AKTUALITET

Mashtroi fermerët dhe u mori mijëra euro me shoqatën "fantazëm", arrestohet pas denoncimit të "Piranjave" humanitarja e Pejës

n.f Përditësimi i fundit 9 Tetor 2024, 10:53

Mashtroi fermerët dhe u mori mijëra euro me shoqatën

PEJË- "Humanitarja" e Pejës që mashtroi fermerët dhe u mori mijëra euro me shoqatën "fantazëm" është vënë në pranga pas denoncimit të "Piranjave". Mësohet se arrestimi i saj ka ardhur me urdhër të Prokurorisë.

“Me urdhër të prokurorit, policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën për veprën penale mashtrimi. Prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë”,  ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

E arrestuara është Ardiana Begolli ka marrë mijëra euro fermerëve me premtimin për mjete bujqësore që nuk arritën kurrë nga Danimarka. Ajo krijoi një shoqatë fantazmë për të realizuar këtë skemë mashtruese.

Historia e trajtuar te "Piranjat", është nga ato histori, e denjë për një skenar filmi, ku ngjarjet zhvillohen në Gjakovë dhe Pejë dhe ku personazhi kryesor është një zonjë, Ardiana Begolli, një mashtruese që ka arritur të marrë mijëra euro nga fermërët. E fshehur pas petkut të humanitares, Begolli krijoi një skemë mashtrimi duke u premtuar fermërëve traktorë dhe makineri bujqësore, të cilat sipas saj do të vinin falas nga vendi mik Danimarka, ndërsa fermerët do të paguanin, vetëm kostot e transportit. Një shumë që shkonte në 250 euro për një mjet, ndërsa shtoheshin vazhdimisht nëse fermeri do të kërkonte makineri të tjera bujqësore.

Të gjendur përballë një oferte të “parrezistueshme”, fermerët ranë dakord që të jepnin paratë. Kështu, fermeri i parë që kontaktoi me Ardianën, duhej të krijonte një grup me pesë persona, të cilët duhet të kryenin pagesën. Pagesa shkonte në xhepin e Ardiana Begollit, e cila ia kishte dalë që të krijonte një profil prej humanitareje duke përdorur një shoqatë në emër të saj, por që ligjerisht nuk njihej nga institucionet e Kosovës.

Pasi mori paratë nga fermerët, ajo nisi ti mbante me shpresa, se makineritë bujqësore do të vinin, ndërsa i shtynte drejt porosive për mjete të tjera bujqësore, për të rritur më shumë fitimet e saj dhe për të "zhytur" edhe më keq fermerët e gjorë, të cilët vonë "nuhatën" se këtu vinte era mashtrim dhe jo një mashtrim dosido, por me një skenar të përgatitur deri në detaje nga Begolli, e cila deri sa u përball me ne mendoi se do ia hidhte paç. Por ndonjëherë... gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Kështu pas denoncimeve të ardhura në Redaksinë e "Piranjave", iu futëm punës, për zbuluar se çfarë fshihet pas kësaj shoqate, gjoja bamirsie, pasi... djalli fshihet në detaje. Kështu, u futëm në rol. Si një fermer i interesuar për pajisje bujqësore, kontaktuam me Begollin dhe i lamë një takim. Këtu, nga dëshira e madhe për të përfituar sa më tepër para, Ardiana ishte e gatshme të na takonte dhe të bënte pazarin e radhës, i cili në fund nuk doli ai që ajo priste.

Pasi firmosëm për të dhënë paratë në një bllok, pa vulë dhe asnjë detaj formal, tema doli tek paratë, të cilat Ardiana Begolli nuk dëshironte ti merrte në ambient të hapur në lokalin ku ishim ilur për të mbyllur ujdinë. Dhe ne nuk ia prishëm, lekët shkuam ti merrnim tek makina, ku në fakt isha dhe surpriza e rezervuar për. Në vend të parave, nisi përballja me të vërtetën.

E zënë ngusht përballë fakteve, Begolli vijonte të këmbëngulte se nuk është një mashtruese dhe se fermerët do ti merrnit mjetet bujqësore, por kur i kërkuam një dokument të vetëm që vërtetonte bashkëpunimin e saj me fondacionin në Damimarkë që sipas saj do të sillte traktorët dhe makineritë bujqësore, ajo nuk kishte asgjë për të thënë dhe nxitoi të shkonte në makinë. Por të largohesh nuk do të thotë se shpëton nga përballja me të vërtetën dhe me drejtësinë. Prandaj, tashmë çështja është në dorën e drejtësisë së Kosovës, e cila ka nisur hetimet.

humanitare mashtrim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë