Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TIRANË- Kthimi nga investimi i rezervës valutore pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kthimi i rezervës ishte pozitiv në masën 2.91%, nga 3.43% që kishte qenë në vitin 2023. Ulja e normave të interesit nga bankat qendrore, veçanërisht në gjysmën e dytë të 2024, ka ndikuar në një korrektim në ulje të kthimit nga rezerva valutore, që megjithatë ka qëndruar në nivel pozitiv për të dytin vit radhazi.
Kthimi nga rezerva valutore nuk mban parasysh efektin e kursit të këmbimit. Për shkak të forcimit të ndjeshëm të Lekut në dy vitet e fundit, rezerva valutore e shprehur në monedhën vendase është zhvlerësuar dhe ka dhënë një efekt negativ në rezultatin financiar të Bankës së Shqipërisë.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 6.27 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore (e shprehur në Euro) është rritur me 7.2% ose 422 milionë euro krahasuar me fundin e vitit 2023.
Në fund të vitit 2023, përbërja e rezervës valutore bruto sipas monedhave dominohej nga Euro me 63.8%, e ndjekur nga Dollari Amerikan me 19.5%, Ari me 4.4%, të drejtat e tërheqjes në FMN (SDR) me 4.2%, Paundi Britanik me 2.5%, Renminbi Kinez, me 2.8%, Jeni Japonez me 2.2%, dhe Dollari Australian me 0.8%.
Rezerva valutore e administruar nga Banka e Shqipërisë është e investuar në aktive likuide, kryesisht me afat maturimi 1-3 vjet. Pesha e investuar në instrumente të borxhit me afat mbi 5 vjet rezulton me një rritje të lehtë gjatë këtij viti, duke përfaqësuar rreth 4.4% të portofolit të rezervës të investuar në tituj në mbyllje të vitit. Kohëzgjatja e investimit për një pjesë të rezervës u rrit në pasqyrim të pritjeve për rënie të normave të interesit. Rritja e ekspozimit në
investime me afat maturimi deri në 3 muaj pasqyron rritjen e depozitave të vendosura kryesisht me banka qendrore. Në kushtet e rritjes të stokut të rezervës edhe pjesa e portofolit e investuar në instrumenteve të borxhit është rritur krahasuar me vitin paraardhës.
Portofoli i administruar nga administratori i jashtëm (Banka Botërore) vijon të investohet kundrejt një portofoli referencë 1-3 vjet, kryesisht në instrumente borxhi të emetuara nga qeveri dhe agjenci qeveritare. Në fund të vitit 2024, rreth 90% e portofolit të rezervës valutore rezulton e investuar me emra me renditje të cilësisë së lartë (klasa AAA dhe AA, duke përfshirë edhe ekspozimet në llogari rrjedhëse dhe Sdr).
Ekspozimet sipas llojit të emetuesit përfaqësohen nga qeveri ose banka qendrore, me 72%, të ndjekura nga institucione shumëpalëshe, me 10.6%, banka ose institucione të tjera financiare, me 8.4%, agjenci, me 6.7%, institucione të garantuara nga qeveritë, me 1.6% dhe autoritete qeveritare organe publike, me 0.7%./ Monitor
TIRANË- Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Per...
KOSOVA- Një dokument i publikuar ka nxjerrë në pah një skandal brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku het...
TIRANA- Gazetari Igli Çelmeta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka folur rreth skandalit të shpërbërjes ...
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme për rastin e kolegut Elton Qyno në Gjykatën Kushtetuese. I ftuar në "Ç...
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku është "shkr...
TIRANA- Avokati Saimir Visha deklaroi sot se në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me SIDA. I ftuar në "&Ccedi...
TIRANA- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë shtyrë seancën për rastin e gazetarit Elton Qyno teksa trupa u tërhoq p&...
TIRANA- I arrestuari për hakerimin e e-maile-ve të SPAK, Arnold Rrokaj, ka pranuar akuzën. Bëhet me dije se ai para hetuesve ka ...
ELBASAN- Policia e Shtetit ka reaguar pas raportimeve se gjatë aksionit të BKH-së në Elbasan, ka refuzuar kontrollet në subjekte...
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Redian Rrajës. Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm p&eu...