sa herë që anijet italiane sjellin emigrantë. Por kampi ka qëndruar më së shumti i zbrazur, ndaj pjesa më e madhe e të punësuarve kanë mbetur pa punë. "Ne shpresojmë që kampi të funksionojë pasi duam që të rritet mirëqenia e zonës” – shprehet Preka.

Jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim me Aleksandrin, megjithatë vendimi i drejtësisë italiane ka qetësuar zërat kritikë në Shqipëri. Për ardhjen e kontingjentit të tretë të emigrantëve nuk pati protesta. ‘'Ne vijojmë të jemi kundër marrëveshjes, pasi e konsiderojmë shkelje të të drejtave të njeriut'' – shprehet Mariglend Doci, 29-vjeçar nga Mamurasi, i cili së bashku me një grup aktivistësh kundështuan prej fillimit ndërtimin e kampit. ‘'Ne shpresojmë që Gjykata Evropiane të shprehet kundër, ose do të rinisim protestat'' – thotë Doci.

A do ta lehtësojë marrëveshja rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE?

"Unë mendoj se kjo marrëveshje është një ‘'show''. Ajo nuk zgjidh problemin e imigracionit të paligjshëm në Itali. Është servirur për publikun italian, se qeveria po bën diçka për këtë çështje të ndjeshme" tha Krisafi. "Megjithatë, ky zhvillim shënon një kapitull të ri për Shqipërinë në trajtimin e çështjeve të migracionit."

Shqipëria hapi në tetorin e vitit të kaluar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, në të njejtën kohë kur kjo e fundit duket e vendosur në përpjekjen e saj për të forcuar masat ndaj emigrimit të paligjshëm. 

Gjatë një takimi të Këshillit të Europës në atë kohë, liderët e BE-së diskutan për krijimin e "qendrave të kthimit" sipas modelit shqiptar në shtetet që nuk janë anëtarë të BE-së, si një mënyrë për të menaxhuar fluksin e refugjatëve. Këto qendra do të përdoren për të strehuar migrantët, të cilëve u janë refuzuar aplikimet për azil në BE, ndërkohë që presin deportimin në vendin e tyre të origjinës, për sa kohë ky vend konsiderohet i sigurt.

"Me këtë marrëveshje, Shqipëria ka shprehur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, edhe për çështje që nuk e prekin drejtpërdrejt" - tha Krisafi. "Nëse kjo marrëveshje do të dështojë apo jo, edhe pse mund të mos funksionojë në praktikë, Shqipëria e ka arritur qëllimin e saj. Shqipëria e ka bërë pjesën e saj."/ DW

emigrantet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë