AKTUALITET

"Më shpërqendron djalin nga studimet"/ Media italiane: E ëma e ish-të dashurit nuk e donte në shtëpi Ilaria Sulën

r.ll Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 10:34
"Më shpërqendron djalin nga studimet"/ Media italiane: E
ILARIA DHE MAR

ITALI- Detaje të reja vijojnë të zbardhen lidhur me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula në Itali. Autori i vrasjes ishte i dashuri i saj filipinez Mark Samsoni. Media italiane "Corriere della Sera" shkruan se e ëma e Mark nuk e donte Ilarian në shtëpinë e saj, ndërsa autoritet vijojnë me hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

Të dy prindërit e të riut nga Filipina janë tashmë nën hetim, por ende nuk dihet roli i tyre i qartë në vrasjen e studentes shqiptare. 

ARTIKULLI I PLOTË: 

Nuk e shihte me sy të mirë. Aq shumë sa nuk e donte atë nëpër shtëpi. Një qëndrim që ishte ndoshta jo vetëm rezultat i një mentalitetit kulturor të Nors Mazlapan, nënës së Mark Samsonit, fshehte diçka më shumë. Një lloj urrejtjeje ndaj Ilaria Sulës, e cila prej një viti shkonte shpesh në mini-apartamentin e familjes filipinase në via Homs. “Nuk doja që Marku ta sillte gjithmonë Ilarinë në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë: djali im duhet të qëndrojë i fokusuar në studimet e tij." Këto ishin fjalët e nënës së të riut tani në burg për vrasjen e studentes shqiptare nga Terni, i cili më pas e futi brenda në valixhe dhe e hodhi trupin e saj në luginat e Capranica Prenestina.

Vetëm një lule për vajzën e vrarë

Me kalimin e ditëve, pozicioni i nënës së Markut, po bëhet gjithnjë e më qendrore: ajo rrezikon të hetohet së bashku me bashkëshortin e saj Rik Samson për bashkëpunim në vrasje dhe fshehje të kufomës. Ndërkohë tensioni rritet në komunitetin e madh filipinas në lagje: Xha Emilio ikën me skuter në sy të gazetarëve, madje edhe atyre nga vendi i tij, të cilët kanë filluar të interesohen për rastin. Por aty ku u vra Ilaria ka vetëm një lule, një karafil rozë. "Po flija. Nuk kuptova asgjë. Ditën tjetër dola nga shtëpia”, mësohet të ketë thënë gruaja, një shtëpiake me disa probleme shëndetësore, gjatë marrjes në pyetje nga policia kriminale, nën drejtimin e hetuesit Roberto Pititto. Deri më tani, ky ka qenë e vetmja dhe e para seancë pyetjesh me të, por nuk përjashtohet mundësia që të përsëritet. Ka skepticizëm rreth versioneve që kanë dhënë gruaja dhe bashkëshorti i saj, i cili punon si ndihmës shtëpiak në një familje në veri të Romës.

"Ne ishim në shtëpi, e dinim që vajza ishte me Markun"

“Natën e 25 marsit ishim të dy në shtëpi. E dinim që Ilaria kishte ardhur për të vizituar Markun”, pohuan prindërit e filipinezit orët e fundit, megjithëse në një moment babai i të riut kishte pohuar se ai kishte dalë dhe nuk ishte kthyer deri të nesërmen. Shkurt, gati dy javë pas vrasjes, prindërit e ish-të dashurit të viktimës ende nuk kanë mundur të shpjegojnë me siguri se çfarë kanë bërë në ato 24 orë dhe cili ka qenë roli i tyre në veprimet e të birit: të vrasë një vajzë të mbyllur me çelës në dhomën e tij, më pas, gjatë ditës, ta fusë trupin në një valixhe, pasi e ka mbështjellë me një qese plastike, ta ngarkojë në makinën e familjes, në rrugë, jo në ndonjë garazh, dhe ta çojë për ta hedhur në një greminë 40 kilometra larg Romës.

“Nuk dëgjuam asnjë zhurmë, asnjë rënkim nga dhoma e Markut”, mësohet se kanë thënë prindërit në polici. Ndoshta i vetmi version i besueshëm, duke qenë se të gjithë banorët e ndërtesës në numrin 8 dhe ata të ndërtesës ngjitur, shumë prej tyre filipinas, duke përfshirë edhe dajën e vrasësit, Emilio, raportuan se nuk kishin dëgjuar asnjë ulërimë që vinte nga apartamenti i Samsons në katin e ndërmjetëm. Për gjithçka tjetër, dyshimet për prindërit konsiderohen më se të justifikuara, edhe për faktin që duket shumë e vështirë të besohet se Mark e ka kryer të gjithë këtë krim i vetëm. Tani edhe marrëdhënia mes nënës dhe ish-të dashurës së të birit është nën lupën e hetuesve.

Xhelozia e nënës së Markut ndaj Ilarisë 

Më shumë se mosmarrëveshje, një armiqësi e fshehtë ndaj vajzës, ndoshta e lidhur me fenë e nënës së të riut. Sigurisht, mund të shihet si një sjellje e zakonshme prindërore, një përzierje mbrojtjeje dhe xhelozie për të birin, por ndoshta ishte diçka më shumë, që ka dalë në pah edhe gjatë marrjes në pyetje të saj. Hetuesit tani përpiqen të kuptojnë nëse kjo ndjenjë ka ndikuar drejtpërdrejt në atë që ndodhi në dhomën e 23-vjeçarit, ku, pavarësisht pastrimit të kujdesshëm, u gjet gjaku i Ilarias. Ajo u godit në qafë, në befasi apo ndoshta në gjumë, nga dikush që ndodhej pas saj, me një thikë që ende nuk është gjetur. Në dhomën ngjitur, në ato pak metra katrorë, Nors dhe burri i saj thonë se po flinin të qetë.

ilaria sula mark samsoni vrasje ne itali

Artikuj te sugjeruar

r.ll AKTUALITET 4 Prill22:34

Klima po ‘djeg’ bujqësinë

foto ilustruese TIRANË-  E hëna, për shumicën e familjeve shqiptare, është “dita e fasules”. Një zakon ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë