Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Policia e Tiranës ka arrestuar 21-vjeçarin Orlando Gjoka, pasi dyshohet se mashtronte qytetarët në rrjete sociale duke u ofruar atyre kredi të rreme, duke përdorur emrin dhe logon e Bankës Kombëtare Tregtare.
Sipas policisë Orlando Gjoka kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare, me qëllim mashtrimin e qytetarëve.
Dyshohet se ai kontaktonte qytetarët, përmes platformave të ndryshme online, duke iu ofruar kredi të rreme pranë bankës, ndërsa nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë e tyre bankare, arrinte të boshatiste fondet.
Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i shtynte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro, me premtimin e rremë të një kredie prej 15 000 eurosh.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Smart Bank Phishing”, për goditjen e një rasti të mashtrimit kompjuterik.
Vihet në pranga autori kryesor i rastit, si dhe procedohen 2 shtetas.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në koordinimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Smart Bank Phishing”.
Në kuadër të operacionit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit O. Gj., 21 vjeç, banues në Laç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit D. G., 23 vjeç dhe E. Gj., 21 vjeç.
Shtetasi O. Gj. kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare, me qëllim mashtrimin e qytetarëve. Ai kontaktonte qytetarët, përmes platformave të ndryshme online, duke iu ofruar kredi të rreme pranë bankës, ndërsa nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë e tyre bankare, arrinte të boshatiste fondet.
Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i shtynte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro, me premtimin e rremë të një kredie prej 15 000 eurosh.
Falë bashkëpunimit të ngushtë mes ekspertëve të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë i mundur ndalimi i autorit kryesor dhe ndërprerja e veprimtarisë së paligjshme.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrje kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”.
Duke analizuar atentatin mafioz në Rinas, eksperti i sigurisë Asllan Dogjani deklaroi se Shqipëria ndodhet në ditët më të e...
Muçi Shaljani Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili u plagos gjatë atentatit të djeshëm në Rinas ku u ekzekutua Gilman...
Detaje të reja janë zbuluar për atentatin ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur miku i t...
Është zbuluar në Tiranë një call center që mashtronte shtetas të huaj, përmes telefonatave për të investuar ...
Plagosi me thikë një 30-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet nga policia autori i dyshuar Ed...
Ditën e sotme do të zhvillohet në GJKKO seanca paraprake për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nëse do t&eum...
Të rinjtë shqiptarë po i shkëputin lidhjet me mjekët dhe po përdorin metodat kontraceptive bazuar kryesisht në atë q&e...
Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet teksa në Tiranë kjo është bërë di&cc...
Në lidhje për emisionin “Opinion”, gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka folur për vrasjen Gilmando Danit dhe plagosjen Muç...
Një lyrje këpucësh me shkëlqim kushton 1 dollarë në Tiranë, por kjo është gjëja e fundit që shqetë...