AKTUALITET

Mediat italiane: Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë?

r.ll Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 22:20
Mediat italiane: Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një
foto ilustruese

ITALI- "Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë?" Në mediat italiane ka nisur të qarkullojë lajmi se në Shqipëri mund të ndërtohet më kërkesë të qeverisë italiane një central bërthamor.

Spekulimet u publikuan në faqen italiane të lajmeve "Staffeta Online", ku thuhet se “ideja, e cila është gjithashtu në përputhje me prirjen e qeverisë italiane për të transferuar çështje delikate si emigracioni përtej Adriatikut, aktualisht po qarkullon si shaka (por jo shumë), pas vizitës së kryeministres Giorgia Meloni në Abu Dhabi.”

Atje, Meloni së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, nënshkruan marrëveshjen trepalëshe për lidhjen e kabllove nënujore energjetike.

Lidhur me ngritjen e një centrali bërthamore ka shkruar dhe ANSA. Në artikullin e saj, thuhet se një projektligj që rikthen projektet e prodhimit të energjisë bërthamore ka mbërritur në Palazzo Chigi (selia e Këshillit të Ministrave dhe rezidenca zyrtare e Kryeministres së Italisë).

Ekzistencën e projektligjit e ka bërë të ditur edhe ministri i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë, Gilberto Pichetto. Ky i fundit ka thënë se kërkesa për energji elektrike do të dyfishohet në njëzet vitet e ardhshme dhe se pa atomin nuk do të jetë e mundur plotësimi i nevojave të vendit. Sipas tij, energjia bërthamore do t'i jepte Italisë pavarësi energjetike dhe energji elektrike me kosto të ulët, si dhe do të stabilizonte prodhimin e paqëndrueshëm të burimeve të rinovueshme. Picheto ka deklaruar se Italia nuk synon ndërtimin e termocentraleve të mëdha, por për reaktorë të vegjël.

Në këtë nismë, Pichetto ka mbështetjen e Forza Italia, Lega, Azione, Italia Viva, +Europa dhe Confindustria. Partia Demokratike është skeptike, dhe nuk ka dhënë ende një qëndrim. Nga ana tjetër, Lëvizja Pesë Yjet dhe Partia e Gjelbër janë kundër saj, si dhe shoqatat ambientaliste.

Problemi më i madh është partia e Melonit “Vëllezërit e Italisë”. Partia është e ndarë midis nuklearistëve dhe anti-nuklearistëve. Ideja e qeverisë për t'u rikthyer në energjinë bërthamore deri më tani nuk ka ngjallur kundërshtime të mëdha popullore.

Por nuk mund të përjashtohet mundësia që, pasi ligji të jetë miratuar, mund të mbahet një referendum për shfuqizimin e tij. Për të mos folur për protestat “nimby” për vendndodhjen e termocentraleve. "Nuk është për t'u habitur që faqja Staffetta Quotidiana ka hedhur hipotezën se impiantet e reja mund të ndërtohen në Shqipëri dhe të lidhen me Italinë me një kabllo nëndetëse.", shkruan ANSA.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë