Dyshohet se plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku një person plagosi me çekiç ish-vjehrrin e ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku një person plagosi me çekiç ish-vjehrrin e ...
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të hënë në Tiranë, ndërsa aksioni qytetar shënon dit&e...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit, ku një shtetas dyshohet se është goditur me &ccedi...
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian ka mbetur sërish me ritme të larta në 10 vitet e fundit, dhe gradualisht po tejkalon va...
Moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 31&de...
Rikthimi në shkollë ka një paradoks: arsimi publik është falas, por hyrja në të nuk është. Një vrojtim i &cc...
Dashi Natyra juaj nuk do t'ju lërë në asnjë moment të bini pre e pesizmit, nuk do të thotë se si do të përballemi....
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Suedezët votojnë për parlamentin e ri, në një garë tejet të ngushtë që mund t’i sjellë fitore të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Rritja e përdorimit të mjeteve elektrike që në peshë mbetet ende modeste në raport me totalin duket se po ndikon në përfshije më të gjerë të aspekteve që lidhen me to, në kuadrin ligjor.
Në draftligjin “Për sektorin e energjisë elektrike” parashikohet një nen i veçantë që ndalet tek zhvillimi dhe operimi i pikave të karikimit të lidhura ngushtë me mjetet elektrike.
Sipas Nenit 80 të draftligjit, “Integrimi i elektromobilitetit në rrjetin elektrik”, institucionet do të përcaktojnë një kuadër rregullator që synon të nxisë konkurrencën dhe të shmangë përqendrimin e aktivitetit tek kompania publike.
Në pikën 1 të këtij neni thuhet se “ministri, me propozimin e OSSH-së, miraton dhe publikon rregulloret e detajuara për të lehtësuar lidhjen e pikave të karikimit publike dhe private në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike,”, duke shtuar se këto rregullore “sigurojnë bashkëpunimin mbi baza jodiskriminuese të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, me çdo shoqëri që zotëron, zhvillon, operon ose menaxhon pika rikarikimi për automjetet elektrike, përfshirë edhe lidhjen në rrjet.”
Drafti gjithashtu nënvizon se Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) nuk do të zotërojë, zhvillojë, menaxhojë ose operojë pika rikarikimi, përveç rasteve kur operatori i sistemit të shpërndarjes ka në pronësi pika private rikarikimi për përdorim vetjak.
Por edhe në këtë rast është bërë një përjashtim. Në pikën 3 përcaktohet se OSSH mund të hyjë në treg në përputhje me parimin e kostos më të ulët të mundshme një pikë rikarikimi por duhet të plotësohen disa kushte. Referuar draftit nënvizohet që çdo procedurë e tillë të jetë e hapur, transparente dhe jodiskriminuese dhe t’i nënshtrohet miratimit paraprak nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), i cili duhet të verifikojë kushtet e tenderimit përpara se operatori i shpërndarjes të ndërhyjë në treg.
Po kështu OSSH duhet të operojë pikat e karikimit mbi bazën e të drejtës të aksesit të palëve të treta dhe nuk bën diskriminim midis përdoruesve të sistemit ose kategorive të tyre, veçanërisht në favor të shoqërive të lidhura me të.
Rregullat e detajuara për procedurat që do të ndjekë ERE pritet të hartohen dhe miratohen nga vetë institucioni.
Shifrat e fundit zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor tregojnë se mjetet elektrike të regjistruara deri në fund të 2025-ës ishin rreth 12 mijë ndërkohë që në janar-mars 2026 ishin 2964 duke u dyfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky interes i qartë drejt elektrikeve po vijon tashmë prej kohësh por rrjeti i pikave të karikimit ende mbetet i kufizuar në vend me një përqendrim më të lartë në Tiranë e Durrës dhe një tendencë drejt zonave të bregdetit nxitur nga turizmi por ende i paaksesueshëm në shumë rajone të tjera./Monitor
Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar lidhur me mënyrën se si disa media raportuan aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jet&eum...
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën të ndryshojnë pjesërisht praktikën unifikuese për cak...
Një aksident me vdekje është shënuar mesditën e kësaj të hëne, 4 maj, në aksin rrugor Berat-Dimal në fsh...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe të pandehurve të tjerë...
Familja e shoferit që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën 2 fëmijë të mitur, dhe një i tretë ndodhet n&e...
Një konflikt mes familjarëve ka degraduar në një veprim të paprecedentë në Cërrik, aty ku vëllai ka marrë nj&e...
Dy vajza janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se shkaktuar zjarr në banesën e tyre me qira, por nga flakët e pësu...
Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja e cila u shpreh se moti në Shqipëri pritet të pësojë një ndryshim drastik gjatë ditë...
Rrëqethëse janë dëshmitë e banorëve të lagjes së ish kënetës në Durrës, aty ku ditën e djeshm...
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër shtetas të akuzuar për pastrim parash. Bë...