
Oltion Bistri, ish-shefi i policisë Operacionale në Policinë e Shtetit, arriti të marrë dy pafajësi në Gjykatën e Posaçme, duke rrëzuar akuzat e SPAK për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Për gati 3 vite me radhë, Bistri u ngarkua nga SPAK me tre akuza penale, përfshirë këtu dhe një hetim pasuror duke çuar në sekuestrimin e pronave të tij dhe familjarëve.
Por pak ditë më parë Gjykata e Posaçme, rrëzoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë SPAK, duke e deklaruar të pafajshëm për dy akuza, Oltian Bistrin dhe dënuar atë me dy vjet burg vetëm për nxjerrjen e sekretit hetimor në dy episode.
Sipas gjykatës, Oltion Bistri, në cilësinë shefit të Policisë ka abuzuar me detyrën në dy raste, duke informuar Pëllumb Gjokën në kohë reale për aksionet e policisë lidhur me operacionin e shumë-përfolur “Lojrat e Fatit”, dhe në një rast të dytë për kapjen e një personi në kërkim.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se bëhet fjalë për shtetasin nga Shkodra, Ali Hysa, i cili ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Përmetit për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lendeve narkotike”.
Hysa, dilte në përgjime në një grup të madh të shpërndarjes së drogës, ndaj dhe prokurori i Përmetit, Asllan Bajramaj, kishte vendosur në 2020-ën t’a shpallte në kërkim duke urdhëruar policinë ta arrestonte.
Por në dosjen Franceze të përgjimeve që ja kanë transferuar SPAK, del se plani operacional për kapjen e Ali Hysës nga Shkodra është dekonspiruar nga shefi i Policisë, Oltian Bistri.
Po kështu për shkak të detyrës së tij, si dhe planeve operacionale të hartuara nga Drejtoria Vendore Tiranë në lidhje me faktin e shpalljes në kërkim të Ali M.Hysa, i shpallur në kërkim më datë 28 Shkurt 2020 nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Përmet dhe këtë të dhënë sekrete Bistri, e ndau me të hetuarin, biznesmenin e lojërave të fatit Pëllumb Gjoka.
Bistri i shkruan në “Sky”Pëllumb Gjokës duke i dërguar fillimisht foton e Ali Hysës e më tej i thotë:
“…E njeh këtë? I ka dalë urdhri për paketim, por mos i thuaj njeriu, ta dish për vete se mendova se e ke shok, ndaj të thashë. Qëndra e kërkon…”.
Sipas dosjes, Oltion Bistri dyshohet se ka konsumuar edhe elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve, ose të dhënave sekrete”, pasi për shkak të detyrës së tij ai erdhi në dijeni të dokumentit të titulluar "FATI I LOJRAVE".
Dokumenti mban datën 20 shkurt 2020 dhe është miratuar nga Drejtori i Policisë, pranë Drejtorisë së Tiranës, Rebani Jaupi, i cili është klasifikuar si sekret.
Bistri, pasi është vënë në dijeni të këtij plani, ka vënë në dijeni të hetuarin Pëllumb Gjokën me qëllim që ky i fundit të merrte masa që të mos zbuloheshin pajisjet e lojërave të fatit.
Ali Hysa
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Nëntor09:03
Anila Hoxha zbulon detajet për Ballukun: Hetimet po shkojnë më tej, nga Aeroporti i Vlorës te pastrimi parave!
Gazetarja Anila Hoxha zbardh detaje lidhur me skandalin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO vendosi sot dy masa; pezullimin nga...
AKTUALITET
21 Nëntor08:38
Zbulohet rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar
Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal, duke vënë në pranga 12 persona, mes tyre edhe organizatori i grupit, ndërkoh&eu...
AKTUALITET
21 Nëntor08:33
FMN ngre pikëpyetje për rolin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shprehur shqetësim për rreziqet e lidhura me krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.
N&e...
AKTUALITET
21 Nëntor08:30
Reshjet shkaktojnë probleme në Fier/ Ujë në oborret e banesave dhe prurje të rritura të lumenjve
Gjatë natës, reshjet e shiut kanë shkaktuar rritje të prurjeve në lumenjtë Vjosa dhe Seman, duke krijuar probleme në disa z...
AKTUALITET
21 Nëntor08:27
SPAK "bastis" Ministrinë e Financave/ Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 milionë euro të Bankers Petroleum
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për heqjen e gjobës 120 milionë euro të...
AKTUALITET
21 Nëntor08:23
Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Çukë, përmbyten pesë banesa e toka bujqësore
Moti i keq vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. Mësohet se në Çukë të Sarandës, ar...
AKTUALITET
21 Nëntor08:14
Rriten prurjet e lumit Vjosa, disa fshatra pa energji elektrike
Gjatë natës, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkun Gjirokastër, duke ekspozuar sërish...
AKTUALITET
21 Nëntor08:08
Aeroporti i Vlorës zhytet në ujë, përmbytet pista dhe terminali
Aeroporti i Vlorës, projekt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë plot 104 milionë euro është zhytur në ujë ende pa p&e...
AKTUALITET
21 Nëntor08:05
“Në Vuçja Lokva, një myslimane u gozhdua e gjallë në një pemë”/ Refleksionet për spastrimin etnik në Sanxhak në vjeshtën e 1941-it
Një histori e shtrembëruar, një realitet i zhdukur me qëllim –
Ngjarjet e vjeshtës së vitit 1941 në Sanxhak dhe sido...