AKTUALITET

Kulla 35 kate "Rozafa Tower" në Shkodër, KMSH: Të ndërpritet çdo veprim ndërtimor mbi pronën vakëf

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Tetor 2025, 15:55

Kulla 35 kate "Rozafa Tower" në Shkodër, KMSH: Të

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reagur për projektin e kullës 35 katëshe “Rozafa Tower” në Shkodër. Sipas një reagimi të KMSH në rrjetet sociale, vendi ku po bëhet kjo ndërtesë është në pronësi të një vakëfi dhe i përket këtij komuniteti.

Më tej thuhet se përben shkelje të ligjit cenim të të drejtës së pronësisë dhe një akt mosrespektimi ndaj institucioneve fetare dhe trashëgimisë vakëf.

REAGIMI I PLOTË:

Reagim mbi pronën vakëf në Shkodër dhe ndërtimin e paligjshëm mbi të Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për faktin se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare, mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës ka nisur ndërtimi i kullës “Rozafa Tower”. Ky veprim përbën një shkelje të hapur të ligjit, një cenim të të drejtës së pronësisë dhe një akt mosrespektimi ndaj institucioneve fetare dhe trashëgimisë vakëf.

Prej më shumë se tre dekadash, kjo pronë ka qenë objekt i një kalvari të gjatë gjyqësor dhe administrativ. Në vitin 1996, me vendimin nr. 1586 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Shkodër, prona është njohur në favor të KMSH, me të drejtë parablerjeje të objektit të ndërtuar mbi pronën vakëf. Në vijim, Gjykata Kushtetuese në vitin 1999 dhe Gjykata e Lartë me vendimin nr. 00.2014.3003(316), datë 24.04.2014, konfirmuan përfundimisht të drejtën e pronësisë mbi këtë truall në favor të pronarëve legjitimë: Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kishës Orthodhokse dhe familjes Laçej.

Megjithatë, pavarësisht këtyre vendimeve, institucionet shtetërore, përfshirë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Zyrën e Përmbarimit Shkodër dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Dega Shkodër, nuk kanë zbatuar detyrimet e tyre ligjore, duke lejuar ndërhyrje të paligjshme mbi pronën dhe duke i hapur rrugën ndërtimit në kundërshtim me çdo akt gjyqësor. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se moszbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe vepër penale, që minon parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe dëmton besimin e qytetarëve tek institucionet.

Në këtë situatë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve shtetërore për zbatimin e plotë të vendimeve gjyqësore që njohin pronësinë e ligjshme, ndërprerjen e çdo veprimi ndërtimor mbi pronën vakëf dhe hetimin e përgjegjësive të zyrtarëve që kanë shpërdoruar detyrën. Sigurojmë të gjithë besimtarët se Komuniteti Mysliman mbetet i vendosur të vijojë me të gjitha mjetet ligjore mbrojtjen e pronës vakëf.

Nëse kjo e drejtë vijon të cenohet, KMSH do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për të kërkuar zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe dëmshpërblimin për shkeljet e përsëritura.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë