AKTUALITET

Kursi i euros e nis javën në rënie, arrin rekord të ri historik në 100.26 lekë

n.f Përditësimi i fundit 24 Qershor 2024, 17:50
Kursi i euros e nis javën në rënie, arrin rekord të ri
Të dhënat

TIRANË- Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur këtë javë me një tjetër rënie të lehtë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 100.26 lekë, që përfaqëson edhe nivelin më të ulët historik të kursit të këmbimit, ndërkohë që rekordi i mëparshëm kishte qenë vlera e 100.27 lekëve, më datë 11 qershor.

Gjatë fundjavës, megjithatë, kursi i këmbimit ka rënë në nivele edhe më të ulëta. Disa pika të këmbimit valutor, duke përfshirë subjektin më të madh, Iliria ’98, e kanë tregtuar euron me 99.6 lekë në blerje dhe 100.4 lekë në shitje. Në mesatare, ky kurs do të rezultonte në nivelin e 100 lekëve, duke regjistruar një rekord të ri faktik të kursit të këmbimit.

Megjithatë, duke qenë se Banka e Shqipërisë nuk e llogarit dhe publikon kursin e këmbimit gjatë fundjavës (kur banka qendrore dhe subjektet kryesore raportuese, bankat tregtare, janë pushim), zyrtarisht kursi më i ulët mesatar është i regjistruar ditën e sotme, prej 100.26 lekësh.

Këtë verë, ashtu siç parashikohej, kursi i euros po përballet me presione reja rënëse, për shkak të flukseve të larta valutore hyrëse të sezonit turistik. Kursi mesatar i këmbimit nuk ka rënë poshtë nivelit të 100 lekëve vetëm falë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që gjatë muajve maj dhe qershor ka kryer disa herë blerje të drejtpërdrejta të euros në tregun valutor.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë ka tërhequr një pjesë të valutës nga tregu, duke frenuar rënien e mëtejshme të monedhës europiane, por paralelisht ka dhënë edhe një efekt piskologjik, duke përcjellë mesazhin se banka qendrore nuk dëshiron të lejojë rënien e kursit poshtë kufirit të 100 lekëve.

Në kushtet e inflacionit të ulët, poshtë objektivit prej 3%, Banka e Shqipërisë mund ta justifikojë këtë ndërhyrje në funksion të objektivit të saj kryesor, të stabilitetit të çmimeve. Një forcim i mëtejshëm i lekut do të ulte edhe më shumë çmimin e produkteve të importuara dhe do të forconte më tej trysninë dizinflacioniste në ekonomi.

Forcimi i lekut ka ndikuar ndjeshëm në uljen e inflacionit në ekonominë shqiptare, ndërsa ka ndihmuar ruajtjen e aftësisë paguese të huamarrësve me të ardhura në lekë dhe kredi në valutë. Por, nga ana tjetër, rënia e kursit në këto nivele ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve në ekonomi, veçanërisht fasonerinë.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente në tremujorin e parë të vitit arriti vlerën e 371 milionë eurove, në rritje me 190% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në zhvlerësimin e lekut gjatë tremujorit të parë të vitit, kur kursi i këmbimit ngeli në nivele relativisht të qëndrueshme. Ndërkohë, tremujori i dytë është shoqëruar me një tjetër cikël rënës, i nxitur nga shtimi i flukseve valutore hyrëse në ekonomi./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë