Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë "Arrest në burg" dhe "Arrest në shtëpi" për 9 persona të cilët akuzohen për mashtrim me mikrokreditë. Masa "arrest në burg" është dhënë për Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Arben Meskuti, Alban Kote, ndërsa "arrest në shtëpi" është caktuar për Kejda Seferi, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi, Elda Ibro.
Sipas Prokurorisë, subjektet Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesit e tyre, rezultojnë se kanë marrë nga banka "ProCredit" 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” për nëntë shtetas, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ të parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si pjesë e kallëzimit penal nr.3464, datë 25.02.2020, i Ministrisë së Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.
Nga aktet e administruara, rezulton se këto shoqëri morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.
Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.
Kjo skemë është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.
Nga ana tjetër, këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 leke.
Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi.
Sa më sipër, prokuroria arriti të vërtetojë nga aktet e administruara dhe provojë me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta se përmbaruesit A.M., A.K., dhe A.T. kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Po kështu u provua se shtetasja K.S., në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Vjedhjes’, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.
Ndërsa shtetasit A.D., A.G. dhe E.M., në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore Star-FS dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal. Po kështu edhe shtetasja E.I., administratore e MCA, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘vjedhjes’ parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.
Përveç sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, çmoi se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara në nenet 228 e 229 të K.Pr.Penale, që ndaj personave nën hetim të caktohet një masë sigurimi me karakter shtrëngues dhe gjykata vendosi:
1 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin A.D.;
2 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin A.G.;
3 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin E.M.;
4 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen K.S.;
5 – Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për E.I.;
6 – Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen J.D.;
7 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin A.M.;
8 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin A.K.; dhe
9 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen A.T.
Të gjithë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Foto ilustruese FRANCA- Dy roje sigurie në një bar-club në qendër të qytetit të Clermont-Ferrand në Francë, ka...
Aksidenti LEZHË- Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të kryqëzimit t&e...
Foto ilustruese TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 02:15 në rrugën “Xhanfize Keko&...
foto ilustruese TIRANË- Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike vijojnë ndikimin e tyre duke kushtë...
Foto ilustruese TIRANË- Numri i diplomave në ciklin e studimeve bachelor po reduktohet me shpejtësi, teksa nga viti 2019 në 2023 ran&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut prej javësh po ruan një stabilitet të pazakontë në raport m...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar në përfundim ...
Foto ilustruese TIRANË - Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala në News24 ka trajtuar mbrëmjen e...
Pamje nga ngjarja DURRËS - Janë publikuar pamjet e ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës, ku Ilir Buçeza...
Irena Gjoka TIRANË - Gjyqtarja në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka ësht&eu...