Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratën e kryeministrit Edi Rama të bërë gjatë takimit që mbajti një ditë më parë në Gjermani ku foli për shpopullimin. Rama e deklaroi largimin e të rinjve shqiptarë nga vendi si një “luftë për mish të njomë”, ndërsa u shpreh se shqiptarët janë të pëlqyer nga perëndimi pasi janë të bardhë.
Berisha e ka cilësuar këtë deklaratë si turpin e shekullit, ndërsa shton se Rama ka një përbuzje të madhe për qytetarët shqiptarë. Në fjalën e tij në tubimin qytetar Berisha përfundoi se 33 përqind e popullatës kanë braktisur këto 8 vitet e fundit Shqipërinë, nga keqqeverisja e Ramës.
"Këto zhvillime dramatike po rrokullisin kombin në honet e pasigurisë. Po bëjnë që shqiptarët të largohen pas sirianëve në luftë civile më shumë se të gjitha kombet e tjera nga vendi i tyre.Kreu i narkoshtetit, në aktin më cinik, më të turpshëm, deklaronte dje se fajin për këtë se ka Gjermania, pasi ju doni mish të freskët.
Urdhëroni të dashur qytetare dhe qytetarë, se çfarë koncepti ka ky për fëmijët tuaj, për vajzat tuaja, për djemtë tuaj. Një mish i freskët që shitet në Europë. A ka përbuzje më të madhe, përçmim më të madh? As Enver Hoxha, as Muamar Gadafi, as Asadi i Sirisë dhe asnjë njeri nuk zbret në këtë standard amoral. Të shpallë mish të freskët të rinjtë dhe të rejat që me politikat dhe vjedhjet që bën, i detyron të largohet nga vendi i tyre.
Miqtë e mi, në një vend të lirë, në një vend me ligj, qytetarët begatohen nga viti në vit.Po, liria sjell prosperitet. Liria sjell begati. Dhe në këtë Shqipëri dhe jo në ndonjë tjetër, gjer në vitin 2013, shqiptarët, ndonëse lëviznin, ndonëse kishte emigracion minimal, numri i tyre në Shqipëri, banorët në Shqipëri rriteshin nga viti në vit. Ndërsa sot, 33 përqind e popullatës kanë braktisur këto 8 vitet e fundit Shqipërinë. Dhe këta 1 milion e ca shqiptarë, Edi Rama që jeton për vete në saraje të ndërtuara me para të vjedhura, që jeton për vete mbi Tiranë në ajër të freskët, me kopsht 5 mijë metra, këta i quan mish i freskët. O turp i shekullit.O njeri i pashpirt.Po si të nxjerr ty goja një fjalë të tillë për të rinjtë shqiptarë, për fëmijët shqiptarë",- tha Berisha.
sali berisha edi rama shpopullim
sali berisha shpopullim
Artikuj te sugjeruar
B.Z
AKTUALITET
9 Maj20:07
Arrestohen 8 shitësit e kokainës në Itali, mes tyre 3 shqiptarë (EMRAT)
Foto ilustruese
ITALI - Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia në Itali, pasi akuzohen për shitje të lënd...
B.Z
AKTUALITET
9 Maj19:52
Merr fëmijët dhe i afron pranë lumit, publikohen çastet e fundit të Alma Arrazit dhe tre të miturve (VIDEO)
Pamje nga kamerat e sigurisë
SHKODËR - Të tjera pamje të regjistruara nga kamerat e sigurisë, kanë mbërritur në...
B.Z
AKTUALITET
9 Maj19:13
Aksident në Durrës, makina bëhet "copë-copë", në gjendje të rëndë shoferi
Foto nga aksidenti
DURRËS - Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Rrogozhinë-Du...
B.Z
AKTUALITET
9 Maj19:03
Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina përplaset me barrierat e rrugës, 2 të plagosura
Foto ilustruese
POGRADEC - Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lin-Pogradec pranë zonës së n...
B.Z
AKTUALITET
9 Maj17:37
Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës
DURRËS - Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të enjte në zonën e plazhit në Durr&e...
B.Z
AKTUALITET
9 Maj15:56
Matura Shtetërore 2024, publikohen datat e provimeve
Foto ilustruese
SHQIPËRI - Provimet e Maturës Shtetërore, si çdo vit do të zhvillohen në muajin qershor. Ditën e sotme...
B.Z
AKTUALITET
9 Maj15:27
Aksident në Vlorë, motori përplas të moshuarin
VLORË - Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës në zonën e Lungomares. Një m...
M.B.
AKTUALITET
9 Maj14:36
"Kukulla ndryshon pistën e hetimeve", mendohet se nuk u hodh nga ura, çfarë ndodhi me Alma Arrazin dhe 3 fëmijët e saj, ku dyshon prokuroria
Nëna me fëmijët
SHKODRA- Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj nuk janë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunë...
S.B
AKTUALITET
9 Maj14:28
Nga thyerja e arrestit shtëpiak tek dhuna ndaj bashkëshortes, arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht katër të tjerë në Korçë
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht katër të tjerë në Korçë për vepra t&...
S.B
AKTUALITET
9 Maj14:28
Raste të përsëritura dhune ndaj gruas në Elbasan, arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht shtatë të tjerë
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht shtatë të tjerë në Elbasan për vepra të ndryshme...