AKTUALITET

‘Mbushi’ Shqipërinë dhe Kosovën me prostituta kolumbiane. Kush është "Lukas" udhëheqësi dhe roli i babait të tij

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2025, 20:39
‘Mbushi’ Shqipërinë dhe Kosovën me prostituta

Burrat dhe gratë e Grupit Hetimor kundër Krimeve Seksuale në Kolumbi grumbulluan për gjashtë muaj provat materiale që mundësuan kërkesën për urdhrat e arrestit ndaj personave të dyshuar si pjesëtarë të një rrjeti të trafikut të qenieve njerëzore që kishte kaluar kufijtë deri në vende si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova. Sipas Policisë Metropolitane të Luginës së Aburrás dhe Policisë Metropolitane të Calit, kyo ishte një rrjet ndërkombëtar i specializuar në rekrutimin, transportimin dhe shfrytëzimin seksual të grave, kryesisht kolumbiane, të cilat dërgoheshin në vendet evropiane nën premtime të rreme për punësim. Pasi mbërrinin jashtë vendit, ato detyroheshin të jetonin në kushte skllavërie seksuale. Gjatë hetimit u identifikuan 60 viktima kolumbiane në vende si Shqipëria (44), Kroacia (5), Bahreini (4), Kosova (3) dhe Mali i Zi (4). Nga ky numër i madh grash që u mashtruan, sipas Zyrës së Avokatit të Popullit të Calit, u identifikuan 19 nga kryeqyteti i Luginës (Cali), në hetimet e kryera këtë vit. Ka gjithashtu viktima nga Medellíni, rajoni Eje Cafetero dhe bregdeti i Karaibeve.

Që nga ai moment, autoritetet e atyre vendeve, së bashku me Europolin, Policinë e Antioquias dhe të Calit, si edhe Prokurorinë e Përgjithshme, planifikuan një nga operacionet më të mëdha kundër trafikimit të qenieve njerëzore. U kryen 13 arrestime në Medellín dhe Envigado (Antioquia), Cali (Valle del Cauca) dhe Pereira (Risaralda).

‘Viktimat detyroheshin të merrnin përsipër një borxh fillestar prej 5.000 eurosh, gjoja për shpenzimet e pasaportës, biletave dhe akomodimit. Ky borxh bëhej i pashlyeshëm për shkak të vjedhjes sistematike të të ardhurave të tyre nga shfrytëzuesit, të cilët, përveç kësaj, u vendosnin vazhdimisht gjoba, duke i mbajtur në një gjendje shërbimi të detyruar dhe kontrolli ekonomik,’ bëri të ditur komandanti i Policisë Metropolitane të Luginës së Aburrás, gjeneral brigade William Castaño Ramos.

Ai shpjegoi se, sipas hetimeve të kryera, u arrit të përcaktohej se organizata kishte lidhje operative në Greqi, Kroaci, Shqipëri, Kosovë, Maltë, Mal të Zi dhe Bahrein, dhe vepronte përmes rrjeteve të paligjshme që përfitonin nga vulnerabiliteti i grave të reja.

‘Gjatë orëve të fundit kemi zhvilluar një nga operacionet më të mëdha kundër trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual nga Kolumbia drejt Europës,’ deklaroi ai.

‘Nën drejtimin e Europolit, me Drejtorinë tonë të Hetimeve Kriminale, autoritetet shqiptare dhe kroate, në bashkërendim me Prokurorinë e Përgjithshme të Kombit dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, kemi ndërmarrë 14 bastisje në qytete si Medellín, Envigado, Cali dhe Pereira,’ tha gjenerali Castaño Ramos.

‘Këto veprime të njëkohshme mundësuan arrestimin e 12 personave me urdhër gjykate, pjesëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual, gjatë bastisjeve,’ shtoi ai.

‘Gjithashtu, u arrestua në flagrancë një person për armëmbajtje pa leje. Përveç kësaj, u sekuestruan edhe tre armë zjarri të tjera. Hetimi bëri të mundur të përcaktohej se bëhej fjalë për një rrjet ndërkombëtar që rekrutonte, transportonte dhe shfrytëzonte seksualisht gra me origjinë kryesisht kolumbiane, duke i çuar ato në vende evropiane me premtime të rreme për mundësi punësimi,’ tha gjenerali Castaño.

‘Pasi mbërrinin në vendet e destinacionit, viktimat njoftoheshin për borxhe që i kalonin 5.000 euro, gjoja për shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, ushqimit dhe pasaportës. Që nga ai moment, ato skllavëroheshin, të ardhurat e tyre nga prostitucioni u mbaheshin për ‘pagesa interesi’. Për më tepër, u vendoseshin gjoba të shtuara në mënyrë që të mos mund ta shlyenin kurrë borxhin e supozuar,’ shtoi oficeri.

‘Hetimi, i cili u zhvillua për më shumë se pesë muaj, bëri të mundur identifikimin e udhëheqësit kryesor të kësaj strukture, të njohur me nofkën ‘Lukas’, me shtetësi kolumbiane dhe malteze. ‘Lukas’ u arrestua në Envigado. U përcaktua se ai drejtonte aktivitetet e paligjshme në bashkëpunim me të atin, i cili ndodhet në Maltë,’ vazhdoi shpjegimin ai. ‘Deri më tani janë identifikuar 60 viktima kolumbiane të këtij rrjeti, në vende si Gjermania, Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi. Disa prej tyre u abuzuan seksualisht sapo mbërritën në destinacionet e tyre ndërkombëtare, ku detyroheshin të kryenin mes 15 dhe 20 akte seksuale në ditë. Shumë gra raportuan se ishin infektuar me sëmundje të ndryshme seksualisht të transmetueshme dhe kishin pësuar dëmtime serioze në shëndetin e tyre fizik dhe mendor,’ tha gjenerali Castaño.

Personat e arrestuar u vunë në dispozicion të autoritetit gjyqësor kompetent dhe janë në pritje të fillimit të seancave paraprake.

Ai sqaroi se operacioni ishte planifikuar për gjashtë muaj, përmes një procesi të detajuar shkëmbimi informacioni dhe mbledhjeje provash, çka bëri të mundur identifikimin e udhëheqësit kryesor, një burrë i njohur si ‘Lukas’, i cili kishte gjithashtu shtetësi malteze dhe vepronte nga Malta bashkë me të atin.

Autoritetet theksuan se ky person jetonte në Evropë, por lëvizte duke përdorur edhe letra të rreme ftesash për Kroacinë dhe Maltën, duke përfituar nga fakti që kishte shtetësi malteze. Ai dyshohet se financonte marrjen e pasaportave, vizave, biletave dhe akomodimit për viktimat. Përveç kësaj, përdorte statusin e tij të qëndrimit për të hartuar letra të rreme ftesash, me të cilat lehtësonte hyrjen e grave në vende si Malta dhe Kroacia. /EL TIEMPO/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë