AKTUALITET

Ku shkuan 140 milionë euro? Ahmetaj zbardh skemën e tunelit dhe akuzon SPAK-un

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 22:07

Ku shkuan 140 milionë euro? Ahmetaj zbardh skemën e tunelit dhe akuzon

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda lidhur me kostot e fryra në projektet madhore infrastrukturore dhe aferën e inceneratorëve, duke vënë në dyshim fatin e miliona eurove nga buxheti i shtetit. Gjatë një interviste në Syri tv ai ka detajuar një skemë abuzimi financiar me projektin e tunelit të Llogarasë, kostoja totale e të cilit arrin në 140 milionë euro, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për bashkëpunim me qeverinë.

Duke iu referuar kostos së tunelit, Ahmetaj argumenton se shuma reale e punimeve është shumë më e ulët. Sipas llogaritjeve të tij, duke u bazuar në një normë fitimi historike prej 11% për ndërmarrjet shtetërore, kostoja reale e projektit nuk duhet të kalonte 93 milionë euro. Kjo ngre pyetjen se ku ka përfunduar diferenca prej dhjetëra milionë eurosh.

“Pra, ku janë këto paratë e tunelit? Ku kanë ikur? Kush i ka marrë? Pse i ka marrë sekseri që s’ka bërë asnjë punë?” pyet ai, duke treguar për përfshirjen e ndërmjetësve që kanë përfituar fonde publike pa kryer asnjë shërbim.

Ai gjithashtu vë në dukje se projektit i mungojnë ende vepra të rëndësishme shoqëruese, siç janë urat lidhëse. Ahmetaj e shtrin kritikën e tij edhe ndaj veprimtarisë së SPAK-ut, të cilin e akuzon për drejtësi selektive. Sipas tij, struktura e posaçme po anashkalon hetimin e abuzimeve të mëdha financiare, siç është rasti i inceneratorit të Tiranës, dhe po përqendrohet në akuza të vogla e të pabazuara ndaj tij.

Në lidhje me perceptimin e një standardi të dyfishtë në drejtësi, Ahmetaj refuzon këtë term, duke e quajtur situatën “bashkëpunim i SPAK-ut me qeverinë”. Ai krahason rastin ku ndiqet penalisht për 34,000 euro pa mbajtur asnjë funksion publik, me rastin e ministres Belinda Balluku, e cila, sipas tij, nuk po hetohet për një aferë prej 190 milionë eurosh ndërsa vazhdon të jetë në detyrë.

Sipas tij, i gjithë ky proces, përfshirë kërkesën për ekstradimin e tij, ka si qëllim final burgosjen dhe heshtjen e tij për të mos denoncuar më skemat korruptive. “Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më,” deklaroi ai, duke theksuar se përndjekja ndaj tij është e motivuar politikisht.

Ahmetaj:

Ka ndryshuar kosto e e gjithë projektit? Po, jo, le ta thonë, le ta le ta nxjerrin. E treta, ka pasur një ndërmarrje, për ata që janë një çikë më të mëdhenj se unë e mbajnë mend. Ka pasur një ndërmarrje shtetërore në kohën e e Enverit. 21 dhjetori. Dhe e kishte, e kishte fitimin 11% fitimi i caktuar. Pra, në qoftë se janë 140 milionë, fitimi është 11%, pra është diku tek 15 e ca, 16. Thamë 82 milionë, edhe 15, u bënë 97 milionë. 90, vetëm 93 milionë i bie që ka kushtuar tuneli. 93 milionë. E dyta, më fole për Erion Velinë. Unë nuk gëzohem për kë për askënd. Për askënd, nuk gëzohem që të jetë në burg.

Kemi thënë s’kemi nevojë t’i kthehemi zoti Peka. S’kemi nevojë t’i kthehemi.

Më fal, e kemi diskutuar, do të diskutojmë prapë zoti Peka, gjithë detajet. E kemi diskutuar. Ktheju, gjithë regjistrimit që ke, aty e ke bisedën se çfarë kam thënë konkretisht. E e para, e dyta, përsa i përket inceneratorit të Tiranës. Pra ku janë këto paratë e tunelit? Ku kanë ikur? Kush i ka marrë? Pse i ka marrë sekseri që s’ka bërë asnjë punë? Pse nuk janë urat?

Se merre, e dëgjoja një ditë dikë nga opozita që merrej me lejen. Ore dakord, do merresh me lejen se është, është fundi i botës që të bësh projektin pa leje. Është fundi i botës, më fundi i botës. Pse s’e bëmë ne rindërtimin pa pa leje? Pse s’e bëmë? Delnin lejet pa u bërë ai. Patjetër. Dilte lejet, nxirrnin bashkitë lejet pa u bërë. Rindërtimi për të futur njerëz në shtëpi. Po nuk është ky thelbi. Thelbi është, ore pse ku janë, ku janë paratë?

E dyta te inceneratori i Tiranës. Ore ç’është kjo histori vjedh vërdallë? Ore ku janë ku janë paratë? Ku janë paratë? I gjeti paratë Altin Dumani te, te pseudo 34.000 euro te hoteleve? Aty i gjeti. Aty i gjeti? Apo i gjeti te shtëpia e e Leos dhe shtëpia e Eldës? Aty i gjeti. Që s’kanë lidhje. Ku janë mo? Ku janë? Ku janë 130 milionët? Po të tjerat mo ku janë? E di çfarë bëjnë këta mo? Këta bëjnë gallatë mo.

Shkojnë edhe akuzojnë nga e para për Ecoparkun që e ka firmosur urdhrin për, për prokurim. E ka firmosur vetë Edi Rama. Këta shkojnë edhe e kanë gjetur Terrin në burg dhe akuzojnë Terrin. Terri kishte katër vjet që kishte ikur. Po është, është fundi i botës hajde të gjesh drejtësi. Hajde të numërojmë njerëzit që fusim në burg. Po ata që fusim në burg pastaj ka prova, s’ka prova, s’ka pikë rëndësie.

Kjo është pra. Pastaj të tjerat e të tjera e të tjera e të tjera e ka. Ku është, ku janë paratë e AKSH-it? Ça i harruan? I bëjnë për budallenj shqiptarët këta. Apo po merren me ekstradimin tim. Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më. Po duroni mo. Duroni mo se ka një mision çdo njeri. Zoti Peka, i kam dëgjuar shpesh edhe edhe opinionistë të nderuar që flasin për dy standarde. Ore jeni në vete apo jo? Më fal që flas kështu, ju kërkoj ndjesë. Po s’ka dy standarde.

Është bashkëpunim mor. Nuk, ju e quani standard tjetër atë që lënë x-in dhe y-in në detyrë dhe që kështu dhe që ashtu. Jo mor jo, është bashkëpunim i SPAK-ut me qeverinë. Nuk është standard. Standard, ka, ka dubël standard, ka për njerëz si puna ime që kreu i organizatës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë