AKTUALITET

“Lidhja zgjati derisa u vra”/ Ish e dashura dëshmon për vrasjen e Elvis Dedës dhe tregon si nisi konflikti me Festim Qolin

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2025, 17:04
“Lidhja zgjati derisa u vra”/ Ish e dashura dëshmon për

Në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”, para trupës gjykuese të GJKKO-s, ka dëshmuar ditën e sotme ish e dashura e Elvis Dedës, e identifikuar me inicialet P. M., e cila ka rrëfyer detaje nga periudha e lidhjes me viktimën dhe ngjarjet që paraprinë vrasjen e tij në vitin 2012.

Në dëshminë e saj, P. M. tregoi se me Ervis Dedën ishte njohur në mars të vitit 2011, përmes një shoqeje që kishte njohje me Festim Qolin, person që sipas hetimeve ka pasur konflikte me Dedën për pronësinë e një pike karburanti në Shkozet. 

“Me Elvisin jam njohur në mars 2011 dhe lidhja zgjati deri në momentin që ai ndërroi jetë. Ai sapo ishte kthyer nga Holanda dhe po diskutonte të hapte një pikë karburanti me Festim Qolin. U hap karburanti në Shkozet, por unë nuk kam qenë asnjëherë aty. Festimi merrej me menaxhimin, ndërsa Elvisi jetonte në Durrës me nënën dhe herë pas here rrinim bashkë në Golem”, – dëshmoi ajo.

Sipas rrëfimit të ish të dashurës, Elvisi ditën e ngjarjes ishte i shqetësuar për çështjen e karburantit, që ishte regjistruar në emër të Festim Qolit, ndërsa ai dëshironte ta kalonte në emër të nënës së tij, Fatmira Dedës.

“Ditën e ngjarjes më solli në Tiranë për provim, më pas më ktheu në Durrës dhe iku. Rreth orës 14:00-15:00 pashë në televizor lajmin për vrasjen. Ai ishte i shqetësuar atë ditë për karburantin. Konflikti me Festimin kishte nisur 2-3 muaj më parë, pasi donte ta kalonte në emër të nënës”, – tha P. M.

Ajo shtoi se pas vrasjes së Elvisit, kishte qenë shumë e tronditur dhe ishte takuar me nënën e tij rreth 40 ditë pas ngjarjes, duke theksuar se Festim Qoli nuk ishte i pranishëm në varrim.

Në dëshminë e saj, P. M. përmendi gjithashtu se Elvisi, i njohur me pseudonimin “Loshi”, kishte disa numra telefoni, por komunikonte me të vetëm në një numër të caktuar.

 

elvis deda festim qoli

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë