Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Pajisja e shtëpisë me televizorë, frigoriferë, mikrovalë, lavatriçe etj për apartamentet e reja, apo zëvendësimi i tyre për ato ekzistuese, është një dhimbje koke e vërtetë për familjet shqiptare.
Këto të fundit, ndonëse janë më të varfrat në Europë për të ardhurat, do të duhet të paguajnë shumë më tepër se të gjitha shtetet e Europës me përjashtim të Islandës, madje shpesh përballen dhe me produkte me cilësi të dobët.
Sipas Eurostat, në Shqipëri, pajisjet elektroshtëpiake kushtonin sa 122% e mesatares europiane për vitin 2022, që do të thotë që një pajisje që mesatarisht në Europë kushton 100 euro, në Shqipëri e gjen me 122 euro.
Shqipëria renditet e katërta pas Islandës, me 130.6 të mesatares europiane dhe Norvegjisë (124.%), – me të dyja këto shtete që kanë një nivel të ardhurat për frymë shumë më të larta sesa të shqiptarëve – dhe Maltës (128.1%).
Sipas përkufizimit të Eurostat, Pajisje shtëpiake përfshijnë: frigoriferë dhe ngrirës; Lavatriçe; pjatalarëse; soba; furra me mikrovalë; fshesa me korrent; aparate kafeje; kazanët; tosteret etj (përjashtohen riparimet e elektroshtepiakeve).
Në rajon, pajisjet elektronike janë shumë më lirë se në Shqipëri, psh në Maqedoninë e Veriut janë sa 95.3% e mesatares së BE-së, në Mal të Zi 96.3%, në Bosnjë 101.4%, ndërsa në Serbi janë 6.1% më shumë se mesatarja europiane (106.1%).
Familjet italiane shpenzojnë 4% më pak se mesatarja europiane (96.1%), ndër më të lirat në Europë.
Ndërsa shtetet që i kanë më të lira pajisjet elektroshtëpiake janë Rumania (86.8%) dhe Polonia (84.6%).
Televizorët kushtojnë 22% më shumë se mesatarja europiane, e dyta më e shtrenjtë në Europë
Edhe në grupin tjetër, atë të pajisjeve elektronike për konsumatorët, Shqipëria rezulton e dyta më e shtrenjtë në Europë.
Këto pajisje kushtojnë 21.7% më shumë sesa mesatarja europiane, duke na e kaluar vetëm Islanda, me 139.6%.
Sipas përkufizimit të Eurostat, produktet elektronike konsumatorë përfshijnë: televizorë; DVD player; marrës; sisteme audio; MP3 player; kamera; kompjutera desktop dhe laptop; monitorues; printera; skanerë; softuer; CD muzikore; DVD filmash; CD dhe DVD bosh etj (përjashton riparimin e pajisjeve të tilla).
Në Itali, pajisjet elektronike kushtojnë sa 92% e mesatares europiane, të dytat më të lirat në Europë, pas Turqisë (78.9%). Në rajon, pajisjet elektronike kushtojnë mesatarisht 6-17% më shumë sesa mesatarja europiane.
Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se pijet alkoolike (125.3%), produktet elektroshtëpiake (122.2%), pajisjet elektronike (121.7%), komunikimi (116.2%), qumështi djathi e vezët (111.7%), pijet joalkolike (108.8%) dhe vajrat dhe yndyrnat (106.7%) kushtojnë më shumë sesa mesatarja euroopiane, ndërsa më i liri është duhani dhe cigarja (44%).
Ndërkohë, Shqipëria kishte në vitin 2022 të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë (pa përfshirë Kosovën) si në raport me prodhimin e brendshëm bruto, 34% të mesatares europiane, ashtu dhe për konsumin individual, sa 40% e mesatares europiane./MONITOR
SHKODËR- Seadet Myftia dhe Zabit Mehmedaj janë shpallur në kërkim pasi një ditë më parë i vendosën lëndë...
Pasditen e 19 janarit 2022, dy inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mbërritën në landfillin e Sharrës n&...
DURRËS- Një video e rëndë, ku policët dhunojnë një të ri, është shpërndarë me shpejtësi n&eum...
Nëse për ditën e nesërme keni planifikuar të shkoni në plazh, ndoshta do të duhet të ndryshoni plane! Sipas meteorolog...
Për shkak të largësisë së vendit të ngjarjes, ende grupi hetimor nuk ka shkuar në vendit të krimit. Gjokë Gurra k...
Rreth 46 mijë shqiptarë lanë Shqipërinë në vitin 2022. Eksodi ishte 10.5% më i lartë se në vitin 2021 dhe 36 mij&...
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar këtë të enjte 25 vite burg për ish-punonjësin e policisë të RENEA-s, Arbër Papl...
Një pikë kontrolli policie është instaluar pranë kampit të muxhahedinëve të MEK në Manzë një javë ...
Gjykata e Apelit në Britaninë e Madhe ka vendosur të anulojë vendimin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda. Sky N...
Shqipëria është një nga vendet kryesore për trafikimin e kokainës në Europë, sipas raportit të fundit të OKB...