Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
TIRANË- Integrated Energy BV SPV SHPK, kompani që ka të drejtën konceisonare mbi Inceneratorin e Tiranës, ka kërkuar ndryshimin e kushteve të lejes mjedisore si rezultat i zgjerimit të kapacitetit të Landfillit të mbetjeve urbane pasi është ezauruar kapaciteti i qelizës aktuale.
Në një dokument të paraqitur pranë autoriteteve kompania pranon se “për shkak të volumit të mbetjeve të depozituara në landfillin e mbetjeve urbane (pas procesit te selektimit dhe presimit të tyre), ky landfill është drejt përfundimit të fazës së operimit dhe do të nisë faza e kapsulimit të kësaj qelize”.
Kompania sqaron se në mënyrë që të vijohet me menaxhimin e mbetjeve urbane të Qarkut Tiranë dhe Qarkut Durrës, shoqëria “Integrated Energy BV SPV” Sh.p.k. propozon që depozitimi i mbetjeve urbane të vijoje ne qelizën shtesë për zgjerimin e kapacitetit të lendfillit te mbetjeve urbane (pika 13) të pajisur me Leje Mjedisi te tipit A (PN-0762-08-2021), pra për zgjerimin e kapacitetit të landfillit ekzistues të mbetjeve urbane.
“Sipërfaqja e landfillit ekzistues të mbetjeve urbane (pika 13): 17913 m2 Sipërfaqja e qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të lendfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 35415.1 m2. Siperfaqja totale (qeliza ekzistuese + qeliza shtese) që do të përfshihet tek leja e mjedisit e rishikuar: 53328.1 m2. Kapaciteti i qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të landfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 28.728 ton mbetje/ ditë” thuhet në dokument.
Aktualisht kompania që ka nën administrim kontratën e koncesionit për Inceneratorin e Tiranës është nën sekuestro dhe prej kohësh tashmë administrohet nga një administrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Ky vendim erdhi pas nisjes së hetimeve nga SPAK për kontratën 128 milionë euro ku për disa vite u zhvilluan hetime që rezultuan në dhjetor 2023 me lëshimin e 15 masave të sigurisë për persona të ndryshëm të përfshirë në aferën e Inceneratorit.
Pjesë e hetimit ishte dhënia e bonusit për kompaninë që fitoi të drejtën koncesionare dhe paqartësia e kostove, përfshirja e ryshfetit si dhe të dhëna fiktive lidhur me studimin e fizibilitetit për këtë projekt. SPAK kërkoi për ish-ministrin Lefter Koka 4 vite burg dhe po kaq edhe për katër anëtarë të tjerë të komisionit. Ndërkohë që për tre persona të tjerë kërkoi dënimin me 2 vjet./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Dita e sotme do të jete me një mot të paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë as reshjet e shi...
TIRANË- Nga 12 grupet kryesore të konsumit të familjeve shqiptare, shërbimet arsimore rezultojnë me rritjen më të madhe t&e...
TIRANË- Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregoj...
TIRANA- Gazetari Elton Qyno ka folur para mediave menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ishte "pro" tij për pad...
TIRANA- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi në favo...
TIRANA- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë marrë vendimin sot në favor të gazetarit Elton Qyno për padinë e ti...
ZVICËR- Gjatë një inspektimi nga punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC) në Zvicër &...
TIRANA- Banorët e tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” ku po ndërtohet një kullë 16-katësh...
KOSOVË- Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin E...
TIRANA- GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe atë të sektorit të Aksidenteve, Sokol ...