AKTUALITET

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

r.ll Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2024, 14:56
Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon
Dyqani i Ardianit ku tregtojnë mish dhe bulmet

KUKËS- Pas 25 vjetësh në emigrim, Ardian Nerguti vendosi të kthehej në Shqipëri. Paratë e fituara nisi t’i investojë në fshatin e lindjes në Gjegjan të Kukësit. Ai ishte i përgatitur për vështirësitë që ka çdo fillim i një sipërmarrjeje, por jo edhe për pengesat që do t’i dilnin në institucionet e vendit të tij për pronësinë e tokës. Entuziazmi i fillimit thotë se u zëvendësua me zhgënjim, e madje deri diku edhe me pendim.

Nga qyteti çek në fshatin në Kukës

Ardiani emigroi fillimisht në Greqi për gjashtë vjet. Më pas u zhvendos në Angli, e së fundi në Çeki. Aty krijoi familjen e tij me Pavlën - një vajzë e qeshur çeke dhe e dashuruar me natyrën shqiptare. Çifti ka një vajzë 4 vjeçe e gjysmë. Pas një çerek shekulli në emigrim dhe pasi mblodhi disa kursime, Ardiani vendosi të kthehej në Shqipëri në maj të këtij viti.

“E kishim diskutuar disa herë edhe me bashkëshorten dhe vendosëm të hapnim një fermë në fshatin tim të lindjes. Kështu u kthyem në Gjegjan të Kukësit dhe nisëm jetën tonë të re në Shqipëri”, rrëfen Ardiani për Radion Evropa e Lirë.

Ajo është një vajzë qyteti, tregon se ka lindur dhe jetuar në Shumperk të Çekisë, por se është përshtatur mirë me fshatin dhe punët e tij.

Toka e trashëguar brez pas brezi, por pa dokumente

Ardiani thotë se ishte i përgatitur për problemet që do t’i kishte në lidhje me fermën, pasi çdo fillim i ka vështirësitë e veta. Në fshatin ku u lind dhe u rrit, ndërtoi një stallë, ku mban 18 krerë lopë dhe disa pula, dhe kështu nisi ta bënte realitet ëndrrën për të investuar në vendin e tij. Aktualisht, ka edhe një dyqan me qira, ku tregton produkte të mishit dhe qumështit, si dhe vezë.

Por, ajo që nuk e kishte menduar kurrë, doli të jetë problematika me tokën e trashëguar brez pas brezi. Ajo sipërfaqe toke, për të cilën thotë se i gjithë fshati e dinte se ishte në pronësi të familjes së tij, rezultoi të mos jetë e gjitha e dokumentuar.

“Është tokë e trashëguar, por jo e regjistruar. U habita kur mësova se toka nuk ekzistonte fare në kadastër. Ka qenë tokë që e kemi përdorur dhe trashëguar tash e 300 e më shumë vjet”, thotë 42-vjeçari.

“Nga kjo pjesë toke që unë besoja se e trashëgoja, hoqa dorë. Pastaj, duke kërkuar në dokumentet e babait që nuk jeton më, gjeta disa letra që tregonin se kishim të dokumentuar rreth 600 metër truall në dy zona të ndryshme dhe kërkova të bëhej kalimi nga emri i babait tek unë”, rrëfen ai. Por, përgjigjja që mori thotë se ishte e çuditshme. Ai duhej të hiqte dorë nga njëri prej trojeve prej 300 metrash, për të trashëguar 300-metërshin tjetër.

Ofrohen fonde për investime, por me kritere të paplotësueshme

Zhgënjimi i kësaj familjeje, veç problemeve me pronësinë e tokës, lidhet edhe me mungesën e mbështetjes nga shteti për investimin që ka nisur në një qark, i cili është ndër më të prekurit nga emigrimi.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural në Shqipëri shpesh bën thirrje për përfitim të fondeve për të investuar në bujqësi. Në një prej takimeve informuese mori pjesë edhe Ardiani, por thotë se mbeti shumë i habitur.

“Në takim na u tha se mund të përfitonim deri në 750 mijë euro, por kushti i parë ishte që toka ku do të investohej, të ishte e regjistruar me dokumentacion të plotë. Të vihet ky kusht kur dihet që më shumë se 90% e banorëve të fshatrave të Kukësit nuk e kanë tokën me dokumente, duket pa kuptim”, thotë Ardiani.

“Nëse shteti e di këtë problematikë, nuk mund ta ketë kusht për marrjen e një fondi mbështetës, por duhet ta zgjidhë fillimisht atë", thotë ai.

Bashkëshortja e tij, Pavla, është gjithashtu e mërzitur nga kjo situatë. Ajo thotë se problem i madh është mungesa e ndihmës nga shteti për planin e tyre të biznesit.

“I kemi investuar të gjithë paratë tona dhe nuk po gjejmë mbështetje për ta ristrukturuar shtëpinë e prindërve të bashkëshortit tim, për ta përshtatur për fëmijën tonë, e po ashtu kemi edhe probleme me pronësinë e tokës”, thotë ajo.

“Më lehtë të regjistrosh pronë në emigrim se në vendin tënd”

Ardiani thotë se e ka shtëpinë e tij në Çeki, ashtu si edhe një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

“Gjithë atë pasuri e kam arritur me punën time, e gjithashtu e kam dokumentuar shumë lehtësisht. Mendo ta bësh këtë në një shtet të huaj ku isha emigrant, e në vendin tënd nuk arrin ta dokumentosh pronën tënde, një pronë që familja ime e trashëgon ndër shekuj. Duket shumë ironike”, thotë Ardiani.

Shpesh thotë se ndihet keq, sepse “përpiqen ta bëjnë të duket edhe i paditur”.

“... por, pastaj them: kur kam arritur ta realizoj këtë në Çeki, nuk është tek unë problemi, por te sistemi, tek institucionet, por si zgjidhet”?

Kjo pyetje thotë se e mundon prej shumë muajsh dhe se zhgënjimi për vendimin që mori për t'u kthyer në Shqipëri, tashmë i ka kaluar në pendim.

“Do të vazhdoj ta bëj maksimumin për ta pasur në emrin tim atë tokë që rezulton e regjistruar... Por, nuk më ka mbetur gjë tjetër se i kam marrë institucionet me radhë, veçse t'i drejtohem kryeministrit [Edi] Rama me ndonjë letër”, thotë fermeri.

Ai vazhdon të punojë fort me bashkëshorten dhe nënën e tij, por të ardhmen e sheh të zymtë.

“Në Çeki vijoj të paguaj detyrime për shtëpinë dhe tokën, ndërkohë që këtu jam në një udhëkryq. Sigurisht që në këto kushte, largimi duket zgjidhje optimale”, thotë i prekur Ardiani.

Qeveria - thirrje për kthim të emigrantëve për të investuar

Në takimet që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi muajve të fundit me diasporën, por edhe në zona të ndryshme turistike malore, ai u bëri thirrje emigrantëve të kthehen në Shqipëri për të investuar, duke thënë se Qeveria po përgatit Paketën e Maleve.

“Do të jetë një paketë me një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male, në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen. Dhe, me bukuritë e këtyre maleve, të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme“, tha Rama.

Paketa e Maleve synon, mes tjerash, turizëm malor 365 ditë në vit, rivitalizim të zonave malore dhe zgjidhje të çështjes së pronësisë.

Kjo çështje e pronësisë mbi tokën është pranuar nga Rama, i cili ka premtuar zgjidhje. Kjo problematikë ka qenë vazhdimisht shqetësim i shprehur edhe në raportet për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, e po ashtu pengesë për investime të huaja në vend.

“Si mua dhe vajzës sime na pëlqen shumë. Natyra është e bukur, kemi përballë malin e Gjallicës, pamjen e bukur të lumit Drin, pamje fantastike... Ushqimet janë bio dhe ajri është i pastër”, thotë Pavla./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë