AKTUALITET

Mbetjet e Kurum dolën të rrezikshme nga laboratori italian/ Si i plasi në dorë AKM, bomba e Kurum

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 17:22

Mbetjet e Kurum dolën të rrezikshme nga laboratori italian/ Si i plasi

Policia e Durrësit dhe Tiranës mësohet se ka ekzekutuar masat e sigurisë të vendosura nga gjykata në lidhje me skandalin e mbetjeve industriale të kompanisë KURUM.

Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje. 26 prej tyre janë arrestuar, mes të cilëve 5 doganierë, ndërsa 7 persona janë vendosur në arrest shtëpie.

Masat janë marrë pas mbërritjes nga Italia të rezultateve të analizave laboratorike për mostrat e mbetjeve të sekuestruara, të cilat, sipas burimeve hetimore, i klasifikojnë ato si të dëmshme dhe potencialisht kancerogjene për shëndetin e njeriut.

Por ja çfarë ka ndodhur më herët:

Skandali i mbetjeve të KURUM prej kohësh po zien nën sipërfaqe, ndërsa interesi publik duket se është lënë mënjanë përballë interesave të kompanive private. Një histori që nisi si një çështje teknike mjedisore, sot ka marrë përmasa alarmante dhe po shndërrohet në një provë të fortë për funksionimin real të institucioneve shqiptare.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se rezultatet e analizave kanë qenë tronditëse. Mbetjet e marra për ekzaminim kanë rezultuar me përqindje jashtëzakonisht të larta toksiciteti, duke u klasifikuar si të rrezikshme jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin publik. Mostrat janë dërguar për analizim në një prej laboratorëve në Itali, por sapo përgjigjja u kthye në Shqipëri, ajo u shndërrua në një “patate të nxehtë” që askush nuk donte ta mbante në dorë.

Institucionet nisën ta kalonin përgjegjësinë nga njëra te tjetra, duke shkaktuar përplasje të hapura dhe delegime të pazakonta kompetencash. Situata u reflektua drejtpërdrejt edhe brenda Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ku tensionet shpërthyen publikisht.

Më 27 janar, drejtoresha e përgjithshme e AKM-së, Marjeta Përlala, delegoi kompetencat tek e besuara e saj, Elona Uzmutlu, në një lëvizje që burime brenda institucionit e lidhin me shqetësimin për ecurinë e hetimeve.

Por Uzmutlu nuk kishte hyrë ende në zyrën e drejtoreshës, kur Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, nxori një urdhër të ri, duke ia kaluar kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të AKM-së një emri tjetër, Athanas Karaja. Brenda pak orësh, një institucion u gjet me dy drejtues, ndërsa përgjegjësia mbeti pa asnjë adresë.

Ndërkohë, zhvillimet për çështjen e mbetjeve të KURUM pritet të sjellin edhe një përplasje më të fortë mes drejtuesve të institucionit dhe ministrit të ri, pasi interesat dhe vendimmarrjet duket se kanë nisur të ecin në kahe të kundërta. Ajo që ende nuk është zbardhur është përgjegjësia konkrete e institucioneve shqiptare për transportimin e mbetjeve të konsideruara të rrezikshme nga porti i Durrësit dhe roli i secilit hallkë në këtë zinxhir.

Situata bëhet edhe më alarmante kur flasin shifrat. Në vetëm 12 muaj kalendarik, në Shqipëri janë prodhuar mbi 10.4 milionë kilogramë mbetje të rrezikshme. Sipas dokumentacionit që disponon Piranjat News, sasia e saktë arrin në 10,437,105 kilogramë dhe përfshin skorie të papërpunuar, mbetje nga përpunimi i skorieve, mbetje nga trajtimi i gazeve që përmbajnë substanca të rrezikshme, si dhe mbetje të industrisë së hekurit dhe çelikut.

Mbetjet e Kurum dolën të rrezikshme nga laboratori italian/ Si i plasi

Një volum që do të duhej të kishte vënë në alarm çdo institucion shtetëror, por që për vite me radhë ka kaluar pa zhurmë.

Skandali doli në dritë vetëm në momentin kur dy anije të nisura nga porti i Durrësit drejt Tajlandës u ndaluan nga autoritetet tajlandeze, pasi u ngrit alarmi se në bord ndodheshin mbetje të rrezikshme. Anijet u kthyen pas, ndërsa sot ende nuk dihet nëse autoritetet shqiptare do t’i pranojnë apo jo këto ngarkesa. Dokumentet, firmat dhe përgjegjësit mbeten ende në errësirë.

Sipas të dhënave, mbetjet e rrezikshme të KURUM janë transportuar përmes kompanisë “SOKOLAJ” SHPK, përmes kontratave të shit-blerjes. Kompania është themeluar në vitin 2006 nga Gjovana Sokolaj dhe bashkëshorti i saj Doni Sokolaj, me objekt veprimtarie import-eksport mineralesh dhe transport mbetjesh të rrezikshme.

Gjatë viteve, në strukturën e saj aksionare ka figuruar edhe shtetasi turk Serdar Can Hakliol, i cili rezulton ortak edhe në kompaninë “Florester Metalik”.

“SOKOLAJ” SHPK ka interesa financiare në Turqi dhe ka lidhur kontrata me kompaninë “Hakliol Madencilik”. Nga viti 2014 deri në vitin 2023, drejt kësaj kompanie janë transferuar shuma që arrijnë në 319 milionë lekë, ose rreth 3.2 milionë euro.

Në vitin 2022, kompania është pajisur me licencë për transport dhe grumbullim të mbetjeve të rrezikshme, e firmosur nga ministrja Mirela Kumbaro. Një vit më pas, kjo leje është ndryshuar dhe i është shtuar kodi 12 01 17, i cili përfshin mbetje të materialeve shpërthyese.

Dhe pikërisht këtu lind pyetja që institucionet nuk po i japin përgjigje publikut: për çfarë materialesh shpërthyese bëhet fjalë, nga cilat subjekte prodhohen, kush i përdor dhe kush garanton sigurinë e tyre? Sot, dosja ndodhet në duart e prokurorisë dhe institucioneve ligjzbatuese. Por ndërsa hetimet ecin mbetjet mbeten, rreziku mbetet dhe përgjegjësia vazhdon të endet nga një zyrë në tjetrën.

Pyetja e vetme që shtrohet është nëse kjo çështje do të ketë më në fund përgjigje dhe ndëshkim në javët në vijim, apo do të përfundojë si shumë të tjera më parë, e mbyllur nën hirin e skories./ piranjat.news

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë