AKTUALITET

Kuvendi fut me procedurë të përshpejtuar draftin për mjekët e rinj, zbardhet projektligji

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Korrik 2023, 20:00
Kuvendi fut me procedurë të përshpejtuar draftin për

Një projektligj i qeverisë që synon parandalimin e eksodit të mjekëve të rinj, i prezantuar për publikun të mërkurën, u fut me procedurë të përshpejtuar në punimet e Kuvendit të enjten, pavarësisht kundërshtimit masiv të studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

Nisma ligjore, e cila parashikon një marrëveshje paraprake me studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në 5 vite në vend pas mbarimit të studimeve, pritet të miratohet brenda korrikut në Kuvend dhe të hyjë në fuqi para nisjes së vitit të ri akademik në vjeshtë.

Reagimi i qeverisë erdhi pas eksodit të lartë të mjekëve në vitet e fundit, kryesisht drejt Gjermanisë, duke e lënë sistemin shëndetësor shqiptar me mungesa të mjekëve specialistë.

Duke përdorur terminologjinë “Trajtimi i veçantë” dhe “Punësim me prioritet”, në fakt projektligji parashikon klauzola detyruese për gjithë studentët e rinj dhe për ata që janë aktualisht duke ndjekur studimet.

Nëpërmjet marrëveshjeve qeveri-student, kandidatët për degën “Mjekësi e Përgjithshme” do të duhet të bien dakord që diplomën ta tërheqin vetëm pas përmbushjes së kushtit të punësimit jo më pak se 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas përfundimit të studimeve. Detyrimi për punësim përfshin sektorin publik dhe atë privat.

“Pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet, deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare,” thuhet në projektligj.

Parashikimet ligjore prekin dhe studentët e tjerë nga viti i dytë deri në të katërtin, të cilët do të jenë detyruar të nënshkruajnë marrëveshje para nisjes së vitit të ri akademik duke pranuar të punojë jo më pak se 3 vite në vend.

Ndërsa për studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, detyrimi i punësimit në Shqipëri është deri në 2 vite.

Për ata studentë që nuk pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje me qeverinë do të aplikohet pagesa e vlerës së plotë të kostos së studimeve, e cila nuk bëhet e ditur në projektligj.

“Metodologjia për përcaktimin e kostos së studimeve për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë dhe çdo mbështetje tjetër për studentët e këtij programi studimi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në projektligj.

Qeveria i miklon studentët e Mjekësisë edhe me përfitime të tjera nga kjo marrëveshje detyruese, siç është përfshirja e tyre në programet sociale të strehimit.

Këshilli i Ministrave argumenton se masat e ndërmarra nxiten nga interesi publik për të garantuar plotësimin e nevojave për burime njerëzore në kryerjen e shërbimeve të shëndetit publik. “…Dispozitat që përcillen përmes këtij projektligji janë hartuar në përputhje me nevojat e diktuara në vend për përmbushjen e këtij interesi të lartë publik”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë