VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
TIRANË- Ndërhyrjet në banesa në funksion të eficiencës së energjisë dhe të mbështetura nga Strategjia Afatgjatë të Rinovimin të Stokut të Ndërtesave, e nxjerrë për konsultim së fundmi, parashikojnë disa skenarë. Nga më baziku tek më i thelluari strategjia analizon ndërhyrjet në tipologji të ndryshme ndërtesash ku kryesore është ajo për rezidencialët.
Në total plani i ndërhyrjes në stokun e ndërtesave në vend parashikon zbatimin deri në vitin 2050 ku llogaritet se fondi i nevojshëm për të plotësuar objektivat e strategjisë llogaritet në 24 miliardë euro ku pjesën më dominuese e mbajnë ndërtesat rezidenciale.
“Duke marrë parasysh kostot specifike të investimeve të rinovimit për sektorin e banesave dhe masat e ndryshme të EE/RE që kërkohen për të siguruar ndërtesa shumë efikase/me emetim zero, investimi i vlerësuar i pritshëm duhet të dekarbonizojë sasinë e stokut të ndërtesave të banimit në Shqipëri përafërsisht 16.5 miliardë euro deri në vitin 2050” thuhet në strategji.
Nga nevojat totale për investime deri në vitin 2050, rreth 69% kërkohen për sektorin rezidencial, 25% për sektorin e shërbimeve komerciale/private dhe rreth 6% për ndërtesat e sektorit publik.
Tre skenarë për ndërhyrjet
Modeli që përfshin strategjia ka bërë simulimet e ndërhyrjeve të propozuara duke vlerësuar edhe kursimin energjetik që do të sillte secili prej skenarëve tre skenarëve nga më i thjeshti tek ai më i thelluar dhe me kosto normalisht më të lartë.
Korrespondon me rinovimin që nuk është shumë ambicioz dhe që mbështetet në një deri dy masa të efiçencës energjetike (pajisje dhe/ose mbështjellëse) në një nivel rregullator (rregullimi termik që zbatohet në ndërtesën ekzistuese);
Shoqërohet me masa të efiçencës energjetike që mbështeten në të paktën dy deri tre veprime, të cilat janë: a. masat nga skenari 1; b. përmirësimi i sistemit të ndriçimit;c. përdorimin e sistemeve alternative me efiçencë të lartë energjetike si dhe; d. përdorimin e energjisë së mbetur nga proceset (waste energy) që integron sisteme të prodhimit të UNS me HVAC.
Skenari 3: ky skenar korrespondon me një rinovim të thelluar që mbështetet në të paktën tre veprime ku përfshihen masat e skenarit 1 dhe skenarit 2 duke shtuar gjithashtu përfshirjen e burime të rinovueshme të energjisë në vendndodhje pra instalime fotovolatike për energji dhe ngrohje uji.
Shembulli i rinovimit të një ndërtese familjarë në tre skenarë
Strategjia analizon disa modele për ndërhyrjet në funksion të eficiencës por në këtë rast po shkëpusim atë të një ndërtese familjare apo një apartamenti.
“Ndërtesa individuale për një familje, e zgjedhur për të qenë pjesë e analizës është një shtëpi për një familje e llojit apartament ndërtuar në vitin 2010, e cila përbëhet nga një dhomë ndenje dhe kuzhinë, 2 dhoma fjetje, 1 korridor dhe 1 banjo. Sipërfaqja e dobishme është 80 m2. Lartësia ndërmjet dyshemesë dhe tavanit është 2.6 m. Ndërtesa do të pozicionohet qytetin e Tiranës që përkon me zonën A klimatike të Shqipërisë”, thuhet në strategji.
Nën këtë kontekst jepen karakteristikat arkitektonike të kësaj ndërtesë ku rezulton që është i pa termoizoluar dhe humbjet dhe fitimet e nxehtësisë janë respektivisht stinës së ftohtë dhe të ngrohtë janë të mëdha. Për këtë strategjia jep masa sipas tre skenarëve.
Termoizolimi i mureve me U = 0.3-0.4 W/m2K, termoizolimi i çatisë ose dhe dyshemesë U = 0.35 dhe 0.5 W/m2K, zëvendësimi i dritareve me dritare më eficiencë të lartë me koeficient transmetimi Udritare = 2.0-2.2 W/m2K sipas kërkesave minimale të legjislacionit në fuqi.
Trashësia optimale e materialit termoizolues do të meret sipas rekomandimeve të marra nga studimi nr. 13516017 sipas llojit të sistemit, lëndës djegëse dhe vendndodhjes së ndërtesës referente (në kuadër të GDN). Kosto njësi e materialit termoizolues dhe dritareve meren nga studimi manuali i miratuar i çmimeve të ndërtimit dhe burime e bazës së të dhënave të modelit energjetik RETScreen Expert.
Në zbatim të masave të parashikuara nga skenari 1, konsumi i energjisë reduktohet në reduktohet me 46.8% në krahasim me skenarin bazë. Termoizolimi i mureve me U = 0.3-0.4 /m2K, termoizolimi i çatisë ose dhe dyshemesë U = 0.3/0.5 W/m2K, zëvendësimi i dritareve me dritare më efikase me koeficient transmetimi U =2.0-2.2 W/m2K sipas kërkesave minimale të legjislacionit në fuqi. Zëvendësimi i sistemit të ndriçimit dhe sistemit të ngrohjes me sistem me Pompë Nxehtësie me COP të lartë dhe me kosto njësi të siguruara nga data baza e modelit RETScreen, rikuperim të nxehtësisë si dhe manaxhim të sistemit.
Në vijim të masave sipas skenarit 2, konsumi i energjisë reduktohet në reduktohet me 53% në krahasim me skenarin bazë. (Skenari i kombinuar): Termoizolimi i mureve me U = 0.3-0.4 W/m2K, termoizolimi i çatisë ose dhe dyshemesë U = 0.3/0.5 W/m2K, zëvendësimi i dritareve me dritare më efikase me koeficient transmetimi U =2.0-2.2 W/m2K sipas kërkesave minimale të legjislacionit në fuqi.
Zëvendësimi i sistemit të ngrohjes me sistem me Pompë Nxehtesie me COP të lartë dhe me kosto njësi të siguruara nga data baza e modelit RETScreen dhe rikuperim të nxehtësisë së procesit për prodhim të ujit të ngrohtë sanitar (UNS) si dhe integrimi i BRE-në vend (Panel diellor termik me kapacitet me kapacitet termik 2.4 kW dhe sipërfaqe A= 3.7 m2+ Fotovoltaik me kapacitet 5.5kWp dhe sipërfaqe A= 26.3 m2. Në vijim të masave sipas skenarit 3, konsumi i energjisë reduktohet në reduktohet me 87.4% në krahasim me skenarin bazë./ Monitor
Foto TIRANË- Ditën e Enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jet&...
foto ilustruese VLORË- Kevin Hajrulla dhe Armand Spahiu kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, nga nj&eum...
banka TIRANË- Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshë...
policia VLORË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maji”, Vlo...
Inez Hajrullah VLORA- 30-vjecari Keivin Hajrulla, djali i xhaxhait të Inez Hajrullës, dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të ...
vendngjarja VLORË- Një dëshmitar ka rrëfyer momentin e panikut teksa janë dëgjuar të shtënat me armë...
automjeti VLORA- Fotogarafia e mësipërme paraqet automjetin ndaj të cilit u qëllua mbrëmjen e sotme me breshëri plumbash...
vendngjarje VLORA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Çole” në...
vendngjarja VLORË– Dy persona dyshohet se janë plagosur me armë zjarri kallashnikov në Vlorë mbrëmjen e kësaj t&eu...
Foto ilustruese VLORË- Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës...