AKTUALITET

“Kur i dhashë atletet me pika gjaku…”/ qytetarja tregon bisedën me nënën e Martinit: Nuk e besonte që kishte vdekur, priste të dilte gjallë

E.D Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 19:21

“Kur i dhashë atletet me pika gjaku…”/ qytetarja tregon

TIRANË- Martin Cani, 14-vjeçari që mbeti viktimë e një sherri me bashkëmoshatrët e tij ditën e djeshme, ka prekur mbarë opinionin publik. Gjithashtu një qytetare tregon momentet kur i ka dhënë ndihmën e parë. Qytetarja gjatë një interviste për Top Channel, shprehet se një turmë njerzish ishin mbledhur aty dhe një tregtar i kishte vënë jastëk te koka, ndërsa një djalë mbante gjakun me bluze.

“Momenti i parë ishte klithma njerëzore që ndodhi në rrugë dhe trupin tim e përshkoi kjo lloj klithme. Dola nga dyqani dhe shkova drejt turmës. Turma ishin njerëz kalimtarë tregtar dhe nënës shkollash. Ulërinin dhe nuk bënin asgjë, veç një djalë. Një tregtar i kishte vënë jastëk të koka, dhe një djalë që mbante gjakun me bluze dhe rrinin aty. Bërtita ulërita, të lutem thash ky nuk pret ambulancën, duhet të ikë urgjent, nuk pret ambulancës. Makinat që ishin rresht nuk donin, kishin mbyllur xhamin dhe vetëm shikonin. Klithmat tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, askush nuk bëri video që ta shohim se çfarë po ndodhte. Mora makinën dhe e çova te trupi i djalit. Mora djalin, na ndihmuan dy burra të tjerë dhe e shtriva në makinë.

Në një moment ngela e vetme. Kristina ishte para me makinë, tha të vij unë. I thash duhet një burrë të na ndihmojë. Dola nga makina, iu drejtova o njerëz ju lutem një burrë. (Qan) Vjen një burrë ishte i traumatizuar, i dha frymë, i mbajti dhe plagën. Eca me shpejtësi, djalin e zgjova me klithmat e mija si nënë. Bir i nënës zgjohu i thash, çohu se erdhëm për spital, t’i shpëtove ti u zgjove dhe ai u zgjua, mami, mami tha. Bir i mamit thash mami s’të la vetëm jam me ty. Vjen ambulanca, mblodha mendjen dhe thashë këta janë më të zotë se unë. E marrin djalin, djali lëvizte kokën, thoshte mami, mami. Isha nëna e tij në atë momente, thika ishte fatale në zemër. Një goditje ishte. Djali u zverdh dhe e pashë që ishte rëndë. Më mbajti me shpresa që u zgjua”, rrëfen qytetarja.

Gjithashtu ajo tregon edhe momentin kur ka komunikuar me prindërit e Martinit. Sipas saj prindërit e 14-vjeçarit i kishte njoftuar mësuesja kujdestare. Ajo më tej thotë se mësuesja i kishte thënë se djali është te Trauma.  Po ashtu ajo tregon edhe momentin kur i ka dhënë atletet e Martinit me pikat e gjakut. Qytetarja rrëfehet se nëna e 14-vjeçarit në atë moment e besoi se djali ka vdekur dhe nisi të qante dhe të ulëriste. 

Pati dalje të stafit mësimor?

“Ishte momenti, mos ia vëmë fajin atyre as policisë. Për atë moment që ata u çanë më thikë nuk kishte ça bënte mësuesi brenda në klasë. Çfarë do bënte një zyshë nga kati i tretë?”

Pate komunikim me prindërit?

“Po vajta te Trauma, kisha me vete atletet e djalit. Prindërit i kishte njoftuar mësuesja kujdestare, nëna kishte qenë në punë. Kishte ardhur me rrobat e punës. Më tha që mësuesja i kishte thënë se ‘djali është te Trauma po shkoni urgjent’. Ata akoma ishin në shok, prisnin mos dilte gjallë. Babai punonte kamarier, nëna se di.”

Çfarë ndjesie të dha komunikimi me prindërit?

“Nëna kishte ngrirë komplet, nuk reagonte fare. Kur i dhashë atletet e djalit gri me pikat e gjakut, aty filloi të ulëriste dhe qante. Aty besoi që djali ka vdekur. Isha unë i thashë në vendin tënd, mos u mërzit. Nuk dha shpirt në asfalt.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë