
Shtatë persona në Malësi të Madhe janë përfshirë në një sherr fizik Brenda ambienteve të një lokali. Policia thotë se përplasja e tyre është bërë për motive të dobëta. Ndërhyrja në kohë e strukturave ligjzbatuese ka parandaluar përkeqësimin e situatës. Pas sherrit ata janë shoqëruar në komisariat dhe po pyeten për rrethanat.
Njoftimi i policisë:
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti fizik ndërmjet 7 shtetasve. Vihen në pranga të 7 këta shtetas, pasi për motive të dobëta, kanosën njëri-tjetrin, si dhe duke u konfliktuar fizikisht në ambientet e një lokali, prishën qetësinë publike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në Koplik, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.
Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 48 vjeç, M. M., 22 vjeç, L. M., 24 vjeç, L. M., 20 vjeç, A. B., 52 vjeç, J. B., 25 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Koplik dhe në Belfast, Irlandë e Veriut, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Prill12:27
“Na mungojnë shqiptarët”, fermerët grekë përballen me mungesë punëtorësh
Kjo është një ndër periudhat më të bukura në zonat bujqësore të Greqisë, por ajo që ka rëndës...
AKTUALITET
19 Prill12:26
Banorëve protestues të Bërxullës iu premtohet çertifikimi i pronave
Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar një komunikim për mediat pas një takimit të zhvilluar në Kadastër, me dre...
AKTUALITET
19 Prill12:25
E mbijetuara nga Masakra e Paskuqanit, flet Alketa Hysa: Dani na tha do ju vras
TIRANË- Elena (Alketa) Hysa, bashkëjetuesja e Dan Hutrës, e cila u plagos nga ky i fundit ka dhënë për herë të pa...
AKTUALITET
19 Prill12:22
Vrasja e 20-vjeçarit, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: I zuri pritë
TIRANË- Zbardhet deklarata e Ensi Mazes, një ditë pas vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi. Ensi Maze, i pari që p...
AKTUALITET
19 Prill10:52
Interpol: Mbi 200 tonë drogë janë konfiskuar në Amerikën Latine
Autoritetet në Amerikën Latine kanë arrestuar 14.260 njerëz dhe kanë konfiskuar rreth 200 tonë kokainë, në kuadër...
AKTUALITET
19 Prill10:51
Gratë të pambrojtura/ Ekspertët: Shifra alarmante të dhunës
Gratë dhe vajzat shqiptare janë të pambrojtura përballë dhunës. Sociologë dhe aktivistë ngrenë alarmin mbi shifra...
AKTUALITET
19 Prill10:49
Grabitje me armë në sallën e pokerit, 4 "maska" hynë dhe morën 50 mijë euro
GREQI- Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në një sallë pokeri në Menidi. Sipas ERT...
AKTUALITET
19 Prill07:00
Paradoksi: Po vijnë më shumë turistë të huaj, por muajt e fundit hotelet kanë pasur më pak punë
Ndonëse numri i shtetasve të huaj që vijnë në vend është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit, teksa vendi e mori veten n...
AKTUALITET
18 Prill21:59
Gjykata Kushtetuese shfuqizon një nen në Bordin e Transparencës për Karburantet: Nuk mund të shkrijë vetveten
Bordi i Transparencës për Karburantet, i vendosur me vendim qeverie pas luftës Ukrainë-Rusi, nuk ka më të drejtën për ...
AKTUALITET
18 Prill21:19
Mega operacion i INTERPOL/ 15 mijë arrestime në Amerikën Latine! Sekuestrohen drogë me vlerë 5 mld dollarë dhe 8 mijë armë
Policia në Amerikën Latine ka sekuestruar kokainë dhe droga të tjera me vlerë 5 miliardë dollarë në një operacion...