Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 janar 2027
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Nën sloganin "Asnjë shkurtim", dhjetëra mijëra studentë demonstruan në qendër të Vjenës të enjten, duke prot...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...

Në vitin 2020, njëra nga kompanitë e biznesmenit Besnik Sulaj, që shfrytëzonte ARMO-n dorëzoi një ankesë në Autoritetin e Konkurrencës kundër kompanisë Bankers Petroleum. Biznesmeni Sulaj ankohej se Bankers, nga pozita e monopolit, po diskriminonte kompaninë e tij duke mos i shitur naftë, ndërkohë që Rafinerisë së Cërrikut dhe asaj të Fierit i shiste.
Shqyrtimi i çështjes mori kohë të gjatë. Fillimisht Konkurrenca nxorri një vendim që detyronte Bankersin të zbatonte kushte të barabarta tregtimi ndaj ndërmarrjeve me të cilat hynte në marrëdhënie kontraktore. Por Bankers nuk e zbatoi vendimin.
Në vitin 2021, Komisioni i Konkurrencës mori sërish vendim ta detyronte Bankersin që të zbatonte vendimin e mëparshëm duke e parlajmëruar kompaninë madje se moszbatimi i vendimeve të Konkurrencës dënohet me gjobë deri në 10 për qind të xhiros së vitit paraardhës. Por Bankers sërish nuk e zbatoi vendimin për mosdiskriminim.
Pas shumë përplasjesh dhe vendimesh të ndërmjetme, në tetor të vitit 2022, Komisioni i Konkurrencës konstatoi zyrtarisht në vendim se Bankers nuk kishte zbatuar vendimet dhe ishte në kushtet e nenit 74 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili sanksiononte ndëshkimin e kompanisë me gjobë deri në 10 për qind të xhiros. Në rastin e Bankers Petroleum, 10 për qind e xhiros nënkuptonte gjobë 30 milionë euro.

Por fijet në prapaskenë lëvizin dhe në fund Komisioni i Konkurrencës vendosi ta dënojë Bankersin me gjobën minimale 19.8 milionë lekë ose 200 mijë euro, dicka tek 0.05 për qind e xhiros. Me pak fjalë një qime.

Gjoba e vendosur nga Konkurrenca per Bankers
Megjithatë makutëria nuk ka fund. As këto para nuk u volën.
Lojë në përmbarim
Pas vendosjes së gjobës, Gjykata nxorri urdhrin përkatës të ekzekutimit. Me urdhrin në dorë, Autoriteti i Konkurrencës kontraktoi një studio përmbarimi për ekzekutimin e tij dhe vjeljen e 200 mijë eurove nga Bankers. Por sapo përmbaruesi nisi të kryente veprimet përmbarimore, fijet lëvizën sërish në prapaskenë.
Në mënyrë të çuditshme, Konkurrenca ja hoqi dosjen përmbaruesit, që kishte nisur të kryente veprimet për ekzekutimin e gjobës dhe ja kaloi atë një zyre tjetër përmbarimi të quajtur Private Enforcement Group. Dhe kjo lëvizje me sa duket nuk ishte aq e rastësishme. Paratë e gjobës nuk u mblodhën asnjëherë.
Faktikisht, mbledhja e parave nga Bankers Petroleum ka qenë e vështirë për shkak se kompania kineze nuk mbante asnjë llogari aktive në Shqipëri, përveçse një overdrafti në Raiffeisen Bank, i cili nuk mund të ekzekutohej. E gjitha kjo ishte një skemë kriminale, të cilën Kapitali e publikoi pak ditë më parë. Por të kthehemi tek paratë e shtetit.
E njëjta zyrë përmbarimi, e cila kishte dosjen e gjobës së Autoritetit të Konkurrencës, paralelisht kishte dhe një dosje ekzekutimi për një borxh 600 mijë euro ndaj Bankers për llogari të një subjekti privat. Për të ekzekutuar paratë e privatit, përmbaruesi e gjeti mënyrën. Ndërsa paratë e shtetit i la rrugëve.
Si rezultat, 4 vjet pas vendosjes së gjobës minimale prej 200 mijë eurosh, shteti nuk i ka marrë akoma paratë. As 200 mijë euro. Aq sa zv/drejtori i Përgjithshëm i Bankers Petroleum, një kumarxhi kinez i quajtur Zhang Fuguo i lë në një ditë të vetme në kazinotë e Tiranës ose në atë të Vlorës.

Kjo është thjesht historia e një makutërie deri në palcë, ku një kompani e cila arkëtonte mbi 300 milionë euro në vit nga shfrytëzimi i pasurisë së shqiptarëve, nuk pagoi as 200 mijë euro për shtetin. Sigurisht me ndihmën e zyrtarëve publikë, të cilët arrinin deri në paradhomën e Kryeministrit.
Një operacion antidroge ka goditur një rrjet të trafikut të narkotikëve në kryeqytetin e Greqisë. Sipas mediave gr...
Rreth 10 mijë banorë të Shushicës, në Elbasan, vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së k...
Pas njoftimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për tërheqjen nga tregu të ushqimit për foshnja “Aptamil 1 Pronutra&r...
Një varkë, e cila përdorej gjatë sezonit turistik për të shëtitur pushuesit, është mbytur gjatë natës n&e...
Vijojnë të jenë të shumtë individët që po plotësojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave me që...
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme ish-konkurrentin e “Për’puthen”, i cili shiste në dyqanin e tij produkte me...
Identifikimi i aflatoksinës, disa ditë më parë, tek qumështi i disa fermave, në zonën e Lushnjës, ka rikthyer në v&...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është pyetur lidhur me alarmin e Prokurorisë së Durrësit sa i takon shkeljeve ser...
Bledi Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, është arrestuar në Turqi pasi ishte shpallur në...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Evita...