
UKRAINA- Prestigjozia “Financial Times” shkruan se ndërkohë që lufta ka hyrë në ditën e 956, Ukraina dhe aleatët e saj me sa duket po vlerësojnë një kompromis të mundshëm që përfshin hyrjen e Kievit në NATO në këmbim të disa territoreve të pushtuara nga Rusia.
Deri tani gjithçka është në kuadrin e diskutimeve, por situata është komplikuar së fundmi sepse nuk ka konsensus në Këshillin e Bashkimit Europian për një zgjatje kohore të sanksioneve, apo një bllokim tjetër ndaj aseteve që Banka Qendrore Ruse zotëron në Evropë.
Kjo marrëveshje konsiderohet thelbësore për t’i dhënë garanci SHBA-ve që të marrin pjesë me 20 miliardë dollarë në huanë që G7 ka vendosur të marrë për të ndihmuar Ukrainën. Ndër vendet më të zëshme që kundërshtojnë huanë është Hungaria.
Gjatë vizitës së tij në Kiev, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte bëri të ditur se ishte pro hyrjes së Ukrainës në Aleancën e Atlantikut, por Volodymyr Zelensky iu përgjigj se NATO duhet të dërgojë sa më shpejt armët me rreze të gjatë veprimi.
“Pa mjete të caktuara dhe mundësinë e përdorimit të këtyre armëve, ne nuk mund ta ndalojmë Rusinë”, deklaroi Zelensky.
Ekspertët thonë se në kushtet aktuale është e vështirë që Ukraina t’i bëjë ballë luftës, ndaj edhe është rikthehet ideja e këmbimit të territoreve. Ata vënë në dukje se konflikti Rusi-Ukrainë ka nisur që para 10 vitesh, me agresionin e Moskës në rajonin e Donbasit./ Financial Times
ukraina
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
6 Tetor11:03
Nuk ndalet Rusia, sulmon me dronë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase
UKRAINA- Forcat ruse kanë lëshuar 87 dronë dhe katër raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke shënjestruar kryeqytetin K...
M.B.
BOTA
6 Tetor08:41
Analiza: Zyrtarisht amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale! Çfarë ndodh pas votimeve?
SHBA- Është zyrtarisht muaji i fundit i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA. Amerikanët panë presidentin de...
M.B.
BOTA
6 Tetor08:28
VIDEO/ Vijojnë sulmet në Lindjen e Mesme! Izraeli paralajmëroi banorët që të evakuoheshin, shpërthime masive në Bejrut
LINDJE E MESME- Në Bejrut të Libanit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm mbrëmjen e shkuar. Ky shpërthim vjen pak kohë...
M.B.
BOTA
6 Tetor07:39
FOTO/ Katastrofa e përmbytjeve në Bosnje-Hercegovinë, vijojnë kërkimet për viktima të mundshme
BOSNJE-HERCEGOVINA- Kryepeshkopi i dioqezës së kryeqytetit boshnjak të Vrhbosna, Tomo Vuksic, kujtoi viktimat e përmbytjeve në&n...
n.f
BOTA
5 Tetor22:57
Mijëra persona në protestë në Hungari, kërkojnë t'i jepet fund propagandës së medias shtetërore
Hungari
HUNGARI- Mijëra hungarezë u mblodhën të shtunën para televizionit shtetëror të vendit, për të protestu...
n.f
BOTA
5 Tetor22:42
Tërmet 5.4 Rihter godet Zelandën e Re, epidendra ishte në Wellington
Foto ilustruese
ZELANDË E RE- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter ka goditur Zelandën e Re mbrë...
n.f
BOTA
5 Tetor22:23
Gjenerali polak: Varshava duhet ta forcojë ushtrinë dhe ta përgatisë për luftë
POLONI- Polonia do të ketë nevojë për një ushtri shumë më të madhe, nëse kërkon të mbrohet nga ajo q&eu...
n.f
BOTA
5 Tetor22:23
Mijëra mbështetës pro-palestinezë në demonstratat "e ndaluara" në Romë, 24 policë dhe tre demonstrues të plagosur
Rome
ROMË- Incidentet shpërthyen ditën e sotme gjatë një demonstrate pro-palestineze në Romë, e cila nuk kishte marr&eum...
n.f
BOTA
5 Tetor21:56
Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor
Kina
KINË- Gjysmë-shekulli pasi testoi fuqinë e saj në betejat gjeopolitike të Luftës së Ftohtë në Evropë...