VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...

Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Por një tjetër çështje po shqyrtohet në hije, vendimi i së cilës rrezikon të vendosë fatin e tre dosjeve të bujshme, përfshi edhe atë të zonjës Balluku.
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 25 tetor 2025 me një kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të një vendimi të Gjykatës së Lartë, i cili la në fuqi masën e tij të “arrestit me burg” të vendosur nga Gjykata e Posaçme në mars të vitit 2024.
Me kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, Berberi godet gjithashtu ligjshmërinë e provave të sekuestruara, përfshirë edhe komunikimet në telefonat e tij, prej nga janë gjeneruar të dhëna për tre dosje të rëndësishme me dhjetra persona të akuzuar.
Sekuestrimi i telefonit celular të Berberit u kthye në një “minierë” informacionesh për Prokurorinë e Posaçme gjatë dy viteve të fundit, prej nga janë regjistruar procedime penale në ngarkim të Berberit, ndaj ish.zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku si dhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
Berberi akuzohet për veprat penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera dhe pastrimin e parave përmes krijimit të një skeme kompanish të kontrolluara prej tij, që përfiton fonde publike.
Bazuar mbi komunikimet telefonike me Berberin, edhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur lidhur me projektet e kushtueshme të tunelit të Llogarasë, tenderat e Unazës së Madhe të Tiranës si dhe koncesionin e rrugës Thumanë- Kashar.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është dërguar për gjykim për shkelje të barazisë në një tender gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.
Më 5 mars, Gjykata Kushtetuese zhvilloi një seancë plenarë mbi bazën e dokumenteve lidhur me kërkesën e Berberit, ku avokati i tij dhe prokurorët e SPAK kanë parashtruar argumentet e tyre.
Kërkesa e ngritur nga Berberi përballë Gjykatës Kushtetuese ka krijuar shqetësime për Prokurorinë e Posaçme, veçanërisht për pjesën që lidhet me ligjshmërinë e provave.
Prokuroria e Posaçme nuk pranoi të komentonte zyrtarisht, por një burim në dijeni të çështjes i tha BIRN se Gjykata Kushtetuese kishte tashmë në dorë fatin e mëtejshëm të tre procedimeve penale ndaj zyrtarëve të lartë.
“Në rast se provat çmohen të papërdorshme, atëherë do të rrezikohen akuzat për afro 40 të pandehur, përfshirë edhe akuzat ndaj Ballukut, Becit dhe Berberit,” tha burimi.
Avokati i ish-kreut të ARRSH, Gentian Romano i tha BIRN se nuk kishte asnjë koment për të bërë lidhur me kërkesën dhe pretendimet e ngritura në Gjykatën Kushtetuese.
Precedentët e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e bërë nga Berberi janë të përzierë. Ndërkohë që Kushtetuesja ka rrëzuar në përgjithësi kërkesat për shfuqizimin e masave të arrestit për zyrtarët e lartë, në një rast, gjykata i dha të drejtë një ankueseje për sekuestrimin e telefonit të saj në kuadër të procedimit penal ndaj ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në faqen online të Gjykatës Kushtetuese nuk gjendet ndonjë e dhënë për seancën e radhës që do të zhvillohet për këtë çështje, por burime të gjykatës i thanë BIRN se vendimarrja pritet të shpallet javën e ardhshme.
Pas shumë ankesave të banorëve të fshatit Ngraçan në lidhje me gjendjen e rrugës, bashkia Mallakastër rreth 5 muaj m...
Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën që lidh Fierin me Vlorën. Ngjarja ka ndodhur gjat&eum...
Sëmundjet e zemrës dominojnë strukturën e vdekjeve në Shqipëri shumë më tepër se në vendet e Bashkimit Europ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 83.1 lekë, në shitje me 84.2 lekë. Euro do të blihet me 95...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne në autostradën q...
Kryeministri Edi Rama nuk shpëton pa shkuar në SPAK në kuadër të hetimeve që po bëhen, duke iu referuar dy dosjeve të bu...
Një denoncim shqetësues ka mbërritur nga qytetarë të Kavajës, të cilët thonë se në ambientet e varrezave t&eum...
Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Pesë persona kanë dhunuar dy ...
Autoritetet zvicerane kanë publikuar detaje të reja lidhur me zjarrin tragjik në autobusin postar në Chiètres, kantoni Fribourg, ngja...