
Gramshi u trondit mesditën e së martës nga një ngjarje e rëndë, ku 16-vjeçari Fation Bici u vra me thikë, ndërsa u plagos kushëriri i tij.
Për ngjarjen u arrestuan në flagrancë katër adoleshentët: Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.
“Ora” ka siguruar dosjen hetimore me dëshmitë e të miturve, ku mësohet se vrasësi 15-vjeçar E. K ka pohuar se sherri mes dy grupeve fillimisht ka nisur te fusha e lodrave nw Gramsh, dhe më pas është transferuar tek shkolla "Asllan Shahini", aty ku ka nisur dhe konflikti fizik mes tyre.
Shtetasi E. Servet. K, ka deklaruar se sot më datë 16.05.2023, ka shkuar në shkollën "4 Dëshmorët", në fshatin Drizë, si zakonisht, së bashku me tre shokë të cilët quhen S.M, Xh. Ç. dhe H. Ç.
Që të katërt ata, rreth tre muaj më parë janë zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, me një grup djemsh ku nga grupi tjetër njeh shtetasin Q. H.
Kur kanë qënë tek fusha e lodrave janë sharë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe herë të tjera kur janë shkëmbyer janë sharë. Konfliktin më shumë Q. e kishte me H.
Ndërsa dy ditë më parë, së bashku me tre shokët e tij, Xh., H. dhe S. kanë vendosur që ditën e sotme të shkonin ta takonim Q. dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë këtë muhabet.
H. me vete kishte marrë një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xh. kishte marrë me vete një dorezë hekur ngjyrë gold, ndërsa ai kishte marrë me vete një thikë që hapej me buton, të cilën e kishte blerë në internet për 1000 lekë të reja dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zëzë, ndërsa S. kishte marrë me vete thikë që hapët me dore dhe një dorezë hekuri.
Pas shkolle, H., S. dhe Xh.i kanë marrë një makinë dhe kanë ardhur në qytetin e Gramshit, ndërsa ai ka shkuar më pas.
Të katërt janë takuar përpara vendit të quajtur Kosturi në Gramsh, ku pasi janë takuar, janë nisur për te shkolla "Asllan Shahini".
Kur kanë arritur, kanë parë Q. bashkë me shokët e tij, ku mund të ishin shumë persona.
Sapo janë afruar, H. ka filluar të flasë me Q. për të sqaruar debatin, ndërsa njëra nga djemtë që ishte me Q., e ka sharë nga robt. Personin që e ka sharë nuk e ka njohur, por ishte me flokët kaçurrela.
Deklaron se personi me flokët kaçurrela, e ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ai nuk e ka menduar gjatë, pasi i janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, ka nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur personin me kacurrela.
Shton se nuk mban mend se ku e ka goditur. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S. me grusht në bark.
Nuk mbaj mend nëse S. ka goditur njeri apo jo por pashë vetëm që S. u godit me grusht në bark.
Pas kësaj grupi tjetër iku për nga shkolla kurse ne të katërt ikëm për nga gjykata dhe më pas na kapi policia tek lumi.
Kur na kapi Policia, H. e kishte hedhur dorezën në tokë para se të na kapte Policia, unë hodha thikën e gjakosur, Xh. kishte hedhur dorezën që kishte dhe Stiveni kishte hedhur thikën e tij.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
18 Maj13:35
Vrasja e adoleshentit në Gramsh, babai i autorit: Si të ishte vrarë djali im, jetoj me dhimbjen e familjes tjetër!
I tronditur nga i biri 15 vjeçar që vrau bashkëmoshatarin për shkak të një konflikti në rrjete sociale, babai i autorit S...
AKTUALITET
18 Maj13:30
Masakrohet me 25 goditje me thikë nga arabët shqiptari në Suedi
Një 20-vjeçar shqiptar nga Korça është vrarë në mënyrë brutale në Suedi, ku është qëlluar...
AKTUALITET
18 Maj10:20
DËNIMET për Kokën, Bllakon, Zoton dhe Mërtirin! SPAK kërkon 57 vite burg në total për të përfshirët në inceneratorin e Elbasanit
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili akuzoh...
AKTUALITET
18 Maj10:17
Sherr për pronat në Elbasan, arrestohet 34-vjeçari! Tentoi të vriste fqinjin duke e goditur me makinë dhe levë (Emrat)
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar në tentativë vrasje në Elbasan. Për pasojë u arrestua 34-vje&ccedi...
AKTUALITET
18 Maj10:10
"Na trajtojnë si studentë akademie"/ Efektivët e RENEA-s paralajmërojnë protestë: Na kanë mashtruar për gradat dhe pagat
TIRANË- Një tjetër kategori në vend do të ngrihet në protestë. Bëhet fjalë për efektivët e RENEA-s. Ata...
AKTUALITET
18 Maj10:07
FOTO: “E vrava se më ofendonte”, ky është 58-vjeçari që vrau me sëpatë kunatën e tij
Personi në foto është Tafik Tashi, i cili ditën e djeshme vrau me sëpatë motrën e gruas në fshatin Bradashesh të ...
AKTUALITET
17 Maj21:40
Fatbardh Ismajli qëlloi me armë Armando Prengën, si nisi konflikti një ditë më parë për vota
Fatbardh Ismajli është 26 vjeçari që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së ish-deputetit t&eu...
AKTUALITET
17 Maj19:00
Ish-deputeti i PS, Armando Prenga sulmohet me armë 3 ditë pas zgjedhjeve
Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën se ndaj makinës së ish-deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga, ishte që...
AKTUALITET
17 Maj17:00
Të rinjtë nuk ia dalin dot me paratë; rreth 50% e tyre bëjnë dy punë
Të rinjtë që punojnë dy punë po shtohen bashkë me shqetësimet për paratë. 46% e brezit të 20 e ca vjeç...
AKTUALITET
17 Maj16:00
"Ka një pako të dyshimtë", alarmohet Rinasi
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas janë njoftuar se gjatë skanimit të disa pakove në ambientet e godinës s&eum...