AKTUALITET

Ligji për barazinë gjinore, ambasadorja franceze: të drejtat njerëzore, zemra e të drejtës në BE

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2025, 22:03

Ligji për barazinë gjinore, ambasadorja franceze: të drejtat

Ambasadorja e Francës, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, sot më 10 nëntor, komentoi disa çështje të rëndësishme politike në vendin tonë. Duke komentuar ligjin mbi barazinë gjinore, ambasadorja  Suard u shpreh se të drejtat e njeriut qëndrojnë në themel të vlerave të Bashkimit Europian.

“Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu dhe popullsisë dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të Bashkimit Europian. Nuk ka një direktivë të BE-së, të gjitha tekstet e BE-së mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën e diskriminimit; është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha ambasadorja.

Suard foli edhe për raportin e fundit të Këshillit të Europës mbi standardet e BE-së në Shqipëri. Ajo u shpreh se raporti ishte pozitiv.

“Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, ku u nënvizua edhe nga autoritetet e tjera dhe komisionerë të NATO-s, si dhe nga përfaqësues të tjerë të BE-së, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE-së në Shqipëri. Është një raport pozitiv që tregon progresin dhe merr parasysh gjithë progresin e paprecedent që është bërë deri tani me Shqipërinë. Ajo që është e qartë është gjithashtu se kjo qasje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen duke inkurajuar reformat dhe duke vazhduar në këtë rrugë”, deklaroi ajo.

Ambasadorja shtoi se sfida nuk përfundon vetëm me miratimin e ligjeve.

“Përtej teksteve ligjore, këto reforma dhe ligje duhen zbatuar. Kontrolli dhe mënyra se si do të aplikohet kjo normë dhe këto ligje tek qytetarët dhe aktorët e ndryshëm, përfshirë dhe ata ekonomikë, ka tepër rëndësi e në këtë drejtim, ka ende shumë punë për të bërë. Jam shumë besimplotë se Shqipëria do jetë në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e vendit, për ta ndihmuar, por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasa politike dhe parlamenti”, deklaroi Suard.

Sa i përket SPAK, ambasadorja e Francës e cilësoi atë si një institucion të besueshëm dhe nga ndërkombëtarët.

“SPAK është rezultati emblematik i reformës në drejtësi në Shqipëri. Është një mjet i jashtëzakonshëm, i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë. Nuk është vetëm një institucion që merr informacione nga jashtë, por është një institucion që është kthyer tashmë partner i plotë me sistemet tona të sigurisë, informacionit dhe bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë tradita, edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK”, u shpreh ajo.

Ambasadorja Suard deklaroi se Franca do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e reformave, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të tyre dhe kontributin e të gjithë aktorëve politikë e shoqëror.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë