AKTUALITET

"Manuali i ri i gazetarit investigativ, hape gojën, merr leje, pastaj shkruaj!" Flamur Vezaj: Liria e shtypit me regji të posaçme!

M.B. Përditësimi i fundit 9 Prill 2025, 20:21

"Manuali i ri i gazetarit investigativ, hape gojën, merr leje, pastaj

TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka ironizuar diksutimin e bërë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e gazetarit Elton Qyno. Gjatë seancës, prokurori i SPAK Bledar Maksuti ka deklaruar se ka gazetarë që para se të publikojnë një material sekret, u kanë kërkuar leje prokurorëve. 

Kjo deklaratë e Maksutit ka tërhequr vëmëndjen e kryetares së Kushtetueses Holta Zaçaj, e cila e pyeti nëse ka një bazë ose dispozitë ligjore që gazetarët duhet të marrin leje nga SPAK për të publikuar informacionet sekrete që disponojnë.

Vezaj shkruan për këtë rast se SPAK po sillet si kryeredaktor duke ironizuar se liria e shtypit duket se është me regji të posaçme. Ai shton se mesa duket manuali i ri i gazetarit investigativ është: hape gojën, merr leje, pastaj shkruaj.

Gjithashtu Vezaj shkruan se Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një arenë ku nuk vendoset vetëm fati i Elton Qynos, por i çdo gazetari që guxon të ketë një laptop, një mikrofon dhe një pyetje të pakonfirmuar nga “etikologët” e drejtësisë. 

POSTIMI:

Manuali i ri i gazetarit investigativ, hape gojën, merr leje, pastaj shkruaj. SPAK si kryeredaktor: Liria e shtypit me regji të posaçme!

Përfaqësuesit e kryeprokurorit Altin Dumani në Gjykatën Kushtetuese, prokurori Bledar Maksutaj, bashkë me kolegun e tij Ols Dado, u paraqitën si dy kalorës të rendit kushtetues, ose më saktë, si “avokatët e moralit të ri të medias”. Në qendër të sulmit të tyre nuk ishte ndonjë grup kriminal, por një gazetar: Elton Qyno. Dhe arma që përdorën? Epo, një arsenal të tërë: izolim për orë të tëra në zyrat e SPAK, kontroll në banesë, në makinë, në vendin e punës, madje edhe lodrat e fëmijëve u konsideruan potencialisht “me ndikim kriminal”. Sepse, siç e dimë tashmë, çdo gazetar që shkruan pa leje, mund të fshijë prova me ndihmën e një makine lodër të fëmijëve…

Por spektakli kulminant nisi në sallën e Gjykatës Kushtetuese, disa ditë më parë, ku dy prokurorët u kthyen në mësues të gazetarisë dhe shpikën një rregull të ri loje: para se të shkruash një lajm, duhet të marrësh leje nga SPAK. Po, po. Gazetarët, sipas tyre, duhet të rreshtohen si nxënës para bordit editorial të Prokurorisë së Posaçme dhe të kërkojnë miratim për çdo fjali.

Kur gjyqtarja, me një kuriozitet që s’guxon të shfaqet shpesh në këtë sistem, pyeti:
– “A ekziston ndonjë dispozitë ligjore që kërkon një gjë të tillë?”
Prokurori, me një siguri që të bën të dyshosh për natyrën e arsimit juridik në vend, u përgjigj:
– “Jo, znj. Kryetare. Por kemi të bëjmë me një detyrim etik…”
Ah, etikë! Fjalë magjike që përdoret sa herë ligji mbaron e imagjinata fillon. Me këtë justifikim, mund të sekuestroni gjithçka, përfshirë laptopët, celularët, e ndoshta herën tjetër edhe kujtesën RAM të gazetarit. Sepse “në emër të etikës” gjithçka është e lejueshme sipas SPAK-ut!

Ironia nuk ndalet këtu: në një moment “Oscar-worthy”, prokurori shpjegoi që gazetari, duke qenë “i vjetër dhe me eksperiencë”, duhet ta kishte nuhatur vetë që ishte subjekt hetimi. Domethënë, në Shqipëri nuk të njofton askush për hetim, duhet të kesh një antenë të brendshme, një aplikacion në shpirt që të të bëjë ping kur je nën vëzhgim.

Një tjetër perlë: prokurori pranoi me qetësi se nuk ka asnjë kompetencë për të ndërmarrë masa ndaj “shkeljeve etike”, sepse ligjërisht s’kanë të drejtë – por kjo nuk i ndaloi të sekuestronin, izolonin, dhe ushtronin presion sikur të kishin në duar një armik të shtetit. Po, prokuroria nuk ka kompetenca për etikën – por mesa duket, kur bëhet fjalë për gazetarët, mjafton një dyshim dhe fillon parada.

Kështu që, përmbledhtazi: nëse je gazetar dhe ke informacion, nuk ke të drejtë ta publikosh pa u lutur më parë në zyrën e ndonjë “eksperti” në prokurori. Nëse e publikon, do të përfundosh në ndonjë skenar alla “SPAK Studios”, me hetim, sekuestrim dhe ndonjëherë edhe analizë të lodrave të fëmijëve për ndonjë USB të fshehur brenda.

Në këtë betejë për fjalën e lirë, Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një arenë ku nuk vendoset vetëm fati i Elton Qynos, por i çdo gazetari që guxon të ketë një laptop, një mikrofon dhe një pyetje të pakonfirmuar nga “etikologët” e drejtësisë.

Nesër është dita vendimtare: fjala e fundit në këtë proces do të jetë ose një deklaratë në mbrojtje të medias së lirë, ose një vulosje zyrtare që SPAK jo vetëm të ndjekë penalisht, por edhe të redaktojë, miratojë, dhe ndoshta nesër të botojë editorialin e radhës në vend të redaksive.

Kolegë, mos mungoni! Sepse herën tjetër, nëse kjo kalon, lajmi juaj do të nisë me: “Titulli në pritje të miratimit të prokurorit. Shkrimi do të vijojë sapo të japë dritën jeshile etikën e SPAK.”

spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë