AKTUALITET

Mbeti e plagosur nga atentati në Shkodër, detaje të rënda: Kamarierja 25 vjeçare rrezikon të humbasë krahun

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 17:26

Mbeti e plagosur nga atentati në Shkodër, detaje të rënda:

Kamarierja 25 vjeçare, Meri Kacerri rrezikon të humbasë krahun e majtë, për shkak të plumbave që e kapën aksidentalisht në atentatin e 8 Shtatorit në Shkodër. Ajo ishte si çdo ditë në vendin e saj të punës, por breshëria e plumbave për Erogen Vason, nuk kurseu as të pafajshëm. Ragip Gila hapi zjarr me breshëri dhe në tentativë për të vrarë Erogen Vaso alias Brajoviç, por plumbat i morën jetën mikut të tij Armando Pali teksa pinte kafen e mëngjesit, dhe truprojës Liridon Kraja.

Vetë Vaso mbeti i plagosur, bashkë me kamarieren Meri Kacerri. 25 vjeçarja rrezikon të humbasë krahun e majtë, si pasojë e plumbave që e kanë kapur në arteriet kryesore të tij. Ajo është dërguar nga Shkodra në Spitalin e Traumës në Tiranë, menjëherë pas atentatit, por pavarësisht ndihmës së parë, Meri ka nevojë për trajtim të specializuar.

25 vjeçarja që punonte si kamariere për të mbajtur familjen, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi nuk i përballon dot operacionet dhe trajtimet mjekësore.  

Të afërmit e saj kanë ndërmarrë një nismë në "GoFoundME" dhe kërkojnë nga çdokush që ka mundësi, të dhurojë për kurimin dhe shërimin e Meri Kacerrit. Plumbat nuk ishin nisur për të dhe ajo nuk kishte asnjë faj, por tashmë ngjarja ndodhi dhe Meri ka nevojë për ndihmë.

"Kush e njeh motrën dhe vajzën tonë, e di se ajo është vajza që nuk dorëzohet kurrë: punon pa u lodhur, edhe kur trupi nuk e mban më, ajo gjithmonë gjen forcë të qëndrojë në këmbë për të ndihmuar familjen. Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë", thuhet në njoftimin e familjes.

Mëngjesin e 8 Shtatorit qyteti i Shkodrës u trondit nga breshëria e plumbave, ku u tentua të vritej Erogen Vaso alias Brajoviç, por që fatkeqësisht humbën jetën miku i tij Armando Pali dhe shoferi Liridon Kraja. Vetë Vaso mbeti i plagosur, bashkë me kamarieren Meri Kacerri. Autori u identifikua dhe u arrestua shpejt. Ai ishte 29 vjeçari Ragip Gila, i cili në dëshminë paraprake ka thënë se vrasjen e Erogen Vasos e kishte marrë përsipër pasi ky i fundit e kishte kërcënuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë