AKTUALITET

Lutfi Dervishi: Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

Lutfi Dervishi Përditësimi i fundit 31 Gusht 2024, 19:48
Lutfi Dervishi: Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu
shtatorja e skenderbeut ne itali

TIRANË- Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëreshëve në prani të kryetares së Kuvendit, Spiropali ka hapur një debat absurd.

Njerëz të zanatit (skulptor, një shkallë më lartë se piktor) thonë se portreti i Heroit Kombëtar shqiptar, Atletit të Krishtit, ideatorit të parë të aleancës eutoatlantike, ngjan më shumë me Edi Ramën, kryeministrin aktual se me Skënderbeun. Nuk është faji i Edi Ramës që i ngjan Skënderbut sikundër nuk është faji i tij që i ngjan edhe një figurë tjetër të madhe historike, të Shqipërisë, Ismail Beut.

Duket se sa më gjatë qëndron në pushtet, Edi Rama (tani ka hyrë në vitin e 12 si kryeministër dhe në vitin e 25 që kur u bë per here të parë minister, me gjatë se Brezhnjevi) aq më shumë mëshiron në portretin e tij Skënderbeun dhe Ismail Qemali, duke shkrirë kështu të kaluarën dhe të tashmen në një figurë të vetme madhore për shqiptarët.

Transformimi filloi në mënyrë të heshtur, me lënien e mjekrës. Kur Edi Rama e ndau mendjen për këtë përshpërimat po shtoheshin më shumë se eurot që hidhen në ndërtim në Tiranë. "Shefi po fillon të duket si Ismail Qemali,".

Për ata që nuk e dinë, Ismail Beu shpalli pavarësinë në Vlorë më 28 nëntor 1912. Ngjashmëria u bë aq e dukshme sa çdokush ngriti vetullat dhe hapi gojen. Po me Ismail beun nuk është vetëm ngjashmëria pamore. Rama, i cili rastësisht është gjithashtu deputet nga Vlora, filloi të mbajë peshën që i përshtatet shtatit dhe kalibrit të tij, peshën e një njeriu që, në një jetë tjetër, mund të kishte qenë në krye të shqiptareve si gjatë përballjes me osmanët në shekullin e 15 ashtu edhe me lindjen e vështirë të shtetit shqiptar në fillim të shekullit 20.

Fat i madh për vendin që sot ka në krye të punëve një njeri që mëshiron shpirtin luftarak të Skënderbeut dhe urtësinë e diplomacinë e Ismail Qemalit. Eshtë si të kesh zbuluar “kodin e da Vincit shqiptar”, një kombinim perfekt i pallës së Skënderbeut me fuqinë e penës, dhe të gjitha këto sot i kemi falë vendimit për të lënë mjekër dhe gdhendjes së një shtatoreje.

Dikush e quan rastësi. Një tjetër e ndjen se është fati. Por këtu, kufijtë mes historisë dhe realitetit përzihen më lehtë dhe më shpejt se uji që hidhet për të “larë” qumështin.

Nëse Skënderbeu shpëtoi Europën nga Perandoria Osmane dhe Ismail Qemali shpëtoi Shqipërinë nga harresa, është fat që Edi Rama tani të gjendet në vijën e parë, duke shpëtuar Bashkimin Europian nga apatia dhe përgjumja.
Kritikët, që shohin vetëm zi, në vend që të gëzohen anatemojnë. Lideri i opozitës e ka quajtur shtatoren në Itali si një "akt të turpshëm, antikombëtar," duke e krahasuar atë me zëvendësimin e Bolívarit me Escobar. Ndërkohë, skulptorët dhe kritikët e artit kruajnë kokën, dhe nuk kanë përgjigje per pyetjen pse një politikan i sotëm duhet të përjetësohet në bronz me një përkrenare me brirë dhie ose pse mjekra e Kryeministrit i ngjan aq shumë Ismail Beut?

Pyetje pa kuptim. Pyetja e vërtetë është: pse u desh kaq shumë kohë për të mbërritur këtu?

Në një vend ku mitologjia dhe realiteti rrëkëllenjë të njëjtën gotë raki, është tragjike që lideri i sotëm mori më kaq vonesë tiparet e heronjve të historisë së Shqipërisë. Trinia e madhe shqiptare—Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu—secili duke mbajtur frontin europianist e ka shpëtuar vendin nga dallgët më të mëdha të historisë; shekullin XV, shekullin e 20 dhe shekullin e 21.

Ndërsa dielli perëndon mbi shtatoren e Skënderbeut në sheshin Skënderbej në Tiranë, Ismail Beut në Vlorë dhe Edibeut në Horën e Arbëreshëve në Itali, pyetja a është Edi Rama trashëgimtari i këtyre figurave legjendare, është një pyetje e rëndomtë retorike. Edi Rama ka vetëm 12 vjet në pushtet, ndërkohë Skënderbeu qëndroi për 25 vjet. Historia po bëhet, në një mënyrë apo tjetër, dhe qoftë me shpatë, me penë apo mjekër, Shqipëria vijon t’i dhurojë kontinentit plak, shpëtimtarë.
Në kryeqytet, po ndërtohet edhe një kullë (pranë ish 15 katëshit) që do të shfaqë portretin e Edi Ramës. Dhe duke qenë se në sheshin Skënderbej është edhe shtatorja e heroit- dy figurat e mëdha do të duken si binjakë që historia u dha pavdeksinë.

Dhe siç do të thoshte një lab me humorin karakteristik, "Me këtë ritëm, deri vitin e ardhshëm, po të heq mjekrën, t’i shtohen pak rudhat, të vendose një shami në kokë Rama mund të fillojë të ngjajë edhe me Shën Terezën."
Në fund të fundit, ky truall gjithmonë ka qenë tokë e mrekullive.

lutfi dervishi edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë