AKTUALITET

Me disa muaj vonesë, qendrat për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër gati për përdorim, DW: Një zgjidhje për BE-në?

n.f Përditësimi i fundit 12 Tetor 2024, 09:58
Me disa muaj vonesë, qendrat për emigrantët në Shëngjin
Foto ilustruese

LEZHË- Me disa muaj vonesë qendrat italiane të pritjes së migrantëve në Shqipëri pritet të vihen në funksionim. "Dy strehimoret janë gati për përdorim", tha ambasadori italian, Fabrizio Bucci, gjatë vizitës në këto qendra.

Italia do t'i strehojë në Shqipëri refugjatët derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil. Kampet e pritjes për strehimin e tyre janë gati. Nëse ky model mund të shërbejë për të gjithë Europën, është e diskutueshme.  "Të dy strehimoret janë sot të gatshme për t'u përdorur", tha ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, gjatë një vizite (11.10.2024) në këto dy qendra. Eshtë megjithatë e paqartë, se kur do të mbërrijnë aty për herë të parë refugjatët. Në të dy qendrat do të vendosen personat, të cilët autoritetet italiane i kapin në det të haour në bordet e anijeve me refugjatë në Mesdheun qendror. Sipas qeverisë italiane në këto qendra mund të strehohen dhjetëra mijë vetë.

Dëbimet direkt nga Shqipëria


Italia planifikon fillimisht që të përdorë portin e Shëngjinit në Adriatik për verifikimin fillestar të refugjatëve. Më pas ata do të strehohen në kampin qendror në Gjadër. Që këtej qeveria italiane do të shqyrtojë kërkesat për azil. Migrantët e klasifikuar si vulnerabël gratë e fëmijët, nuk do të strehohen në këto qendra, por do të dërgohen në Itali. Vetëm nëse kërkesa për azil miratohet, njerëzve do t'u mundësohet hyrja në Itali. Nëse aplikimi refuzohet, sipas planeve, dëbimi do të jetë i mundur me procedurë më të shpejtë. Organizatat e të drejtave të njeriut e kritikojnë ashpër këtë model.

Një zgjidhje për BE-në?


Italia është një ndër vendet e BE-së më të prekura nga lëvizjet e migracionit nga Afrika drejt Europës përmes Detit Mesdhe. Kryemnistrja italiane Giorgia Meloni në vjeshtë 2022 mori postin me premtimin, se do ta kufizojë migracionin drejt Italisë. Përpara një viti ajo ra dakord me homologun shqiptar Edi Rama për ndërtimin e qendrave - fillimisht me afat për pesë vjet me një investim prej 670 milionë eurosh. Italia dhe Hungaria kanë propozuar që ky parim të shtrihet në të gjithë BE-në duke ngritur të ashtuquajturat "qendra të kthimit", ku migrantët pa të drejtë qendrimi të dërgohen në vendet jashtë BE-së. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen vitin e kaluar u shpreh pro marrëveshjes italo-shqiptare. Të tjera shtete të BE-së e konsiderojnë si të papërshtatshme këtë marrëveshje.

Ministria e Brendshme gjermane po verifikon kushtet ligjore


Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser, një procedurë të tillë "nuk e përjashton". Ministria e Brendshme në pranverë mori një sërë ekspertizash për të verifikuar rregulloren e shteteve të treta duke u konsulutuar me ekspertë.

Ekspertët arritën kryesisht në konkluzionin, se një model i tillë është i vështirë të aplikohet për shkak të problemeve praktike dhe ligjore. Faeser deklaroi, se konkluzionet e këtyre konsultave do të prezantohen së shpejti. Ministria e saj ndërkohë po punon për një kuadër, në të cilin të përshkruhe, se "çfarë është e mundur dhe çfarë jo".

"Çështja më e rëndësishme" sipas saj, është të gjendet një shtet, që është vërtetë i gatshëm për të zbatuar procedurat e azilit dhe të kthimit të refugjatëve, tha Faeser (10.10.2024). Shqipëria ndërkohë e ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së qendrave të tjera në territorin e saj. Sipas të dhënave të BE-së vitin e kaluar iu kërkua më shumë se 480.000 shtetasve nga vende të treta që të largohen prej BE-së, por vetëm një në pesë është kthyer vërtetë./DW

kampet e refugjateve ne shengjin dhe gjader

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë