AKTUALITET

"Liria e medias shqiptare sfidë për integrim"/ VOA: Nis projekti i ri për dialog mes medias, qeverisë dhe shoqërisë civile! Cilat janë sfidat kryesore që hasin gazetarët

b.z Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 18:38
"Liria e medias shqiptare sfidë për integrim"/ VOA: Nis
Takimi

TIRANË - Fakulteti i Gazetarisë i Universitetit të Tiranës, Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian publikuan sot projektin më të ri mbi lirinë e shtypit, duke ndërtuar një dialog të hapur midis medias, qeverisë dhe shoqërisë civile. Shqipëria ka përpara një seri angazhimesh për të rregulluar mjedisin mediatik, në vijim të negociatave për anëtarësim në BE. Përqëndrimi i pronësisë së medias në pak duar, mungesa e transparencës mbi financimin e medias, si dhe kërcënimet për sigurinë e gazetarëve janë disa nga sfidat kryesore, që ndesh shtypi shqiptar çdo ditë.

Në Fakultetin e Gazetarisë së Universitetit të Tiranës u publikua sot projekti më i fundit i shoqërisë civile, financuar nga BE-ja dhe Këshilli i Europës, i cili synon të ndërtojë një dialog gjithëpërfshirës mes qeverisë, medias dhe organizatave jofitimprurëse të kësaj fushe.

Dekani i Fakultetit të Histori - Filologjisë, Mark Marku, tha që risia është se tani nismat nuk do të vijnë nga qeveria, por nga komuniteti i medias.

“Aktualisht Shqipëria ka hapur negociatat me BE-në, ku po i kërkohen një seri kriteresh për anëtarësim, ndaj është edhe çasti i duhur që të dialogohet për të përmirësuar mjedisin mediatik në përputhje me standartet europiane”, tha zoti Marku.

Ekspertët pohuan në tubim se media shqiptare përballet sot me sfidat më të mëdha qysh nga fillimi i pluralizmit, duke filluar nga përqëndrimi në pak duar të audiencës dhe të ardhurave, problemet që ndeshin gazetarët si kërcënimet, censura dhe vetëcensura, mungesa e burimeve njerëzore dhe financiare në media, mundësia për hapësirë dhe kohë që të raportohet në mënyrë profesionale.

“Qeveria duhet të zbatojë ligjet mbi lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes. Shqipëria ka një set rregullator për sa i përket lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, por ajo ku dështojmë është zbatimi i saj. Nëse këto nisma do ta shtyjnë qeverinë në zbatimin e këtyre ligjeve, kjo sigurisht do të ishte një hap pozitiv”, tha për Zërin e Amerikës, kryeredaktori i Rrjetit BIRN për gazetari investigative, Besar Likmeta.

Përfaqësues të institucioneve europiane pohuan se e drejta për lirinë e shprehjes dhe informimit është një gur themeli i çdo shoqërie demokratike dhe Shqipëria si një shtet anëtar i Këshillit të Evropës, duhet të përmbushë garancitë ligjore për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve që punojnë në një mjedis mediatik të pavarur dhe pluralist.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasador Silvio Gonzato, tha në tubim se disa tregues mbi gjendjen e medias janë në vazhdimësi negativë, të cilat vendi duhet t’i përmirësojë në procesin e negociatave.

“Nëse vendi nuk i trajton sfida të tilla që lidhen me çështjet si siguria e gazetarëve, aksesi në informacion, apo çështje thelbësore si pronësia e medias, Shqipëria nuk do të arrini të tejkalojë temat thelbësore të fushës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, tha amba. Gonzato.

Vetërregullimi i medias sipas standarteve ndërkombëtare është rruga më e mirë për një vend, ku mungon liria dhe ku qeveria nuk është dashamirëse ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, tha për Zërin e Amerikës zoti Likmeta i rrjetit BIRN.

“Kjo nuk është një rrugë e lehtë. Kërkon organizata mediatike aktive dhe në një vend ku organizatat mediatike ndikohen nga interesat politike dhe ekonomike të pronarëve si dhe nga ndikimi që mund të kenë partitë politike, qeveria, krimi i organizuar ose aktorë të tjerë te këto interesa, atëherë është shumë vështirë që ato të bëhen bashkë dhe të vendosin rregulla për të bërë një lloj gazetarie profesionale dhe etike që respekton nevojën dhe të drejtën e publikut për t’u informuar”, tha zoti Likmeta.

Projekti shënon një përpjekje të re për të ndërtuar një dialog mes komunitetit të gazetarëve dhe qeverisë mbi lirinë e shprehjes dhe medias, mbi shkeljet e lirisë së shtypit dhe pasigurinë e gazetarëve, gazetarinë e pavarur, gjetjen e informacionit dhe mbi pronësinë e mediave.

Vitin e kaluar nga organizata vendase u regjistruan 45 raste të sulmit ndaj gazetarëve, ku përfshihen presione, kërcënimeve dhe goditje fizike ndaj tyre, të cilat hetohen me ngadalësi.

Shpifja ende nuk dekriminalizuar plotësisht dhe vazhdon të mbetet kundravajtje penale dhe e parregulluar me standartet europiane, ndërsa paditë e rreme slap ndikojnë në vetcensurimin dhe frenimin e gazeatarëve në punë, pohuan vëzhguesit vendas./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë