U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

Pas përmirësimit të kushteve atmosferike gjatë ditës së sotme dhe reshjeve me intensitet të ulët, strukturat bashkiake në të gjithë qarkun Lezhë kanë vijuar punën në terren për të adresuar pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit. Situata paraqitet e qetë, ndërsa të gjitha forcat janë në gatishmëri.
Bashkia Lezhë
Gjatë ditës është punuar intensivisht në Njësinë Administrative Shëngjin, ku forcat e Forcave të Armatosura dhe ekipet bashkiake kanë larguar ujin nga oborret e banesave, pallateve dhe hoteleve. Në terren kanë qenë:
10 efektivë të FA-së
3 automjete dhe 3 pompa uji
11 punonjës bashkiakë
Në lagjen “Nënë Tereza”, pranë nënstacionit elektrik, është ndërhyrë me motorpompa dhe mjete të rënda për largimin e ujërave. Ndërkohë, është përfunduar pastrimi i kanaleve të dyta në njësitë Blinisht dhe Kallmet. Edhe nesër pritet të vijojnë punimet për pastrimin e kanaleve, pusetave dhe mbetjeve të sjella nga ujërat. Furnizimi me energji elektrike në territorin e bashkisë është i normalizuar. Operacionet u drejtuan nga dy nënkryetarët e Bashkisë Lezhë.
Bashkia Kurbin
Punimet për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë u ndalën rreth orës 17:30 dhe do të rifillojnë nesër. Në zonë janë dislokuar mjetet e Forcave të Armatosura, përfshirë një eskavator, kamion, rimorkiator dhe mjet transporti trupash, si dhe personel mbështetës. Ndërkohë, ekipet bashkiake kanë punuar në Njësinë Mamurras për pastrim kanalesh dhe zhbllokim tombinosh. Furnizimi me energji elektrike është normal, përveç fshatrave Skuraj, Gallatë dhe Vinjollë, ku ka dëmtime të shtyllave elektrike. Punimet janë ndjekur nga kryetari dhe nënkryetari i bashkisë.
Bashkia Mirditë
Në fshatin Jezull, ura e tipit Bailey që lidh zonën me qytetin e Rrëshenit është dëmtuar rëndë dhe aktualisht është jashtë funksionit. Banorët po përdorin një rrugë alternative. Aksi Rrëshen–Bukmirë mbetet problematik për shkak të shembjeve të gurëve dhe rrëshqitjeve, ndërsa bashkia ka kryer ndërhyrje të përkohshme deri në hartimin e një raporti të detajuar.
Reshjet intensive kanë shkaktuar dëmtime në disa ura dhe pasarela në një sërë fshatrash, përfshirë Lekgegaj, Domgjon, Zall-Xhuxhë, Shpërdhaze, Thirrë dhe Xhakëz. Aktualisht, pa energji elektrike mbeten fshati Xhuxhë (për shkak të dëmtimit të shtyllave) dhe Katundi i Vjetër (si pasojë e djegies së transformatorit), me gjithsej 27 abonentë të prekur.
Kryetari i Bashkisë Mirditë zhvilloi mbledhjen e KMC, ku morën pjesë përfaqësues të prefekturës dhe institucioneve qendrore, të cilët u njohën nga afër me situatën problematike.
Ndërhyrjet e DUK dhe situata në terren
Mjetet e DUK kanë vijuar punimet në:
lumin Drojë (Mamurras, Kurbin)
zonën e Talës (Shënkoll, Lezhë)
Balldre (Bashkia Lezhë)
Sipas SEB, prezenca e ujërave në fusha është ende e dukshme: rreth 250 hektarë në territorin e bashkisë Lezhë dhe 300 hektarë në bashkinë Kurbin.
Procesi mësimor është zhvilluar normalisht në të gjitha shkollat e qarkut, megjithatë disa nxënës kanë munguar për shkak të dëmtimeve në ura dhe rrugë.
Gjatë ditës, operacionet në Kurbin dhe Mirditë janë monitoruar nga Prefekti i Qarkut dhe përfaqësues të AKMC-së.
Drejtësia, nuk ka si qëllim bazë ndëshkimin e personave që kryejnë krime, kryesorja është rehabilitimi dhe riintegrimi i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin përfundimtar të prokurorit të Lezhës Bardhyl Shehu, duke lënë n&eu...
Artur Deliu është identifikuar si punëtori 39-vjeçar shqiptar që humbi jetën dy ditë më parë në një aks...
Në Spitalin Onkologjik, gratë që luftojnë kancerin përballen me kushte të papranueshme trajtimi. Gazetari Osman Stafa nëp&e...
Deputeti Erion Braçe prezantoi me kartëmonedha në duar rritjen e pensioneve për katër vitet e ardhshme, duke shpjeguar se vitin e p...
Një debat me tone të larta u zhvillua mes deputetit Agron Shehaj dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë seancës së...
Oltion Bistri, ish-drejtori i njësisë Operacionale në Policinë e Shtetit, i dënuar një ditë më parë nga Gjykata e P...
Avokati Genc Gjokutaj, që përfaqëson kryetarin e PD-së, ka treguar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ...
Pas arrestimit nga policia greke është zbardhur dëshmia e 29-vjeçarit shqiptar, Igli Shano, i cili dhunoi për vdekje një 58-vj...
Siç tashmë dihet, i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar d...