Berisha pas daljes nga SPAK: Në korridore pashë dengje me narko-euro. Tre zyrtarë të nivelit të lartë në Aruba
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha për gazetarët pas daljes nga SPAK se institucioni ishte i mbushur me para që, sipas tij...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha për gazetarët pas daljes nga SPAK se institucioni ishte i mbushur me para që, sipas tij...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqipta...
Spanja mundi me golin e Ferran Torres skuadrën e Argjentinës, duke fituar kështu botërorin. Gjërat nuk u mbyllën në paqe, pas...
Ajo që nisi si një bast mes miqsh në një mbrëmje me birrë u shndërrua në një nga aventurat më të jasht&eu...
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...
Eshtë zhbllokuar rezultati i finales së madhe Spanjë-Argjentinë, Sapo nis shtesa e dytë, Ferran Torres zhbllokoi rezultatin du...
Autoritetet në Afrikën e Jugut vijojnë hetimet për vdekjen e papritur të futbollistit Jayden Adams, mesfushorit të Mamelodi Sund...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëroi për hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e një protestueseje n&eu...

SHKODËR- Prej më shumë se dy vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë planifikuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri. Vepra duhet të përfundonte në gusht të këtij viti, por verifikimet e Faktoje tregojnë se afatet janë shkelur. Projekti i urës mbi Bunë me vlerë 20 milionë euro do të nis zbatimin në fund të këtij viti, ose fillimvitin e ardhshëm.
Dy vite më parë, gjatë një takimi të nismës Ballkani i Hapur në Ohër, kryeministri shqiptar Edi Rama e njohu kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç me projektin 3D të urës mbi lumin Buna, një ide e hedhur më herët nga Abazoviç që parashikon të lidh Velipojën me Ulqinin.
Projekti u konkretizua në një Marrëveshje Bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më 27 shkurt 2023 në Podgoricë. Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nënshkruan Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna me vlerë 20 milionë euro.
Projekt-idea mbi urën që do të lidhë Velipojën me Ulqinin ishte përgatitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Projekti teknik i urës, përgatitja e buxhetit, lejet e ndërtimit duhet të përfundonin deri në shkurt të vitit 2023, për t’i hapur rrugën punimeve në terren. Si afat për përfundimin e veprës planifikohej gushti i këtij viti.
Koha tregoi që afati i premtuar për përfundimin e veprës u shkel. Nga verifikimet e Faktoje rezulton se për veprën që planifikohej të inagurohej këtë muaj, nuk kanë nisur ende punimet në terren.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit thotë se punimet për projektin pritet të fillojnë në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit 2025.
‘Kohëzgjatja e zbatimit për këtë projekt është parashikuar të jetë 24 muaj. Si rrjedhojë, punimet pritet të përfundojnë në fund të vitit 2026 ose fillim të 2027-ës.‘ thotë FSHZH, pa dhënë arsye për shkeljen e afatit.
Paralelisht me ndërtimin e urës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se do të hapet edhe pika e përbashkët e kalimit kufitar, e cila do të bëjë të mundur aksesin e këtij investimi nga qytetarët.
Ndërtimi i urës mbi Bunë dhe lidhja e dy qendrave të mëdha turistike, do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, tha për Faktoje Kryetari i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi.
“Është ndihmë shumë e madhe për turizmin shqiptar, edhe për ata që duan të shkojnë në Mal të Zi. Dhe jo vetëm thjesht për turizmin shqiptar, sepse do të jetë një urë lidhëse e mirë edhe për turistët shqiptarë të Kosovës që vijnë nga diaspora dhe bëjnë turizëm në Shqipëri.” – shprehet ai duke shtuar se ndërtimi i kësaj vepre duhet të nisë sa më parë, për këtë arsye:
“Me lirimin e vizave për Kosovën ne rrezikojmë pasi atyre u është hapur një rrugë shumë interesante për të shkuar në Greqi. Prandaj ndërtimi i kësaj ure që krijon lehtësi dhe shkurton distancën na ndihmon në një moment si ky, ndaj duhet bërë sa më parë. Jo thjesht të mbetet një projekt.”- argumenton Kryetari i Shoqatës së Turizmit.
“Ura mbi Bunë”, është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, duke shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 m.
Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë fshatin Pulaj të Velipojës dhe Cveti Nikoliqin në Mal të Zi, në territorin e Komunës së Ulqinit.
Ura e projektuar është kompozitë me trarë çeliku dhe soletë beton arme, rreth 300 metër e gjatë me një gjerësi prej 17 metra linearë, me dy trotuare dhe korsi biçikletash në të dy krahët e urës, dy korsi kalimi për makina me gjerësi rreth 5.25 metra secila.
Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor.
I gjithë projekti do të kushtojë 20 milionë euro dhe ndërtimi do të zgjasë rreth dy vite./ Faktoje.al
MALLAKASTËR- Një zjarr masiv është ndezur në Mallakastër. Gjithashtu flakët kanë krijuar një një situat...
KORÇË- Dy mjeke në spitalin e Korçës janë dërguar për vlerësim profesional, pasi janë kallëzua...
FIER- Një person është arrestur në Fier dhe katër të tjerë janë proceduar për vepra penale të ndryshme. Gjit...
LUSHNJE- Polumbarët e Reneas kanë gjetur trupin e pajetë të 21-vjeçarit, që dyshohet se është mbytur mbrëm...
VLORË- Një 25-vjeçar është proceduar në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar motrën e tij. Gjithashtu i riu dyshohet s...
PEQIN-Një polici i burgut të Peqinit është arrestuar pasi posedonte drogë. Mësohohe se Erald Kasmi u kap me drogë kur po me...
Foto ilustruese DURRËS- Reperi Noizy pritet të lirohet nga qelia me vendim të Gjykatës së Durrësit pas disa ditësh n&eum...
Aksidenti KROACI- Një aksident regjik është regjistruar ditën e djeshme në Kroaci. Mësohet se shqiptar i Kosovës ës...
SHKODRA- Policia Rrugore e Shkodrës njofton se në kuadër të sezonit veror, po punon 24 orë në 24, me qëllim mbarë...
Arrestimi TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka sh...