AKTUALITET

"Më në fund u çliruam, na mbajtën peng 3 orë" Gazetarja nga Kapshtica: U duk si e qëllimshme ndalimi nga autoritetet greke

I.A Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2024, 20:40

"Më në fund u çliruam, na mbajtën peng 3

KAPSHTICË- Ekipet e gazetarëve të Tv Klan dhe A2CNN u lejuan që të kalojnë kufirin e Kapshticës pas 3 orësh pritje në doganën greke. Nja kalim që për gazetaren Elja Zotka ngjason me një çlirim.

“Më në fund u çliruam nga autoritetet e pikës kufitare greke në pikën kufitare të Kapshticës. Duhet thënë tamam çlirim. Na mbajtën peng më shumë se 3 orë. Duhet thënë që kolegët tanë që mundësojnë lidhjet live në televizionin Klan kanë prej orës 10:30 sepse ata kanë dhe pajisjet e transmetimit”, tha Zotka.

Gazetarët dhe ekipet e xhirimeve u bllokuan nga pala greke me arsyetimin se u mungonte një leje për të transmetuar dhe xhiruar në territorin grek.

“Sipas tyre duhej patjetër një leje e posaçme nga autoritetet e vendit tonë. Nuk e kuptoj, thashë është e paprecedentë”, raportoi gazetarja Elja Zotka.

Situata e pazakontë u raportua nga gazetarja Zotka, e cila tha më herët se autoritetet greke u morën gazetarëve dhe ekipeve të xhirimit pasaportat dhe nuk i lejuan të kalonin.

Mirëpo pavarësisht komunikimeve dhe notës verbale të dërguar sipas kërkesës greke, emaili mes autoriteteve greke për lejimin e gazetarëve u desh mbi 4 orë për t’u nisur. Gazetarja Zotka raportoi se pati probleme edhe me policët kufitarë grekë të cilët kërkuan që të mos xhironte me anë të telefonit.

“Nuk duhet të ankohemi për administratën tonë që është burokratike, që është e ngadaltë sepse palës greke edhe pse është ditë pushimi iu deshën gati 4 orë sepse ne e kishim dërguar më përpara se të mbërrinim në pikën kufitare kërkesën për leje pasi u informuam nga kolegët tanë të transmetimeve direkte. Pas 4 orësh edhe pse është ditë pushimi nuk është normale që një email aprovues të kërkojë kaq shumë kohë për tu dërguar. E kuptojmë që procedurat janë të tilla nuk mund të bëhen me telefon, por ja edhe emaili nuk besoj se do donte kaq shumë kohë. Në fakt u duk si e qëllimshme dhe të gjitha gjasat të bëjnë të mendosh se ishte e qëllimshme pengesa. Më pas patëm probleme pse transmetuam përmes telefonave tanë dhe informuam audiencën e televizioneve tona Tv Klan dhe A2CNN përmes lidhjeve tona live. Na erdhën punonjësit e policisë kufitare dhe na kërkuan të mos i përdornim, të mos flisnim, të mos xhironim”, tha Zotka.

Pas lejimit të gazetarëve, duket se pasojat do t’i vuajnë shqiptarët që tentojnë të kalojnë drejt Greqisë, pasi pala greke ka nisur zvarritjen e procedurës së kontrollit të pasaportave.

“Më pas pasojat po i vuajnë tani bashkëqytetarët tanë, por edhe qytetarë grekë që kanë qenë në territorin tonë të cilëve po ju zvarritet procedura e kontrollit të pasaportave. Menjëherë pas komunikimeve tona live filloi të bëhej një ngadalësim i procesit të kontrollit dhe qytetarët filluan të ankoheshin, mendonin se ishim ne pengesa, ndërkohë që ne jemi në të gjithë të drejtën tonë, të vijmë, të kalojmë në pikën kufitare, të raportojmë për aktivitete të ndryshme. E njëjta gjë ndodh edhe me kolegët tanë. Vijnë, nuk iu kërkohet kaq shumë dokumente. Nuk kalojnë nëpër procedura të tilla që na u desh të kalonim ne sot të prisnim një aprovim të pakuptimtë”, tha Zotka.

Ndërkohë gazetarja raporton se gjatë ditës sot ka pasur gjoba dhe kontrolle të panumërta kryesisht për makinat me targa shqiptare në autostradën për në Selanik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë