AKTUALITET

"Ky shpërthim dhune është një paralajmërim”/ Analiza: Si mund të mbrohen politikanët?

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 11:14

"Ky shpërthim dhune është një paralajmërim”/

GJERMANIA- Pas dhunës së fundit kundër politikanëve, ministrja federale e Brendshme Nancy Faeser dëshiron të diskutojë shpejt masat mbrojtëse. Sulmi kundër një politikani socialdemokrat ka shkaktuar reagime të mëdha në Gjermani. Në Berlin dhe Dreseden janë mbajtur të dielën në mbrëmje edhe protesta pas sulmit brutal ndaj një politikani të SPD-së në Dresden. Ministrat e Brendshëm të landeve federale duhet të hartojnë masa urgjente për mbrojtjen e politikanëve. Ministrja Federalee Brendshme, Nancy Faeser ka kërkuar që javën e ardhshme të mbahet një konferencë e posaçme. Faeser ka kërkuar konferencë urgjente.

"Këtyre akteve shteti kushtetues duhet dhe do t'u përgjigjet me veprime të ashpra dhe masa të mëtejshme mbrojtëse për forcat demokratike në vendin tonë”, tha ajo. Sulmi i fundit ishte "një dimension i ri i dhunës antidemokratike."

Kandidati kryesor i SPD-së për zgjedhjet evropiane, Matthias Ecke, u rrah të premten në mbrëmje në Dresden nga katër persona të panjohur teksa vendoste posterë parazgjedhorë në Dresden. Eurodeputeti 41-vjeçar ndodhet në spital dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas policisë, dyshohet se i njëjti grup kishte sulmuar dhe plagosur edhe një aktivist të fushatës së Partisë së Gjelbër. Sipas dëshmitarëve, ata ishin të veshur me rroba të errëta, tha një zëdhënës i policisë. Një dëshmitar ishte i mendimit se sulmuesit i përkasin spektrit të djathtë politik. Hetimi do të tregojë, nëse kjo është e vërtetë. Sipas Ministrisë së Brendshme në Saksoni, Zyra e Policisë Kriminale po heton këto raste.

Armiqësia ndaj politikanëve

Sulmi shkaktoi zemërim mbarëkombëtar. "Ky shpërthim dhune është një paralajmërim”, tha presidenti Frank-Walter Steinmeier të shtunën. Ai u bëri thirrje të gjithëve që të zhvillojnë debatin politik në mënyrë paqësore dhe me respekt dhe u bëri thirrje mbështetësve të demokracisë liberale që të qëndrojnë së bashku përtej linjave partiake kundër sulmeve. Kancelari Olaf Scholz (SPD) tha se demokracia kërcënohet nga diçka e tillë, "dhe kjo është arsyeja pse një opsion i tillë nuk duhet të pranohet kurrë”.

Zëvendës kancelari Robert Habeck (Të Gjelbërit) shpjegoi: "Ata janë rezultat i neveritshëm dhe i pafalshëm i një brutalizimi të gjuhës, debatit dhe mosfrenimit në të ashtuquajturat media sociale." Ministri i Financave, Christian Lindner (FDP) paralajmëroi se "mosfrenimi i debatit politik na prek të gjithëve”. Kushdo mund të jetë i radhës. "Kjo është arsyeja pse ne të gjithë jemi të thirrur të kundërshtojmë përshkallëzimin."

Incidentet në Dresden janë pjesë e një serie sulmesh mbarëkombëtare ndaj anëtarëve të partive përpara zgjedhjeve lokale dhe evropiane të 9 qershorit. Vetëm të enjten në mbrëmje në Essen, pas një aktiviteti të Partisë së Gjelbër, anëtari i Bundestagut Kai Gehring dhe kolegu i tij i partisë Rolf Fliß thanë se u sulmuan. Fliß u rrah. Nënkryetarja e Bundestagut Katrin-Görin-Eckardt u sulmua verbalisht në Brandenburg një javë më parë. Ka dyshime se këto sulme janë të orkestruara, ndërsa niveli i dhunës është tërësisht i papranueshëm dhe ka për synim përhapjen e frikës. Ekzistojnë dyshimet po ashtu se akte të tilla mund të përsëriten.

Sipas një përgjigjeje nga qeveria federale, nga dhuna në veçanti janë prekur politikanët e Partisë së Gjelbër. Sipas shifrave paraprake, 1219 raste të sulmeve u regjistruan në vitin 2023. Kjo është një rritje e konsiderueshme në vitin 2022 ka pasur 575 vepra penale. Politikanët e AfD-së gjithashtu u sulmuan shpesh fizikisht. Statistikat paraprake regjistrojnë 478 raste. SPD është e treta për nga sulmet, me 420 vepra kriminale kundër tyre. Autoritetet thonë se 10.537 sulme kundër politikanëve janë raportuar nga 2019 deri në 2023./ DW

nancy faeser

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë